Shkarkimet në Polici: Qeveria pranon dështimin?

Postuar në 04 Shkurt, 2012 11:38

Nuk mbahet mend ndonjë valë tjetër shkarkimesh në nivele kaq të larta te Policisë si ajo që ka ndodhur sot. Përveç Drejtorit të Policisë të Tiranës janë shkarkuar edhe dy nëndrejtorët Dorjan Muho dhe Gjergji Jorgo, si dhe disa drejtues të tjerë.  

Të tre eprorët e shkarkuar ishin akuzuar vazhdimisht prej opozitës si emërime politike dhe pa kualifikimet e duhura, të cilët më tepër sesa rendin, prioritet të punës së tyre kishin mbështetjen e pushtetit në fushata elektorale dhe ushtrimin e presionit kundër mbështetësve të opozitës. Sipas deputetit socialist Erjon Braçe, i cili reagoi i pari në lidhje me këto shkarkime “ata të gjithë u përfshinë në zgjedhjet e 8 majit në Tiranë ndërsa më herët, të gjithë u përfshinë në dhunën barbare pas shpërndarjes së demonstratës së 21 janarit.”

Sidoqoftë, pavarësisht “popullaritetit” që gëzonin tek opozita, vështirë që kjo të ketë qenë arsyeja reale për shkarkimin e tyre. Duke pasur parasysh momentin kur janë kryer këto shkarkime, pra vetëm dy ditë pas valës së vrasjeve e grabitjeve që tronditën Tiranën, këta drejtues të lartë duket se po paguajnë çmimin e paaftësisë së tyre për të siguruar rendin dhe qetësinë në kryeqytet. Parë në këtë këndvështrim, shkarkimet përbëjnë gjithashtu edhe pranimin e parë nga ana e qeverisë se ndryshe nga sa pretendohet në analizat e raportimet e bujshme të Policisë së Shtetit situata e rendit ka pësuar një përkeqësim të ndjeshëm duke u kthyer – nëse gjykojmë nga reagimet në media apo rrjetet sociale – në një çështje që mund të ketë një kosto jo të vogël politike për mazhorancën.

M.M.

Comments

Submitted by anila (not verified) on

<p>I dashur zoti Nano,</p><p>I lexoj shkrimet e respublica-s rregullisht dhe zakonisht jam dakort me frymen e tyre, por shpesh here me vjen per &#39;buzeqeshur&#39; me shprehje te tipit: &#39;duke u kthyer ne nje çeshtje..... per maxhorancen&#39;. Me vjen te ve buzen ne gaz kur ju llogjikoni normalisht per nje maxhorance kaq anormale qe kostot politike nuk i mat me arritjet por me &#39;blerjet&#39; dhe imponimin e votave. Per te mos u keqkuptuar, asgje te gabuar nuk ka ne normalitetin tuaj. Me respekte,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.