Nolan, kritik me Warner Bros: Transmetimi i "Tenet" në HBO, goditje për kinemanë

Postuar në 09 Dhjetor, 2020 03:01

Fundi i kinemasë duket se po vjen andej nga po vjen fundi i botës siç e njohim: interneti. Regjizori i njohur Christopher Nolan ka kritikuar vendimin e kompanisë “Warner Bros” për transmetimin e filmit të tij të fundit, Tenet, përmes platformës online HBO Max.

Nolan e ka quajtur këtë të fundit si shërbimin më të keq, ndërkohë që vendimin e ka cilësuar si pa kuptim në planin ekonomik. 

Warner Bros ka vendosur të aplikojë praktikën e transmetimit të filmit në stream për 17 prodhime gjatë vitit 2021, por aktorë të kësaj industrie mendojnë se një gjë e tillë do të prekë në mënyrë të pakthyeshme kinematë, qysh tani të prekura nga pandemia. 

Warner Bros nuk po e kupton se çfarë po humbet

ka thënë ndër të tjera Nolan. 

Vendimi vjen pas një paraqitjeje jo shumë të mirë të filmit në kinema per 3 muaj në kushtet e një praktike sipas të cilit filmi jepet në platforma 75 ditë pasi është shfaqur në kinema. 

HBO synon të shndërrojë shikuesit e produkteve të tilla në përdorues të regjistruar, në garë me Netflix që ka 195.2 milionë përdorues.

Comments

Submitted by Gaikokujin (not verified) on

Kinemaja ka mare fund prej kohesh.
Une i kam pare te gjithe filmat prej kohesh me kualitet sh. te mire me torrente. Kam 20vjet qe nuk shkoj ne kinema. thone qe kam humbur nje magji. Eh ishte magji, se tashti jam i lumtur ti shoh ne ekranin e shtepise 65inch, ne kohen e komfortin qe dua. Nuk kthehet me prapa koha e kinemase per mua dhe shume te tjere.
Mire qe erdhi pandemia dhe cdo gje te vjen ne shtepi pa lek tashme sepse kane kaluar online te gjitha entertainment/news/books/x/y/z.
Llogjika eshte shume e thjeshte. Ata i kane nxjere leket e filmave ne miliona vetem ne javet e para e tashme tek e vene ne nje platforme perderisa vjen ne shtepine tende, eshte e hapur ndaj publikut.
Ka nje te vertet qe keta akoma nuk duan ta pranojne : perderisa erdhi ne shtepine time une bej c'te dua me te elektronikisht. Sa per ligjet e regullat qe i kane qepur, sot shume pak vone u behet njerezve. Nqs ata nuk e pelqejne kete realitet detyrimisht nuk do vjelin ate shume lekesh qe eshte ne krye te lekeve te cilat tashme i kane nxjerre per investimin. Jane fiks si kutia e pandores, po u hap nuk i mledh dot me gjerat ...
Konveniencen e te shiturit miliona here te nje libri (gje qe mezi ben vaki ne boten materiale te printuar) e ka kuptuar AMAZON, por nga ana tjeter njerezit jane aq te ndergjegjshem ta kalojne librin elektronikisht ne duart e sejcilit me kosto 0. Kjo nuk i pelqen amazonit tek te shet nje tufe me bits : e kujt ju prish gjiza?! Ligje copyright thone, hahaha korporata gjithmone e gjen nje ruge te legjitimoje vjedhjen kolosale te njerezve ne ruge ligjore. Se sa ju dhimbsen krijuesit ketyre e kemi pare, keta jane ketu thjesht pale te treta e te katerta per leke (fiks si permbaruesit dhe rikreditimi financiar).

Me kujton nje porno star qe pasi u shqep duke bere porno, tha qe ishte penduar dhe kerkoi nga te gjithe qe te hiqnin pornot e saj nga interneti (ligjerisht ose vullnetarisht) : epike si kerkese :) kur kontenti eshte i shperndare ne gjithe kompiuterat e botes ska model me te mire per free availability (gjithmone e gjen) dhe distribution (asnjehere nuk e mer vesh ku eshte sepse eshte gjithandej)

Nuk e kupton cfare po humbet WB dhe regjisori i fimit?! Po ai nuk e kupton cfare po fitojne masat qe i shtrydhin ne cdo pozicion te mundshem. Jetojini keto kohe te papara se vertet jane te lavdishme per ata qe dine dhe kane sensin e fleksibilitetit cdo dite dhe ndryshimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.