Përgjigje Sokol Balliut
I provokuar nga nanonews-i i djeshëm me titull “Ka humbur opozita pa nam e nishan”, Sokol Balliu bënte një koment të shkurtër në fund të tij, dhe më thosh se “në vend që të kritikoni opozitën gjithnjë e gjithnjë, nuk do të ishte keq të jepnit edhe ju një dorë, kur ju ha meraku kaq shumë”. Nuk është hera e parë që më thuhet kjo gjë. Di që u është thënë edhe do kolegëve të mij, që kanë ngritur zërin kritik majtas e djathtas. “Mjaft dhatë këshilla e mjaft bëtë kritika! Pa dilni dhe ju njëherë në shesh të mejdanit!”, na thuhet. Mirëpo, nuk më duket e drejtë. Në këtë botë rolet janë të ndara, e ne duhet të kërkojmë nga njëri-tjetri të bëjmë atë që secili ka marrë përsipër për të bërë. Nga gazetarët duhet të kërkojmë që të bëjnë mirë punën e gazetarit, dmth të ngrenë zërin, të kritikojnë, të mos bëjnë kompromise në kurriz të lirisë së tyre për të folur, e të jenë syçelët lidhur me mbrapshtitë e politikës e të pushtetit. Po njësoj, nga leader-i i opozitës duhet të kërkojmë – përveç të tjerash – t’i bëjë ballë një pushteti, që e ka mendjen veç të sundojë, e jo të qeverisë. Duhet t’ia kërkojmë, pasi e ka marrë përsipër për ta bërë. E bën? Le ta bëjë! S’e bën dot? Është mirë të hapë rrugën. S’do të hapë rrugën? Po mirë, na lini ta kritikojmë, atëherë, e mos na kërkoni të bëjmë punën e tij.
Comments
Zoti Nano, persa kohe i
Zoti Nano, persa kohe i percaktoni vete kriteret e vleresimit te gazetareve e opozites, jeni goxha ne rregull me veten tuaj. Vecse duhet ta dinit, meqe flisni per gazetare, qe detyra kryesore juaja, neni nr.1, duhet te ishin perpjekjet per te krijuar nje opinion publik. Nje opinion, nje vizion tek i cili besoni. Por per kete eshte e nevojshme te kesh nje opinion. Une nuk arrij te dalloj se c'doni ju (dhe ndonje tjeter) ne te vertete. Vec kritikoni. Pothuaj cdo dite. Dhe doni qe te mos ju bezdise askush ne kete loje pasionante qe keni gjetur. Eshte perverse, por ndonjehere te vjen te kesh simpati per "gazetaret" e Saliut.
Add new comment