Amerika, Amerika! Erdogan bën esëll Greqinë

Postuar në 18 Nëntor, 2020 21:18

Ndryshimi i administratës  amerikane sjell me vete pikëpaytje nga më të ndryshmet për politikën e jashtme të SHBA që në katër vjet të drejtuara nga Donald Trump nuk u kuptua shumë se “ku e kishte muhabetin” në botë.

Një ndër çështjet në të cilat qëndrimi i SHBA ka qenë ambig është Mesdheu Lindor. SHBA ka qenë pro Greqisë, por një mbështetëse e madhe e Turqisë, ndërkohë që këto dy vende janë të rreshtuara në prag lufte. SHBA nuk dëshiroi në asnjë moment të përfshihej në konfliktin e tyre duke lënë të paqartë një pjesë të madhe të Perëndimit.

Në Greqi duket se po shtrojnë për diskutim nëse ja vlen ende të ndërtosh strategjinë e sigurisë kombëtare mbi garancitë e paqena amerikane. Një pyetje kjo që vetëm me formulimin e vet nënkupton se vendet po shohin tanimë për zgjedhje alternative. Në një shkrim në gazetën greke “Kathimerini”, ish-ministri Stefanos Manos vë në dukje këtë qëndrim të SHBA duke referuar një koment të ambasadorit amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt sipas të cilit:

Nuk mendoj se ka dy aleatë të NATO-s që janë më shumë të angazhuar sesa Greqia dhe SHBA në parimin, se pavarësisht  të gjithave, ne duhet ta mbajmë Turqinë të ankoruar në Perëndim

Ky pasazh shpjegon politikën e jashtme amerikane, e cila në katër vjet vuajti nga mungesa e veprimit çka mesa duket është kompensuar me formulime të tilla që nuk thonë ndonjë gjë të madhe. Por që shpjegojnë tolerimin ndaj Turqisë. Manos shton se Greqia është djegur nga interpretime të tilla, si p.sh në 1974 kur me marrjen e Qipros nga Ankaraja, SHBA vlerësoi se artikulli 5 i referohet vetëm rasteve kur vende joanëtare sulmojnë vende anëtare të Aleancës.

Mesa kuptoj unë Amerikanët shohin Rusinë dhe Kinën si kërcënime kryesore. Ne po përballemi me një kërcënim, Turqinë

shkruan Manos që shton se ky naivitet i Athinës ka kosto pse e ka përjashtuar Greqinë nga loja ekonomike në blerjen e armëve ruse, instalimin e rrjetit kinez 5G etj.

Jemi pra para një nevoje praktike për rishikimin e aleancave, apo së paku rivlerësimin e tyre. Ajo çka ka rëndësi në këtë kuadër është fakti se mungesa e SHBA ka faktorizuar Turqinë, e cila ka aq forcë dhe operativitet sat ë bllokojë edhe veprimin e Europës. Është kjo arsyeja se ndonëse Turqia nuk ka shumë pretedime morale përveç atyre fetare kur mbështet njerëz si Edi Rama, ajo sjell me vete një model që kontraston me atë europian, të cilit njerëz si Rama i referohen. Në këtë kuptim, për ta thënë me fjalët e vetë Europës, Turqia është një aleate ndikimi i së cilës minon punën që bën Europa në instalimin e parimeve demokratike.

Dhe minusi strategjik këtu buron nga SHBA, e cila në Shqipëri duhet thënë se mbështet sërish një njeri si Edi Rama, mesa duket deri sa reforma në drejtësi të quhet e përmbyllur. Është e qartë se vendi ynë ndodhet pak a shumë para të njëjtave dilema që janë edhe vende të tjera, por aktualisht zgjedhja jonë gradualisht do të duhet të dalë nga orientimi qorr pro fuqive të caktuara që kanë braktisur premtimet e tyre pse janë në krizë identiteti. Është vetë Perëndimi që po lejon të përvijohet një kufi në rajonin tonë, që na mban në derë pa na lënë të hyjmë brenda, që na konsideron si barrë duke na tundur gënjeshtra namatisëse.

