Kabllogramet: Berisha histerik, ndërsa deputetët blihen e shiten
Po veçojmë dy kabllograme, ku nënvizohen dy nga problemet më të rëndësishme të politikës shqiptare; 1. gjëndja e rënduar mendore e kryeministrit Berisha, e cila nënvizohet nga karakterizime të llojit “ai fluturon”, “ai ka lulzime të shpeshta histerike”, etj, dhe 2. deputetët shqiptarë s’e kanë për gjë të shiten e blihen tek ai që ofron më shumë.
1. “…Kur kryeministri Sali Berisha nis të flasë, ai fluturon. Deklaratat e fundit që nisnin nga mbjellja e ullinjve deri tek platformat energjetike kanë lënë gojëhapur shumë shqiptarë. Edhe ata që janë mësuar me lulëzimet e shpeshta histerike të kryeministrit, kësaj here mendojnë se kryeministri i ka humbur lidhjet me realitetin.
Berisha habiti si FMN-në, ashtu edhe këshilltarët e tij ekonomikë kur tha se Shqipëria ka një rritje ekonomike “dyshifrore”,- dyfishin e asaj që mendojnë vetë këshilltarët e tij ekonomikë dhe FMN-ja. Në një tjetër dalje publike, Berisha detajoi planet e tij për të bërë Shqipërinë “superfuqinë energjetike të rajonit”, një deklaratë që për shqiptarët ishte gallatë duke pasur parasysh ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike që ka ky vend.
Kryeministri u zotua në çojë Shqipërinë në epokën dixhitale duke vendosur kompjuterë në çdo shkollë dhe çdo familje, kur shumë nga këto shtëpi dhe shkolla nuk kanë ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Në fund, deklarata më e çuditshme dhe qesharake ishte zotimi për ta bërë Shqipërinë “vendin më të bukur me ullinj në Mesdhe” duke mbjellë 20 milionë pemë ulliri në vitet e ardhshme.
Që nga viti 2005 (kush Berisha u rikthye në pushtet) shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë fjalime të madhërishme mbi projektet gjigante që kryeministri ka ndër mend të bëjë njëri pas tjetrit. Kryeministri më duket se thjesht nuk është i aftë të mendojë për gjërat e vogla. Problemi vjen kur përplasen fjalimet e kryeministrit për Shqipërinë që lulëzon dhe ashpërsinë e jetës reale të shqiptarëve të thjeshtë.
Kjo u kujton shqiptarëve një barsoletë të vjetër të kohës së komunizmit kur një edukatore kopshti po i fliste fëmijëve për Shqipërinë e mrekullueshme. Kur ajo mbaroi së foluri rreth vendit që e përshkroi si një kopsht me lule, një vend të begatë ku njerëzit ishin më të lumturit në botë, një vend ku çdo fëmijë kishte gjithçka, një fëmijë në fund nisi të qante. Kur edukatorja e pyeti pse, djali që po qante nisi të bërtasë: “Dua të shkoj në Shqipëri, ju lutem më çoni atje, ju lutem”.
* * *
2. “…Me hapjen zyrtarisht të fushatës elektorale Partia Demokratike qeverisëse dhe opozita kanë shpalosur strategji të ndryshme fushate me qëllim marrjen e 71 deputetëve, kufiri i nevojshëm për të siguruar mazhorancën në parlamentin me 140 vende. Partia Demokratike ka krijuar një koalicion të madh me 17 parti shpreson që të jetë e avantazhuar në zonat rurale....
....Fushata e PD-së do të fokusohet ndjeshëm në paraqitjen e arritjeve të qeverisë në katër vitet e shkuara. Partia Socialiste nga ana tjetër, shpreson të përqendrohet në figurën e konsumuar të Kryeministrit Berisha dhe në tragjedinë e Gërdecit, skandaleve të tjera të korrupsionit si dhe në elektoratin kryesisht të majtë për t’i rritur shanset e saj.... Vëzhgues të cilët janë jashtë grupimeve politike nuk janë shumë të qartë. Besojnë më shumë se as PD dhe as PS nuk do ta arrijë magjiken 71. “Juria” ende nuk ka vendosur se kush, Edi Rama apo Sali Berisha, do ta ketë më të lehtë të formojë qeverinë në rast se asnjëri prej tyre nuk do të fitojë mazhorancën. Por kjo mund të mos ketë rëndësi. Cilado parti që do të marrë numrin më të madh të vendeve në kuvend do të ketë një avantazh të madh në momentin kur deputetët të hyjnë në koalicione. Në këtë moment çdo deputet i këtushëm bëhet një “lojtar i lirë” që ka mundësinë të braktisë partinë dhe të zgjedhë krahun tjetër nëse dëshiron. Ajo parti që do të marrë e para mundësinë për të krijuar qeverinë do të ofrojë gjithçka që do t’i kërkohet, ministra, pará të thata ose stimuj të tjerë me shumë vlerë, për ta joshur të ndërrojë krah për të formuar shumicën e 71 deputetëve. Si koalicioni i PD-së, ashtu edhe ai i PS-së përmbajnë një numër të madh kandidatësh që do ta shisnin me shumë qejf veten e tyre tek ai që do të ofronte më shumë, që do të thotë se ftesa e Presidentit drejt Ramës ose Berishës për të krijuar qeverinë mund të hapë një luftë ofertash për të blerë besnikërinë e disa deputetëve kyç…”
E.G.
Comments
Pjese per Topallin nga nje
<p>Pjese per Topallin nga nje kabllogram i zv.Ambasadorit Cristina: "An uncharachteristically gentle Speaker Topalli welcomed the oposition's readiness to join....bla bla bla"Dhe nje tip i tille si kjo, qe as sjellshmerine s'ka karteristike te veten, po na lakohet si larg qofte president...si thoshte Jovan Bregu, pu,pu,pu,pu. Por ne dihet, na e ka thene edhe i pari i vendit tone "i madherishmi Sali" se ne jemi vendi i mrekullirave, dhe ketu tek ne gjithçka mund te ndodhe.</p>
Problemi yne eshte shporrje e
<p>Problemi yne eshte shporrje e ketij psikopati sali dhi berisha, ky kriminel i ndyre eshte e keqja qe shkaterroi vendin, mbolli faren e korrupsionit galopant dhe mosndeshkueshmerise se krimieleve dhe hajduteve, te cilet qeshin me ligjet, shkaterroi sistemine drejtesise dhe e ka futur vendin ne rruge pa krye; ky komunist provincial duhet te marre denimin e merituar per keto gjema te medha qe i ka shkaktuar ketij vendi...le t'i leme krimet e supervjedhjet e tjera qe ka mbi kurriz.</p>
C'faj ka Berisha kur te
<p> C'faj ka Berisha kur te zgjedhurit tane "blien e shiten" si pulat ne pazar gjasme ne emer te elektoratit?!Kam pershtypjen qe disa gjera duhet t'i shohim ne themel dhe jo ne maje te piramides,atje ku ajo mund te rrezohet,tek baza ,dhe ku jemi edhe ne duke e mbartur mbi shpine...</p>
Add new comment