Versioni i Xhelal Staraveckës mbi masakrën e 4 shkurtit 1944

Postuar në 04 Shkurt, 2012 06:29

Është në proces botimi një libër i Xhelal Staraveckës, një personazh interesant i periudhës së luftës së dytë botërore, në fillim i rreshtuar me komunistët e më pas i hedhur kundër tyre. Emri i tij është lidhur në shumë mënyra e nga shumë drejtime me masakrën e kryer mbi popullsinë civile të Tiranës më 4 shkurt 1944, dhe në këtë libër gjendet versioni i tij mbi atë ngjarje. Dëshmia e tij, e publikuar sot në disa gazeta, mund të përmblidhet si më poshtë (po japim elementet kryesore të kësaj dëshmie):

1. Kur ka ndodhur masakra, unë kam qenë pa asnjë detyrë e post. Pesë ditë më vonë, më datë 9 shkurt pra, kam pranuar të bëhem komandant i xhandarmërisë, gjë që më ish ofruar nga regjenti Mehdi Frashëri përpara se të kryhej masakra. E pranova ofertën i motivuar nga masakra e tmerrshme, dhe për të shmangur masakra të tjera të ngjashme.

2. Masakra u krye nga regjimenti “Kosova”; djemtë e këtij regjimenti, kosovarë diva, ishin transformuar në bisha të egra prej Ago Agajt, Xhaferr Devës, e Bajazit Boletinit (pinjoll i familjes patriotike Boletini, për të cilin Staravecka thotë se ish “shtazë me fytyrë njeriu”. Re.Pu.).

3. Kjo plojë (që Staravecka e krahason me natën e Shën Bartolomeut. Re.Pu.) ndodhi si hakmarrje: më 3 shkurt, dy komunistë vranë një nga rojet e Kadri Cakranit dhe xhaxhain e Xhaferr Devës, dhe këta të fundit, në tërbim e sipër, bënë atë që bënë.

4. Kryeministri Rexhep Mitrovica dhe regjenti Mehdi Frashëri nuk kanë asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi.

5. Unë jam krejt dorëjashtë në këtë histori. Madje, pasi pranova ofertën e Mehdi Frashërit, më datë 9 shkurt, dhashë urdhër që regjimenti “Kosova” të largohej nga Tirana; përndryshe, ndonëse në zemrën time ata janë vëllezërit më të dashur e më të dhemshur, do t’i qëlloja pa asnjë kursim.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

Gjynah qe here pas here i kane keqperdorur keta kosovaret per te tilla ngjarje 'pa kapak'.

Submitted by paskali vl (not verified) on

kosovaret i perdorin dhe sot é

shiko blogjet e tyre se çfare shkruajne per berishen si ill i shqiptareve

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Vrasja e "një nga rojet e Kadri Cakranit dhe xhaxhain e Xhaferr Devës" nuk me mbushe mendjen te kete qene i vetmi shak i kesaj masakre ne ate kohe LUFTE CIVILE .

Submitted by aliu (not verified) on

Kosovaret jane tej mase injorante e te liq .shqiperija nuk ka pare asnje te mire prej tyre.une kujtoj vetem disa .ne vitet 92-97 kriminelet e Bujar bukoshit u organizuan nga saliu per ti perdorur kunder popullit shqiptar dhe vete kosovareve.ne 2011 mercenaret kosovare te saliut erdhe e votuan fshehurazi kunder edi rames per tu shkateruar shqiperija .Fan noli kish te drejte kur thoshte .ne do ti vesh botes zjare bej bashke dy kosovare.Uroj qe shqiperija te mos bashkohet kure me kosoven se vetem te keqija do kete prej saj.

Submitted by Reis (not verified) on

Kete liber e boton ajo shtepia botuese Naimi, e Naim Zotos. Kane nxjerre goxha libra prestigjioze historike ata. Mesa duket dhe ky botimi do jete shume i goditur se flet per nje periudhe qe shume flitet e pak dihet.

Submitted by nua rroku (not verified) on

Xhelal Staravecka ishte nje kolaboracionist i nazisteve. Me eshte mbur mendja top, qe po pulli shqiptar eshte popull kot. Po a nderohen kriminelet. Xhelal Staravecka i ka duart me gjak shqiptari ai njihet ne zonen e Skraparit si nje kriminel dhe gjaksor. Me vjen ndot qe jam shqiptar dhe ju dhjevsha patriotrizmin te gjithe atyre qe do te shkruajne me pas, Popull halabak dhe pike.

Submitted by bergo (not verified) on

Nuk janë shqiptarët e Kosovës fajtor për ato që ndodhi me 4 shkurt 1944, siç nuk janë fajtor shqiptarët e Shqipërisë fajtor për masakrat e shumta që kanë bërë batalionet e shqiptarëve të Shqipërisë në Kosovë më 1944-1945, apo siç nuk janë fajtor shqiptarët e Shqipërisë  për bashkëpunimin e Shtetit Shqiptar në Masakrën e Tivarit, masakër e cila është e dokumentuar sakt në një libër të Uran Butkës. Nuk interpretohet historia ashtu si e bëni ju, nuk mund të fajsohet një popull i tërë për një ngjarje tragjike të luftës së II Botërore. Zgjerojeni shikimin, mos shikoni vetëm brenda katundit tuaj. Librin e Xhelal Staraveckës do e lexoj  kur të botohet.

Submitted by Feliks (not verified) on

Komunizmi ne shqipri kishte lidhje me beogradin dhe me urdher te beogradit po kryheshin vrasje kunder atyre qe donin shqiperin e madhe dhe luftonin per te. Kshu qe mos e keq interpretoni histori ju mbeturina sllave, robt ku ti keni

Submitted by Isi Boletini (N... (not verified) on

Kosovaret dhe regjimenti kosova kane patur qellim dhe luftuan per shqiprine etnike, per bashkimin e mbare trojeve nje shtet te vetem, ndersa komunistet shqiptar kane patur lidhje me beogradin, partizane per partizane, te cilet ne bashkepunim kryenin vrasje kunder personazheve qe luftonin per shqiperine etnike, perfshire pinjoll te Isa Boletinit te cilet vazhdonin misionin e babait te tyre... Lufta normal qe do te kete pasoja, pse nuk e permendi vrasjen e Adem Boletinit, djali i Isa Boletinit i cili u vra gjoja gabimisht ne shkoder nga Vasil Shanto (sllavo komunist me prejardhje nga maqedonia e veriut) i cili mbahet akoma si hero ne ditet e sotme.. Keshtu qe ju mbetjet sllavo komuniste nuk keni pse te dezinformoni publikun dhe ti ndryshoni ngjarjet per te dale mire ju... Dhe ne fund te fundit, mire jua beri Enveri, ju futi gishtin te gjithve juve qe luftuat per te, ju internoi, ju la bark thate, ju vrau e ju preu. Dhe qeni ditet e sotme ben jete me te mire sec keni pas bere ju... Me te vertete me dhimbseni

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.