Ç’do të bëjë Gjykata e Apelit me Ndrea Prendin më 8 shkurt?

Ka dalë lajmi se më 8 shkurt, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimin e prokurorëve kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit për të pandehurin Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës. Prokuroria bën vaki të paraqesë dhe pranë Gjykatës së Apelit provën e re: “Pistoleta me të cilën dyshohet të jetë vrarë demonstruesi Faik Myrtaj është tërhequr nga Prendi në magazinën e armatimit në mëngjesin e 21 janarit”. Por një numër juristësh të pyetur nga respublica janë të idesë se ky është një veprim i kotë, së pari ngaqë Apeli merr në shqyrtim saktësinë e vendimit të gjykatës së faktit në po ato rrethana, në të cilat ky vendim është marrë; dhe së dyti jemi në kushtet, ku nuk ka nevojë për prova të reja. Këta juristë mbrojnë njëzëri idenë se një person, kundër të cilit është ngritur një akuzë e tillë për vrasje, o rraset brenda sepse ka dyshime të arsyeshme që ai person e ka bërë atë krim, ose lihet i lirë ngaqë nuk egzistojnë këto dyshime të arsyeshme (bazuar në nenin 230 të Kodit të Procedutës Penale, pika 1, ku thuhet se “arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të të pandehurit”). Arresti shtëpiak pra është një masë sigurimi e marrë pa asnjë logjikë. Prandaj, Gjykata e Apelit duhet të marrë, në rrethanat që njohim e pa qenë nevoja e provave të reja, një nga këto vendime: o t’i vërë prangat, o ta lërë të lirë. Ç’do të bëjë kjo gjykatë?
M.N.
Comments
"Ç’do të bëjë kjo

"Ç’do të bëjë kjo gjykatë?"

Ate qe do t'i urdheroje Berisha! (Po qe se nuk nderhyn Amerika)

Tung,

Blendi

Kjo duhet te jete ose pyetje
Kjo duhet te jete ose pyetje retorike , ose tejet naive. Diet fort mire qe cubat e Berishes do te lihen te lire ne shtepi, madje pa rroje, dhe ndonjeri prej tyre do tja mbathhe nga syte kembet (besoj ai trimi I IT), nder sa ndreka mund te vritet ne banjen e tij aksidentalisht...
0 zenel leshi, qenke bythe e

0 zenel leshi, qenke bythe e breke me kriminelin sali berisha dhe nga emri dukesh qe je idiot e nje qen i berishes....Edi Rama po ju shkaterron te gjitheve ju...nuk keni cfare t'i beni dhe krimet dhe idiotesite tuaja ia hidhni Edit. Pikerisht sjellje provincialesh te inkriminuar. U shofte fara juaj sa me shpejt!

Te paskan shkuar shtate ate

Te paskan shkuar shtate ate dite o Zenel...

Ndrea Prendi eshte

Ndrea Prendi eshte 'personalitet' ne sherbim te pushtetit te sotem , ndaj as mos prisni te degjoje gerverimen e dyerve te burgut, pasi nuk eshte ai djali i lagjes qe theu nje xham me gur dhe e rrasen brenda pasi 'me dashje apo pa dashje' desh vrau femijet prapa xhamit. Kesaj i them drejtesi qe iken shtrema-shtrema sipas interesit nahije, politike, ekonomike, pasi helbete, edhe ata njerez jane dhe ne kete baltovine jetojne...E si mund te bejne ndryshe nga 'orientimet' pushtetore ?! Apo t'u ngrejne ndonje komision hetimor e t'i ' internojne' atje ku s'ka bakshish vec ndonje 'pule deti'. Jane me praktike se te tjeret gjyqtaret, ngaqe idealizmi ka vdekur dhe ne vet kodet qe ata gjasme zbatojne. Jo me kot kudo degjon te rinjte qe kane deshire te behen 'politikane' pasi e dine qe pas saj rrjedhin 'poli' (shume) favore njerezore. Dhe kete cast m'u kujtua ai Agim Shehu i policise se Gazidedes qe u denua ne mungese, se u arratis, fitoi pafajesi dhe sot diku drejton investigimin ne tatime. Keshtu do ndodh dhe me Ndrea Prandin. Sali Berisha vonon por nuk i harron 'trimat' e tij. Politike vella, politike. Burgjet jane per ata qe jane jashte kesaj rryme.

