‘Real’ Reality Show në News 24

Postuar në 04 Shkurt, 2012 14:37

Televizioni News 24 (apo ka pasur dhe ndonjë televizion tjetër?) ka transmetuar live protagonizmin e dëshpëruar të një 50 vjeçari në majën e një vinçi të ngritur pranë Partisë Demokratike (kjo është adresa që jepet në të gjitha site-et: pranë partisë demokratike. Është një mënyrë e njohur kjo, duke iu referuar objekteve të natyrës politike, për të dhënë me saktësi maksimale vendndodhjen e një personi apo të një ngjarjeje në Tiranë). Folësja e lajmeve ka komunikuar për gati një orë me reporterin nga terreni, dhe të dy kanë shtënë në punë tone të larta dramatike, teksa përpiqeshin të përshkruanin jo vetëm ngjarjen (kjo e fundit ish e thjeshtë, sidoqë dramatike: një 50 vjeçar që ngjitet në majë të një vinçi e që kërcënon se do të hidhet poshtë për t’u vetvrarë), por detaje të imta, tmerrësisht të imta, të ngjarjes, të shoqëruara me pamje nga më të ndryshmet aty rrotull. Duke qenë se transmetimi donte kolonën e vet zanore, të dy gazetarët kanë qenë të detyruar të flasin pa pushim, të improvizojnë, të kërkojnë e stisin kënde shikimi të ngjarjes, të shpikin pyetje e përgjigje, e prandaj e gjitha ishte një çaprashitje pa fund.

Në fund, 50 vjeçari është kandisur, nuk dihet se si, të zbresë poshtë “shëndoshë si molla”.

M.N.

Comments

Submitted by Altin21 (not verified) on

Se cfare ke llafosur ti Zenel, nuk ta morra vesh. po qe je prekur ngaqe eshte thene "prane PD-se "  kete e morra vesh kollaj. E para : NEWS24 ka kohe qe ka kaluar ne pronar tjeter shume afer me Mazhorancen(ose per te qene me te sakte : pa asnje lidhje me opoziten). Dhe e dyta si pretendon qe te thone" pallati i Fidelit" . Meqe ky Fideli qenka tek Mafia e Betonit, i bie qe te kete shume pallate, Si do ta shquaje ti se te kush pallat behej fjale????  Here tjeter merr thelbin e shkrimit dhe mos u hallakat neper analiza qe ne fund te fundit tregojne mosinformimin tend.   per sa i perket shkrimit po them se  ne te njejtin transmetim ishte dhe ORA NEWS me te njeten menyre te percjelljes. Konstatimi i M.N.  shume i sakte.

Submitted by halimi (not verified) on

pash zotin. varini bidonat ketij zenel koqes dhe mos u merni me te se pastaj i duket vetja i rendesishem. Me kesi trapash krenohet maloku.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Ai nuk ishte show, por nje nxjerrje derti njerezor, ne keto dite qe askush nuk po mendon per njerezit , banore te urte te kesaj toke, por per militante te perkushtuar qe kenaqen me nje 'kothere buke' per nje pushtet 'kurve'.  Na behet mire, pasi c'do revolte sipas shtyses se brendshme e shperfaqur ne kete  'publik' u duket 'show' dhe e perjetojne si te tille, dhe jo si nje tragjedi njerezore e ardhur pas komedise pushtetore. Perfundimi: Depresion. Mos u cuditni qe nje dite te na thone te gjitheve se jemi 'depresionista' per hir te martesave komuniste, per hir te pretendimeve ekonomike, per hir te sistemit te ri perparimtar kapitalist, per hir te kultures se cunguar europiane, per hir te mospershtatjes 'majmunore', per hir  te tradites ballkanike, per hir...te zgjedhjeve demokratike me shumice te theksuar fituese ne zonat rurale. Ai nuk ishte show, por nje revolte personale e shprehur ne menyren e vet 'endacake' , pasi nuk ka OJF qe t'i grumbulloje keto 'shfryrje te tenxheres se presionit' apo parti politike 'te mufatura' qe t'ua zbusin me 'melheme' moderne dhimbjet ne kete vakt dimri me krize ngrice. Por, meqenese shoqeria e konsumit na ka futur ne 'shinat' e saj; na ka shmangur nga realiteti dhe duke qendruar shumicen e kohes para 'kutive' e para 'lapi-topit' c'do gje ndryshe njerezore na duket 'show'. Keqardhje se si jemi katandisur. Dhimbje. Lote...dhe vetem kaq.

Submitted by gazetar (not verified) on

Nuk arrij te kuptoj se perse duhej bere nje koment mbi menyren e raportimit per kete lajm (çaprashitje pa fund). Si personi qe ka bere tekstin e mesiperm (M.N), ashtu edhe shume te tjere, e kane ndjekur direkt ne televizion tentativen e cuditshme te atij njeriu. Gazetaret qe e kane raportuar direkt kete ngjarje kane bere pune goxha te mire, pasi eshte e veshtire te mbash mbi nje ore transmetim direkt per nje ngjarje qe nuk mund te kesh shume informacion (besoj se zoti M.N nuk do te kishte mundesi me shume se sa ata qe te merrte informacion ne ato momente kur ai tipi ishte ne maje te vincit. Do te kishte informacion me shume vetem nese do te hipte vete ne ate vinc. Por M.N eshte nga ata gazetare qe nuk njeh terrenin ne toke, jo me ne maje te vincit).

Sa per faktin nese perbente lajm per te qene direkt ne disa televizione, duhet pasur parasysh se ishte dite e shtune pasdite dhe, kush e njeh gazetarine e kupton me se miri qe nuk ka lajme ne dite te tille. Nje ngjarje e tille perben lajm.

Gjithe te mirat!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.