Këshilltari i ish-kancelarit Schroeder: Administrata Bush mendoi edhe goditjen bërthamore ndaj Afganistanit, pas 11 shtatorit
Administrata amerikane e Bushit ka patur në plan rezervë edhe një goditje bërthamore ndaj Afganistanit pas sulmeve të 11 shtatorit. Këtë e zbulon ish-këshilltari, i ish-kancelarit Schroeder, Michael Steiner, në një intervistë për gjermanen “Spiegel”, që citohet nga agjencia ruse “Sputnik”. “Administrata Bush mendoi të gjitha mundësitë, përfshirë përdorimim e armëve bërthamore në Afganistan, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Schroeder kishte frikë se presidenti amerikan do të reagonte në mënyrë joproporcionale në shokun e parë pas goditjes”, thotë Steiner. Sipas tij, në këto kushte, Schroeder, kishte refuzuar këshillën e Steiner për mbështetje të pakushtëzuar, duke theksuar se “një shtet nuk duhet të japë çek të bardhë”. Më tej, theksohet se këto tensione mes kancelarit gjerman dhe presidentit amerikan, çuan në kundërshtimin nga Gjermania të pushtimit të Irakut më 2013. Intervista vjen ndërkohë që ish-zv. Presidenti amerikan në administratën Bush, Dick Cheney, deklaroi pak ditë më parë, gjatë prezantimit të librit të tij më të ri, se marrëveshja mes ShBA-së dhe Iranit, do të çojë në goditjen e parë bërthamore pas Hiroshimës. Ai i bëri thirrje Kongresit të mos e votojë marrëveshjen, e cila sipas administratës Obama përmbush objektivin kryesor të politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme: shmangien e konfliktit bërthamor.
http://sputniknews.com/world/20150830/1026354691.html#ixzz3kGjwg5x4
Comments
Respublica.al nuk njiheni me
Respublica.al nuk njiheni me fare. Nuk di cfare ka ndodhur po nuk jeni me ajo faqe cilesore e gjashte muajve me pare. Si lexues i rregullt, ju njoftoj qe nuk do t'ju lexoj me. Nuk ka te beje me kete artikull po flas ne pergjithesi. Sa per sqarim, Sputnik eshte krahu propandastik i Putinit qe citoni ketu.
Falemnderit per njoftimin.
Falemnderit per njoftimin. Asgje nuk ka ndodhur, te pakten me ne. Ka me shume se nje vit e gjysme qe jemi te njejtit njerez ne staf.
Sputnik mund te jete cfaredo gje. Nuk eshte se marrim cdo informacion prej kesaj agjencie. Por ne cdo rast, nga verifikimi, nuk genjen, apo spekullon me citimet. Ne momentin e pare qe "Spiegel" do te postoje intervisten ne anglisht, do veme linkun shoqerues.
Tani per tani po sjell si
Tani per tani po sjell si link mbeshtetes per lajmin, izraeliten e njohur "Haaretz": http://www.haaretz.com/news/world/1.673494
Ketu linku i intervistes se
Ketu linku i intervistes se Steiner per "Spiegel": http://www.spiegel.de/international/germany/sept-11-and-spying-through-t...
Ja dhe nje fragment nga teksti:
Steiner: Condoleezza Rice was George W. Bush's security advisor at the time. I actually had quite a good relationship with her. But after Sept. 11, the entire administration positively dug in. We no longer had access to Rice, much less to the president. It wasn't just our experience, but also that of the French and British as well. Of course that made us enormously worried.
SPIEGEL: Why?
Steiner: Because we thought that the Americans would overreact in response to the initial shock. For the US, it was a shocking experience to be attacked on their own soil.
SPIEGEL: What do you mean, overreact? Were you afraid that Bush would attack Afghanistan with nuclear weapons?
Steiner: The Americans said at the time that all options were on the table. When I visited Condoleezza Rice in the White House a few days later, I realized that it was more than just a figure of speech.
SPIEGEL: The Americans had developed concrete plans for the use of nuclear weapons in Afghanistan?
Steiner: They really had thought through all scenarios. The papers had been written.
Add new comment