Ndalohet “Shoku i Çimit”

KKRT-ja paska vendosur të ndalojë spotin televiziv të AMC-së, i cili njihet tanimë nga i madh e i vogël si “shoku i Çimit.” Kur disa kolegë gazetarë e publikuan këtë lajm për herë të parë në Facebook ishin të shumtë ata që menduan se bëhej fjalë për ndonjë shaka. Po ja që KKRT-ja e paska pasur seriozisht. Në një vendim të datës 2 shkurt thuhet se Këshilli i Etikës pranë KKRT-së, pas shqyrtimit të detajuar të pamjeve dhe tekstit të reklamës, arriti në përfundimin se në përmbajtjen dhe mesazhin e kësaj reklame teprohet me një lojë të detyruar, me veprime dhune, që mund të çojë në nxitjen e akteve e veprimeve të dhunshme te teleshikuesit, veçanërisht te fëmijët dhe moshat e reja. Kjo reklamë, vazhdon njoftimi, nuk respekton dispozitat e ligjit ‘aq e kaq’ që ndalon transmetimin në radio dhe televizion të reklamave që nxisin dhunën dhe sjellje që rrezikojnë shëndetin dhe zhvillimin normal psikik të fëmijëve.
Reagimi i parë dhe më i natyrshëm që të vjen ndërmend kur lexon këtë vendim është se KKRT-ja ka luajtur mendsh. Të ndalosh “Shokun e Çimit” sepse nxit dhunë është njësoj si të ndalosh reklamat e RedBullit sepse nxisin kalamajt të fluturojnë. Lëre pastaj, që nëse “Shoku i Çimit” qenka një spot që rrezikon shëndetin psikik të fëmijëve dhe nxit dhunë, atëherë KKRT-ja më së paku, për të qenë konsistente në vendimet e saj, duhet të ndalojë urgjentisht filmat vizatimorë me Tom & Jerry, Iriqin Sonik, Sponge Bob dhe Dragonball.
M. Misha
Comments
Reagimi i parë dhe më i

Reagimi i parë dhe më i natyrshëm që të vjen ndërmend kur lexon këtë shkrim eshte se M.Misha ka luajtur mendsh

Z. Misha, mund te jesh robi me inteligjent ne bote, por e meriton te te perifrazojne ate qe ke shkruar. Vetem njerit qe i jane lagur kandelat e trurit, mund te krahasoje reklamat e RedBull (brilante) dhe "Tom and Jerry" (legjendare) me spotin e papergjegjshem dhe disgustoz qe kishte bere AMC-ja. Kur e pashe per here te pare i thashe njerezve te shtepise "vetem ne nje vend ku Enti Rregullator fle gjume mund te lejohen spote te tilla". As qe e kisha fiksuar fare se e kujt kompanie celulare ishte spoti. Por mbas vendimit te KKRT dhe komenteve te tij e mesova qe paskesh qene i AMC. Spoti e kish bere ciklin e tij dhe i kishte ardhur koha te nderrohej. Pikerisht e kam nje fije dyshimi qe edhe vendimi me vonese i KKRT ka qene i kalkuluar per te shtuar publicitetin. Por kesaj radhe po dua te jem 100% pozitiv dhe e mbeshtes KKRT ne ate qe beri.

Harrova te te them qe femijet qe ne moshe te vogel fare e bejne perfekt dallimin midis dhunes ne filma apo spote me kartona dhe dhunes me personazhe njerezore ne filma dhe spote (te paren e trajtojne si perralle te dyten si realitet). Qe kur ne vitet 80 u bene disa plagosje/vrasje/vetvrasje aksidentale te femijeve qe imitonin spotet, Entet qe monitorojne TV-te ne perendim marrin edhe mendimin e psikologeve per femijet kur kane dyshime.

Shume mire kane bere qe e

Shume mire kane bere qe e kane ndaluar. Ne kulturen tone ka shume pak respekt per jeten dhe reklama te tilla me shije te keqe i hedhin benzine zjarrit. Vetem nje ballkanasi mund t'i shkoje ne mendje te beje shaka me jeten e tjetrit.

Mustafa kam nje koment per ty

Mustafa kam nje koment per ty si drejtuesi i gazetes.

E kam dashur shume Respublica-n ne fillimet e saj. E dua dhe kam respekt te madh edhe tani, por sinqerisht frekuenca e shkrimeve mediokre ndonjehere edhe jashte cdo logjike (pervec asaj lajm per lajm) si ky me siper ma kane ftohur entuziazmin.

Eshte per te ardhur keq kur

Eshte per te ardhur keq kur lexon shkrime ne mbrojtje te "spoteve" (nese kjo gjeja mund te quhet spot) te tilla. Kjo tregon se sa shume eshte rrenjosur kultura e dhunes ne shoqerine shqiptare. Perpjekja per ta ngritur pastaj kete shkarravine 30 sekondeshe te bere ne nje studio televizive te Tiranes me kultin kinematografik "Tom & Jerry" te Walt Disney eshte njesoj si te perpiqesh te trajtosh njesoj ne nje studim te kinematografise boterore filmat "Easy Rider" dhe "Udhetim ne Pranvere" meqe te dy jane 'movies on the road".