Dy tablo brenda shtetit te se

Dy tablo brenda shtetit te se drejtes

Kushdo qe ushtron nje veprimtari fizike apo juridike eshte ne raport me nje kornize ligjore dhe kjo eshte zgjedhja qe ne kemi vendosur per nje shoqeri e shtet demokratik.Kultura juridike merr keshtu nje rol te dores se pare.

Juristet,-te diplomuarit dhe jo gazetaret e analistet-jane vene nga keta te fundit ne targetin e anatemimit duke nxitur edhe opinionin kunder juristeve-sidomos ata juriste qe jane brenda sistemit te drejtesise-sepse juristet e tjere ne biznese private,ne komapani,shoqata e organizma te ndryshme etj nuk jane e njejta gje, kjo ndofta pasi targeti i atakimit do zgjerohet e behet me kompleks.

Qe e drejta dhe ligjshmeria jane ende nje proces dhe thuajse nje prove vullneti ne rrugen e konsolidimit te shtetit,paragjykimet kunder ketij proçesi jane shfaqjet e nderhyrjes me brutale ne kete proces.Vendimi gjyqsor i" formes se prere" eshte e drejte eksplicite e gjykatesve(juristeve)dhe nuk eshte - per te "mbushur mendjen" por rezultat i nje shqyrtimi jurik.Ashtu si dhe gazeta - boton ate qe gjykon te aresyeshme- rezultat i nje shqyrtimi redaksional.

Pamjaftueshmeria e njohjes jurike e plotesuar me flagrancen si fenomen negativ,njollosja e skajshme deri ne ekzaltime politike si"drejtesi e vdekur",arkivole para dyerve te gjykatave jane aksione kunder vetzgjedhjes se shtetit ligjor qe ne e kemi pranuar.

Dikutimet ndaj vendimeve te gjykatave jane bere ne mode dhe ngjajne me "gjyqet popullore"(shih ne gazeta si beheshin keto gjyqe) te pak dekadave me pare.Ne menyre radikale eskaliohen institucionet e se drejtes dhe opinioni i kujtdo merr formen e nje" institucioni"te se drejtes.E padegjuar !

Brenda shtetit te se drejtes qe ne vete e kemi zgjedhur - opinioni zevendeson institucionet.Kesaj i thone Tellalli te behet analist.

Kjo eshte tabloja e pare

Ne disa shkrime te diteve te fundit goditja nuk eshte me ndaj institucioneve kushtetuese te se drejtes.

Me qindra te rinj te jurisprudences u bene shenjestra e rradhes.Jo nje artikull e nje gazete por disa shkruan se keta te rinj e zgjedhin fakultetin e drejtesise vetem per te perfituar,e tepert te shtohet se kjo do ndodhe pasi ata te kene mbaruar fakultetin !Abstraksion patalogjik !

Qe ne momentin qe bejne zgjedhjen ketyre te rinjve u kriminalizohet e ardhmja - sepse jane "kontigjent" qe "mendojne"qe ne fakultet negativisht !Jane te yshtur nga djalli "fitim i paligjshem"- per kete kane zgjedhur te marrin diploma si juriste ! Çmenduri !Ke inat me juristet e sistemit godet endrren e te rinjve per tu bere juriste.Brenda kesaj paradigme jane dhe universitetet çertifikuesit e ketyre "kontigjenteve".Auditoret e tyre nuk jana salla ambjente teorike te se drejtes por inkubatore injektues te negativitetit antidrejtesi !S'ka leksione,romancat rinore,diskutime te zjarrta,naivitet dhe çiltersi te moshes.Kjo eshte nje tjeter njolle e shoqerise tone perveç njolles se sistemit te drejtesise.Hapni veshet mire ju reportere te europes nuk kemi vetem nje sistem gjyqsor te njollosur por per ti rene shkurt nje njolle e tere te rinjsh po fidanoset dhe shpejt do ti versulet gjyqsorit. Kjo eshte tabloja e dyte.