Gjërat po lëvizin dhe një shtet si Turqia, nëse nuk pëson krisje brenda, herët apo vonë do ta zhbëjë kuptimin e fabulës së demokracisë dhe integrimit, që janë katandisur në fjalë boshe që i leverdisin një elite të korruptuar. Për një shoqëri si kjo e jona që i sheh gjërat në mënyrë praktike, demokracia mesa duket ishte qar i ca e cave. Siç ka qenë përherë këtej.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ne Shqiperi pothuajse e gjithe media eshte turkofobe. Redaksia juaj eshte nd gare me median ku Ben Blushi drejton se kush e kush shkruan me shume per "tia nxire faqen Turqise".
E keni te kote, po te krahasoheni si mediat tuaja edhe fuqia e Hellathes, karshi Turqise jeni si miza me buallin. Me kuptoni, nuk kam asgje kundra popullit grek, eshte popull fisnik dhe atdhedashes, me fisnik se populli yne qd ia nxjerr syte njeri tjetrit, spiun karshi tjetrit dhe servil.
Se c'fare behet ne Shqiperi nuk e ka fajin Turqia, por Evropa me ambasadoret e saj qe td gjithe politikanet tane i ka tredhur, dhe mire ua ben.

Se c'fare behet midis Turqise dhe Greqise nuk eshte problemi yne, fundja fundit Greqia nuk munda t'a izoloje dot Turqine nga pretendimet e saj ne Mesdhe. As Franca, qe tashme po humbet tregun e saj ne ish kolonite e Afrikes dhe Turqia po ka akses me shume se ajo ne Algjeri, Tunisi, Siri e Libi.
Koha e Frances ka perfunduar dhe lehjet e Macronit jane te kota.
Turqia nuk eshte ajo e 15 viteve me pare. Tregu i prodhimit te mbrojtjes eshte rritur nga 7%ne 2002 ne 60% ne te sotmen. Ne 8 vitet d fundit ka ndertuar mbi 40 spitale te rinj publik me apararurat me moderne ku, po te jetosh ne BE zor se gjen ndonje shtet (sot) qe ka ndertuar ndonje spital te ri publik.
Evropa duhet te filloj dhe respektoj cdo shtete te pavarur, po ashtu edhe Greqia, te mos bej si femi me teka. Sic e ka shprehur edhe Erdogan, Turqia nuk eshte republike tribale si iraku apo Libia. Sot Pompeo vizitoi Turqine, asnje zyrtar shteti nuk e takoi, as ndonje udheheqes fetar islam pervec disa prifterinjve ortodoks. Pra, koha kur turqit lepinin shollin e kepuceve te amerikanve ka ikur, sot dhe per shume dekada do ta bejne shqiptaret kete pune sepse "dielli per ta lind tek bytha e Amerikanit".

Submitted by redaksia on

Zoteri apo zonje! 

Eshte komenti i fundit i juaji qe do te kaloje nese vazhdoni te shprehni konsiderata per redaksine. Per shkrimin shkruani si te mendoni, por jo te na evidentoni qellimet sepse nuk keni nga ti dini. 

Nuk e ndjek median qe drejton Ben Blushi - flas personalisht qe jam edhe autori i shkrimit - dhe nuk e di se cfare linje anti-turke apo pro- ndonje gjeje tjeter ka aty. Ndaj nuk di si te pergjigjem per kete krahasim. 

Ne nuk jemi rreshtuar as me Eladhen e as me ndonje tjeter kunder Turqise. Ne shkruajme duke dhene mendimin tone per ato zhvillime qe mendojme se kane rendesi. Sigurisht qe mendimi eshte i yni, nuk eshte e verteta perfundimtare, mund te jete edhe i gabuar, i percipte etj..Por kjo pune nga informimi dhe opinionet behet dhe te dyja nuk jane shkence ekzakte. 

Erdogani nuk eshte Turqia, eshte pjese e saj. Ne nuk jemi kunder ketij zoterie, por ne eventualitetin qe dikush eshte kunder politikave te tij, kjo nuk do te thote se eshte automatikisht anti turk dhe turkofob. Per sa na perket nuk do anashkalojme te publikojme shkrime per nje ngjarje apo tjeter, shtet apo organizate, me hallin se mos na i mbetet qejfi ndokujt. Duke u munduar te jemi sa me shume korrekt, kuptohet. 

Submitted by Selim (not verified) on

E ke marre me shume zjarr. Qellimi i shkrimit ishte pafuqia e Greqise dhe traktateve dhe jo fyerja e Turqise. Edhe nese , atehere jo e popullit turk por e nje qeverisje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.