Është mbajtur zi për Leninin në parlamentin shqiptar?

Postuar në 05 Shkurt, 2012 05:33

Është pretenduar nga historiografia komuniste se parlamenti shqiptar i ka bërë homazh Leninit në vitin 1924, duke mbajtur zi disa ditë mbas vdekjes së tij (më 4 shkurt; Lenini kish vdekur më 21 janar). Por në numrin e sotëm të gazetës Shqip, ku janë publikuar një pjesë diskutimesh të bëra në sallën e Kuvendit (është e njëjta sallë që ndodhet në katin e dytë të Akademisë së sotme të Shkencave), vihet në diskutim një gjë e tillë.

Data 4 shkurt 1924 ka qenë një ditë e përzishme në parlamentin shqiptar, pasi në rendin e ditës ka qenë planifikuar të mbahej zi për Woodrow Wilson-in, presidentin e SHBA-ve në periudhën 1913-1921, i cili kish vdekur një ditë më parë, për patriotin Jovan Cico Kosturi, dhe për Vladimir Iliçin. Propozimin për të mbajtur zi për këtë të fundit e ka bërë Jashar Erebara, dhe pas disa të qeshurave që u dëgjuan, e merr fjalën Avni Rustemi, i cili, pasi ngutet të thotë se nuk do as bolshevizmin, as Shqipërinë bolshevike, nënvizon që Lenini qe i pari që denoncoi traktatin e fshehtë të vitit 1915, që ish për copëtimin e Shqipërisë; prandaj duhet nderuar. Pas tij ndërhyn me ironi shkurt Eqrem Vlora: “Të nderojmë atë që theri mijra shpirtra me duart e tij …” Në këtë pikë duket se mbyllet ky diskutim. Më pas e merr fjalën Ali Këlcyra, i cili propozon të mbahet zi për Jovan Cico Kosturin.

Sa më sipër nuk ndihmon për të thënë me siguri, nëse është mbajtur zi, apo jo.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Aulin (not verified) on

Ashtu duket, as nuk na ndihmon as na siguron!?

Sidoqofte nje gje merret vesh me siguri qe i eshte permendur emri ne parlamentin e vitit 1924, kaq mjaftonte per historigrafine komuniste. Pas disa dekadash do ngrihen edhe niperit tane e do thone se parlamenti yne ka mbajtur zi per Kim Yong IL...

Submitted by raimondi (not verified) on

Nqs  kane mbajtur  zi per Leninin kane bere shume mire ,sepse minsitri i jashtem iLeninit Trocki demaskoi traktatin Venizellos -Soninos  (midis Italise dhe Greqise ) perte copetuar Shqiperine , Ky traktat  ishte bere me bekimin e ANglise----dhe ne te njejten kohe Trocki diskretitoi edhe  konferencen e Paqes duke ju then se ajo konference eshte nje konference qe bente pazare ne kurriz te kombeve  te  pambrojtur -----------Dhe ajo  nderhyrje e Trockit ua ndali doren per nje moment anglezeve te cilet ishin te betuar qe Jugun e Shqiperise tua jepnin Grekeve -----

----Ne fakt Anglezet donin  ta prishnin fare Shqiperine,se i vazhduan  edhe me vone peprjekjet  per copetimine Shqiperise , si ne 1920 , atehere na ndihmoi Presidneti Willson  megjysem zeri na ndihmoi, porsidoqofte beri pune

,Por edhe ne vitin 1944 --atehere Enveri e mbrojti i vetem Shqiperine kur vajti ne konferencen e paqes ne Paris ,ne 1946 ,por  ,megjithate Kryekomananti if orcave Aamerikane ne Bari, Itali  foli ne favor te Shqiperise   duke thene se :...forcat partizane shqiptare  gozhduan ne Shqiperi 4 divizione gjermane ..."  dhe kjo i vuri vulen  dhe i frenoi Anglezet  qe kerkonin   copetimin e  Shqiperise me arsyetimin se Shqiperia kishte perkrahur gjermanet --kur ne fakt Shqiperia kishte luftuar me shume se kushdotjeter ne Ballkan kunder gjermaneve , dhe ishte i vemti vend qe u clirua nga nazistet pa ndihem e askujt

----------Pra   duhet thene se   Bravo i qofte parlamentit te asaj kohe qe ka nderuar Leninin ,i cili  dha nje ndihme te Cmuar ne nje rast delikat per jete a vdekje per fatin  Shqiperine .....

