Igli Totozani, heroi i romëve, dhe ndoshta Avokati i Popullit që na duhej

“Njëzet e pesë familjet rome jetonin pranë Liqenit Artificial. Shtatë prej tyre jetonin aty prej disa vitesh. Pjesa tjetër, 18 familje, erdhën aty kur banesat e tyre pranë Stacionit të Trenit u sulmuan nga persona jashtë komunitetit të tyre. Në atë kohë autoritetet nisën rinovimin e disa kazermave ushtarake për strehimin e tyre, por puna nuk ka nisur akoma. Por më 21 janar të këtij viti, këtyre familjeve u është thënë verbalisht se duhet të largohen. Tre ditë më vonë autoritetet erdhën aty dhe u kërkuan të largohen sepse do vinin ruspat. Sipas ligjeve ndërkombëtare, dëbimi nuk mund të bëhet pa pasur një vendbanim. Për më tepër dëbimet nuk duhen bërë në dimër”.
Sa më sipër është ngjarja që njohim të gjithë, por këtë herë është pjesë e një deklarate të organizatës jo qeveritare që ka në fokus mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, e cila është aktivizuar, me sa duket, prej “lojës” që bëri Avokati i Popullit. Gjesti i Totozanit për t’i marrë ata në ambientet e institucionit që drejton me siguri nuk e ka synuar këtë lloj mobilizimi e debati publik, por kjo ka qenë konsekuenca. E për këtë Avokati I Popullit meriton një “të lumtë”. Veçse me këtë që po bën po rrit pritmëritë prej tij. E kompetencat, fuqitë e mjetet tij janë shumë më të pakta se sa këto pritmëri.
Re.Pu.
Comments
Mos himnizoni njeri para
<p>Mos himnizoni njeri para kohe! ! !<br />Jepini te pakten kohen e duhur per te kryer detyrat minimale qe i kerkon posti qe ka . . .</p>
Ore ketyre te PD-se, per
<p>Ore ketyre te PD-se, per cfaredo tu flasesh u shkon mendja te Edvini. Ketyre u eshte bere Edvini si hije pas kokes. Si ky Zeneli ketu lart. Lajmi flet per romet, Zeneli per Edvinin. Hajde Zenel hajde.. :) Ik Zenel laj syte, se ju erdhi ora e preshit prap si ne 97 e mban mend? He te keqen</p>
hero mbase jo, po nje te
<p>hero mbase jo, po nje te lumte per nje fytyre humane te shtetit, fytyre me te cilen jemi cmesuar prej kohesh. e jo vetem te shtetit, por edhe te njerezve</p>
Add new comment