Me falni por logjike mediokre

Me falni por logjike mediokre ajo e te qenit PRO atij spoti skandaloz i cili qysh ne diten e pare kur e pikasa isha duke ngrene...edhe pothuajse me erdhi per te vjelle.Bazuar ne nje shaka vulgare tipike te popullit tim qe akoma shume rruge per tu kultivuar ku jeta e njeriut ska asnje vlere,ose pak....

Ky spot reklame nuk eshte me

Ky spot reklame nuk eshte me i rezikshem per njerezit se sa daljet e saliut ne tv .Nderi me i madh qe do ti beje kkrt shqipatreve eshte te ndaloje cfaqjen e saliut ne te gjithe televizionet shqiptare

Ky spot reklame nuk eshte me

Ky spot reklame nuk eshte me i rezikshem per njerezit se sa daljet e saliut ne tv .Nderi me i madh qe do ti beje kkrt shqipatreve eshte te ndaloje cfaqjen e saliut ne te gjithe televizionet shqiptare

po per cfar spot-leshi behet

po per cfar spot-leshi behet fjale ?

Ai qe hap temen, "shoku i cimit" ose "shoku i leshit", mendoj se duhet te na jape mundesi qe te njihemi edhe ne te tjeret qe nuk e dime se per cfar "spot-leshi" behet fjale?

E nderuar RespublikA,

Perderisa une nuk e kam percaktuar se per cfare "leshi" behet fjale , mund te mendohet se aludoj per "lesh-te lare" jo "lesh-te palar",

keshtu qe mos e persekutoni fjalorin tim dhe botojeni te pa-censuruar mendimin.

Une sa e pashe ne televizion

Une sa e pashe ne televizion kete reklame kame rendur mes bores duke rreshkitur majtas djathtas per te marr nje numer qe te kisha ne celular 'shokun e Cimit'.

Mendime mendime. Mua me duket

Mendime mendime. Mua me duket se reklama, vec qe ben reklame sepse prandaj eshte bere, nuk e nxit por godet moralisht dhunen qe rendom ky populli jone se ka per gje ta ushtroje; edhe "pse me pe". Godet dhe nepotizmin e shpifet tonin, se "je shoku filanit po ta fal jeten". Eshte nje realizim i mire. Nuk e di si e kane pare dhe si e kane vleresuar. Artistikisht spoti eshte i mire. Moralisht eshte i gjetur, perkunder vendimit te KRRRRKTTSSKR, se mezi ja them emrin .... :). Nuk tremben femijet, besoj se qeshin dhe mesojne nga mesazhi.

Nje here e kam pare si

Nje here e kam pare si reklame (dhe faleminderit Anonymous qe e ka vene adresen ne you tube te na e kujtoje) por eshte vertete skandaloze cfare

mentaliteti kriminal paraqet, dhe pra me cfare mentaliteti krininal duhet te bashkejetojme e te bashkeshoqerohemi.

Ndjen nje revolte e brendshme te cilen thuajse pavetedijshem e shtyp per shkak te efektit imponues e sugjestionues qe ka media ( e cila te thote ja kjo eshte norma shoqerore) duke te lene me nje ndjenje frike per shoqerine ku jeton teksa kercenimi kriminal u sugjerohet femijeve si model sjelljeje.

Krahasimi me filmat tomi & jerry eshte krejt i pavend sepse ato me teper flasin per nje bote fantastike te kafsheve ku femija (madje dhe i rrituri) ndjen nje nevoje te natyrshme te cliroje imagjinaten, por kthehet ne tmerr kur veprime te tilla konkretizohen me njerez reale.

Jam plotesisht dakort me vnedimin e KKRT dhe komentet e Anti-indiferentit dhe te tjereve qe jane kunder shkrimit te M.Misha dhe i i falenderoj se krijojne besimin se nuk jemi te vetmuar qe indinjohemi nga shtazeri te tilla.

Z. Artur, ju po harroni qe

Z. Artur, ju po harroni qe gjuha e perdorur nga "te zgjedhurit prej popullit" eshte nje gjuhe e pershtatshme per nje ambient burgu, psh. Ju keni shume te drejte, por vetem teorikisht. Cfare ka ngelur ne Albania per tu bere qe te cilesohet ekstrem? Asgje pra, dhe c'do diskutim me kembe ne toke do ishte per tu vene ne nje liste-rreshtore.`

ne kete shqiperine tone

ne kete shqiperine tone gjithcka eshte e mundur,me mesila doden ne krye ku ka varur shum burra te palma e saj,cka pret ti me tjeter....

Add new comment