Z. Mustafa Nano, Ka dy

Z. Mustafa Nano,

Ka dy probleme qe duhet te sqarohen. E para ka te beje me faktin e asaj qe mendojne juristet.

Ne vendet e tjera, apeluesit i lind e drejta te apeloje nese ka fakte te reja. Ne te kundert gjykata e Apelit le ne fuqi vendimin e shkalles se pare. Ne rastin konkret Prokuroria po paraqet dokumenta shtese dhe me te drejte keto duhet te paraqiten ne Gjykaten e Apelit. Eshte kjo gjykate qe merr ne shqyrtim faktet e reja. Prandaj eshte edhe koncepti i Apelimit; pra me fakte te reja ti te apelosh vendimin e nje Gjykate me te ulet. Nuk e di ndryshimin ne rastin konkret (i cili mund te jete I pavlere nese Prokuroria kerkon ndryshim mase arresti pa paraqitur faktet e meparshme)

E dyta lidhet me faktin se cfare do te ndodhe qe pyesni edhe ju. Ate po e shpjegoj me poshte:

Apeli do ta coje edhe me tej LOJEN e ndyre te Prokurores, dhe Prokurorise. Apeli madje do ta TA LEJE TE LIRE FARE, te akuzuarin si Vrases NDUE PRENDIN, ME ARSYETIMIN

SE NUK KA ASNJE PROVE.

Duke kaluar ne humor te zi mund te them se Apeli do te thote qe: “Me figure duket qe egziston
berreta, por nuk degjohet zhurma e shkrehjes se armes”. Keshtu qe nuk eshte shkrehur asnje plumb nga kjo arme. Si perfundim PLEPISTET 6 mujore do te thone: “E shikoni pra qe krisma nuk ka patur…., edhe nese ka patur ato kane ardhur nga cadrat dhe stilolapsat…”

PROBLEMI YNE I MADH QENDRON NE FAKTIN SE NE DUHET TE PYESIM DICKA TJETER.

Cfare ka bere Ina Rama deri tani per te denuar vrasesit dhe urdherdhenesit e vrasjeve:

Per ceshtjen ne fjale ajo qellimisht, qe ne fillim, kerkoi arrestimin e 6 personave duke dhene vetem 1 emer. Kjo eshte nje skeme e pergatitur qe ne fillim per te gjetur arsye per ta bere ate veprim NUL, pra per mos eksekutuar urdherin e dhene nga Prokuroria.

Ate qe ajo ka perfunduar deri tani eshte se ka cuar per gjykim dhe ka denuar (gjykata) deri 1 vit burg ne menyre urgjente portestuesit. Pra deri tani eshte denuar pala qe eshte vrare, kur gjithmon
hetimi dhe denimi nis nga vrasesi. Denimet kane qene te temerrshme kur ne tere boten e civilizuar denimet per protesta behen disa ditore ose maksimumi 1 muaj. Mos shkoni me larg por shikoni Kosoven.

Kjo Prokurore nuk ka cuar per gjykim asnje vrases ose urdherues te vrasjeve. Deri tani nuk ka asnje te arrestuar vec atij LLUPOS (UJKUT) qe e kishte krimin te shkruar ne balle.

