tenet
Nolan, kritik me Warner Bros: Transmetimi i "Tenet" në HBO, goditje për kinemanë
Fundi i kinemasë duket se po vjen andej nga po vjen fundi i botës siç e njohim: interneti. Regjizori i njohur Christopher Nolan ka kritikuar vendimin e kompanisë “Warner Bros” për transmetimin e filmit të tij të fundit, Tenet, përmes platformës online HBO Max.
Nolan e ka quajtur këtë të fundit si shërbimin më të keq, ndërkohë që vendimin e ka cilësuar si pa kuptim në planin ekonomik.