Dhe biles sot ne kohe demokratike ,parlamenti jone duhet ti jape nje dekorat pas vdekjes Trockit qe demaskoi ate traktat ogurzi i cili i jepte fund kumbit shqiptar  njehere e pergjithmone ....

Trocki ishte  cifut

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

"...e merr fjalën Avni Rustemi, i cili, pasi ngutet të thotë se nuk do as bolshevizmin, as Shqipërinë bolshevike, nënvizon që Lenini qe i pari që denoncoi traktatin e fshehtë të vitit 1915, që ish për copëtimin e Shqipërisë; ..."

Pse atehere  e nderoi Enver Hoxha Avni Rustemin gjate kohes se diktatures komuniste?

Prandaj simbas mendimit tim thenja e sipercituar nuk duhet te jete e vertete. Perkundrazi. Un mendoj se qofte edhe vetem fakti qe u diskutue nderimi i Leninit ne parlamentin shqiptar, ka qene nji nder arsyet e forta qe prendimi, kryesisht Anglia, te kete organizue rrezimin e qeverise se Nolit, si qeveri qe eventualisht mund te sillte komunizmin ne Ballkan/Shqiperi. Ketu futet ne loje Ahmet Zogolli i mbeshtetun nga serbet. Per sa dij un garda e Zogut ka qene organizue nga anglezt.

Anglezet dy vite me pare, ne tetor 1922, mbeshteten partine fashiste te Musolinit te hypin ne fuqi ne Itali me te famshmin Marrshimi mbi Romen. Te gjitha keto masa u moren mbas deshtimit te nderhymjeve prendimore per rrezimin e qeverise bolshevike qe fitoi ne vitin 1917. Atehere u delte detyre frenimi i perhapjes se ideve dhe qeverive komuniste ne Europe. Shembull kena ne Gjermani vrasjen ne Berlin me 15 janar 1919 te krenve komunist Karl Liebknecht dhe Roza Luksemburg si dhe rrezimin e qeverise se porsa formuem komuniste ne Hungari me 31 korrik 1919.

Nuk bahet historia duke shtrembnue faktet.

Submitted by raimondi (not verified) on

Ke shume te drejte Nuk e pyesnin Trockin aspak, por Trocki   demaskoi Traktatin e copetimit te Shqiperise dhe Anglia u diskretitua per momenitn

-Megjithate  konferenca  e Paqes  , (anglezet dhe amerikanet ) pyesnin vetem Fishten pasi Fishta kishte bere  Lahuten e Malsise dhe ajo veper e mallengjente  Konferencen e Paqes,......  sidomos  Presidnetin Amerikan  i cili i binte vete lahutes  per relaks  sa here  i ngirheshin kacabujte

Biles ,per  shkak te lahutes se Malesise ,Fishta  bente ligjin ne konferencen e paqes ne 1920-per cdoceshtje -Azgje nuk behej atehere ne ate Konference pa pyetur Fishten--Ata  para se te venin ne hale , pyesnin Fishten : ....Te  ngelet qejfi te shkojme pakez ne  hale ....? Dhe Fishta ,domsdo ,i lejonte se ishte  njeri zemergjeree

bile ajo konference e paqes , ne nderim te Fishtes u quajt :  Konferenca e Lahutes se Malsise .....

Submitted by Gjergji (not verified) on

Te rrime shtrember e te flasim drejt: Shqiperine ne ato vite te tmerrshme e kane shpetuar katoliket, ata qe ne i kemi patur gjithnje siklet ne kete vend.

Coptimi i Shqiperise erdhi si rezultat logjik: Europa nuk ua fali shqiptareve kthimin ne islamizem. Kush nuk e kupton kete nuk ka sensin e historise.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ka komente qe nuk ke pse ti japish pergjigje, mbasi keto komente vetdiskreditohen me injorancen dhe mungesen e seriozitetit te tyre.

Asht per te ardhe keq qe ne nji gazete si kjo, futen elementa qe as e meritojne te debatosh. Por qellimi i tyre i vertete asht qe te damtojne seriozitetin e kesaj gazete e cila me cilesine e saje po konkuron ndjeshem me shume gazeta te tjera te nji niveli me te ute informativ dhe kultural.

Kesaj i thone te abuzosh me DEMOKRACINE. Shkurt, jemi popull i papjekur dhe i pa tradita per Demokracine.

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Jam i sigurte qe asnje personalitet boteror nuk e ze gjumi naten kur mendon gjykimin e rrepte qe e pret ne parlamentin shqiptar pas vdekjes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.