Ka qene Kjo Prokurore qe ka hetuar Gerdecin. Ne ate ngjarje dilte I perfshire ne cdo bisede, djali I Sali berishes dhe familja e Sali Berishes. A mund te me thaush zoteri, a u mor te pakten nje, etem nje here ne pyetje djali I Sali Berishes. Ina Ranma as denjoi ta thirrte edhe per te sqaruar rrethanat ne te cilat emir I tij permendej.

Tani per Gerdecin po denohen njerez dhe ushtarake qe deri atehere as nuk e kishin degjuar edhe si emer… Gerdeci u krijua nga Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes posacerisht….

Nuk ka rendesi nese vendimet ishin ose jo kolegjale. Neser Qeverise mund ti IKI truri dhe ne menyre kolegjale te kerkoje shitjen e tere atdheut (jo vetem detin) ose qe te pushkatohen gjithe gazetaret opozitare (ku ben pjese edhe ti). Si mendon ti Z. Nano, kur krimet behen “KOLEGJALE” nuk ka pergjegjesi?????? PO, pergjegjesia eshte kolegjale por ai qe eshte individual eshte denimi.

U mbyll ceshtja e Fatmir Mediut per Gerdecin si me magji. KY ESHTE TURP. Edhe ketu Prokuroria beri ate qe ishte ne interes te Qeverise.

Ndodhi vrasja e Kosta Trebickes, dhe prokuroria e mbylli pa e hapur. Te gjithe e dime te verteten se kush e vrau Kosta Trebicken. Aq shume e dime saqe tani ka dale dhe shprehja: “Po e kalove masen me Sali Berishen, te con per gjah…..” Cfare beri Prokuroria ne kete rast…

Rruga Durres Kukes eshte simboli me i TURPSHEM se si PROKURORIA mund ti sherbeje nje hajduti qeveritar duke vertetuar se Ina Rama eshte ne sherbim te plote te Sali Barbarit.

Skandali Meta Prifti, nje ngjarje e turpshme nga sekonda e pare deri ne mbyllje, pasi u pa me ze e me figure, u mbyll. Prokuroria “humbi” perseri. Ina Rama i dha doren perseri Barbarit,

Metes dhe hajduteve qe tani i shohim edhe me video..

Cfare rendesie ka nese nje Barbar si Sali Berisha e shan ate nate e dite. Ketyre u ka plasur cipa te gjitheve se bashku me Kryeprokuroren. Keshtu beri ai edhe me Meten, shaheshin dite e nate bashke dhe ne fund kurveruan me njeri tjetrin. Keshtu ben edhe me Prokuroren Ina Rama; i thote ne darke qe neser ne mengjes do te filloj avazin, do te te shaj, keshtu qe mos e ca koken, ti bej punen tende…., se keshtu kam share edhe NANON, edhe METEN, edhe CEKEN,

edhe ARBEN IMAMIN, edhe NIK SPAHIUN e TOPIN se fundmi. Edhe ti je e JONA prandj dhe une te shaj…..

KUSH TE SHAH TE DO…… KETE U THOTE E U KA THENE BARBARI SKLLEVERVE TE TIJ…, INA RAMES, NANOS, METES E ATYRE QE PERMENDA ME SIPER……

Eshte nje loje e ndyre, nga e cila dilet nese populli merr ne dore vet fatet e tij…. Jemi ne nje situate teper te rende. E keqja (Sali, Qeveri, Prokurori, Gjykata, Polici, Etj..) jane bere NJE dhe perballe tyre ndodhet krejt e pafuqishme, jo per faj te saj Opozita. Kjo eshte arsyeja qe Avokat Ngjela arsyeton se ky sistem qe nuk qarkullon as treg dhe as elita duhet rrezuar me force… Eshte per te miren e Atdheut… Keshtu thote Ngjela…

Me vjen keq Muc qe mund te jesh edhe ti I EKZALTUAR nga Prokurorja. Deri tani ajo ka bere me se miri punen per te denuar kokepalaret qe moren pjese ne proteste per pak buke e drite e drejtesi me shume….

Add new comment