Balla: Të përjashtohen të afërmit e politikanëve të lartë nga shërbimi diplomatik

Postuar në 06 Shkurt, 2012 12:04

Deputeti Taulant Balla deklaroi sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrimin, se ai do të votojë në mbështetje të projektligjit për shërbimin diplomatik, vetëm nëse neni i parë i këtij projektligji do të përjashtojë mundësinë e përfshirjes të familjarëve të deputetëve, ministrave, kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit në shërbimin diplomatik. Në rast të kundërt, ka deklaruar ai, ligji nuk mund të kalojë në Kuvend, sepse plot 17 deputetë kanë konflikt interesi. Taulant Balla ka paraqitur më pas një listë të emërimeve nepotike në Ministrinë e Jashtme, ku spikasin padyshim emërimi i dhëndrit të Jozefina Topallit në një ambasadë shqiptare në vendin, ku si rastësisht po kryen studimet edhe vajza e kryeparlamentares, apo emërimi i vëllait të Jozefina Topallit në konsullatën shqiptare në Milano.

Në fakt, lista e emërimeve nepotike në shërbimin diplomatik shqiptar është mjaft më e gjatë se kaq. Sepse ashtu siç ndodh rëndom në mbarë administratën shqiptare, edhe shërbimi diplomatik vazhdon të shfrytëzohet si një mundësi punësimi për kunetër, dhëndurë, vëllezër e motra, miq, të afërm e militantë. Produkti i këtyre emërimeve janë historitë e shoferëve të ambasadës që nuk pyesin për ambasadorët, korrupsioni nëpër ambasada e konsullata i denoncuar shpesh nga media apo dhe skandalet e punonjësve të arrestuar për trafik droge. Një rast që ilustron fare qartë se çfarë kriteresh duhet të përmbushë një kandidat për ambasador, që nuk ka lidhje familjare me zyrtarë të lartë, është ai i zotit Mal Berisha, kandidatit të propozuar nga Kryeministri për ambasador në Angli, i cili në një intervistë dhënë televizionit ABC News deklaronte se “nuk kam asnjë lidhje fisnore me kryeministrin dhe përveç adhurimit që më lidh me të s’kam asnjë lidhje tjetër.”

M.M.

 

Comments

Submitted by anila (not verified) on

<p>Mendoj gjithashtu se edhe reagimi i deputetes Bulku nuk eshte me i mire se ai i Mal Berishes, edhe pse ai i pari eshte shume por shume qesharak. Lajmi ne ate lajm ishte &#39;fjalimi&#39; i saj vjelle-ndjelles!</p>

Submitted by mark (not verified) on

<p>Kam pershtypje se mbas Zenelit eshte Muci vete,per ti rritur audiencen respublikes,qe te mos duket sikur jane te gjithe militante te Ps,ose per te thene shiko ca intelekti paskan ata cecenet e Saliut.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.