Kush do kërkojë falje për gabimet e deritanishme me pandeminë?

Postuar në 29 Tetor, 2020 14:57

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar së fundmi se populizmi mbi pandeminë e tanishme është papërgjegjshmëri.

Gënjeshtrat dhe dezinformimi, komploti dhe urrejtja jo vetëm që ndryshojnë debatin demokratik, por edhe luftën kundër virusit… Ajo që është shkencërisht e rreme duhet të përcaktohet qartë si e tillë. Populizmi nuk është vetëm joreal, por edhe i papërgjegjshëm

theksoi kancelarja gjermane në një fjalim para deputetëve një ditë pas njoftimit të mbylljes në Gjermani.

Qëndrimi në fjalë konfirmon një karakteristikë të qeverive në Perëndim që lidhur me situatën e pandemisë, po kërkojnë të gjejnë fajtorët në armikun e ri të intersit publik: Median Sociale. 

Është e vërtetë që ka shumë abuzime, manipulim dhe dizinformim, por këtu qeveri si kjo e Gjermanisë p.sh duhet edhe të kërkojnë falje për atë që kanë bërë deri më tani. Për propozimin e masave të ndryshme, të trajtimeve me medikamentë, me klasifikimin e virusit dhe sëmundjes, për ndryshimin e masave dhe vlerësimeve. Ne mbajmë mend të gjithë sesi eposi i maskave kaloi nëpër disa qëndrime publike, pohuese/mohuese të OBSH-së për të mbërritur sot në absurditete si këto në Shqipëri, ku maska është me detyrim në rrugë, por jo në bare.

Vërtet që ka populizëm dhe shpërdorim me frikën e përgjithshme, por atë e ushqeu më së shumti paaftësia e qeverive që nuk ditën të reagonin dhe iu përshtatën rrethanave. Ka shumë çështje për të cilat qeveria ka zë real dhe autoritet faktit. Por Shëndeti nuk është një gjë e tillë, sepse e drejta e jetës që kaq shumë trumbetohet si arritje demokratike, nuk ka kurrfarë kuptimi pa vetëmbrojtjen. Vetëm komunizmi arriti – pas Kishës – që si rend laik të dënonte Vetëvrasjen, por askush nuk e ndalon dot atë. Çka na ilustron se Jeta tejkalon kanonet e shoqërisë dhe rregullimet e saj. Ndaj nëse sot shohim se bota po e sheh si të pranueshme zëvendësimin e demokracisë liberale, kjo vjen edhe për shkak të njerëzve kaq të përgjegjshëm si Merkel apo Conte, të cilëve ndonëse nuk u mungon arsyeja, mesa duket u mungon intuita që është kaq e domosdoshme në situata të tilla.

Comments

Submitted by genti (not verified) on

me fal ju si redaksi mendoni qe keni kapacitetin e duhur per te gjykuar punen e merkelit.??!!cuditem.ne analize duhet te futesh dhe veshtirsit shkencore mbi nje fenomen te ri qe njihet ne teori por shume pak ne praktik.sa nga qeverite boterore kane pas eksperienca me pandemit???problemi i maskave ne rruge dhe atyre ne bare eshte nje e mesme e kerkuar midis aspektit shendetsor dhe atij ekonomik.ne nje moment kur nje shteti i ven ne kolaps dhe overload sitemet spitalore ateher dhe masat jane ekstreme ne baze te situates po ekstreme qe ti po kalon.jam dakort sh me ju qe ka plot nonsense ne sh rregulla qe meren,por sjam aspak dakort me ju qe e lidhni me demokracite liberale.permendni vetvrasjen si e drejt themelore?!,dhe vetmbrojtjen,por ngaterroheni sepse ne pandemi ti kur rrezikon veten tende rrezikon dhe shendetin publik,nuk isolohesh vetem te vetja.eshte aspekt biologjik zinxhir dhe aspak i isoluar.eseja juaj me duket e ulet dhe pa vler intelektuale.kur rrezikohet shendeti publik nuk ka me vler neoliberalizmi dhe negazionismi i fenomeneve.shume delirant shoh ne mediat shqiptare.ne jeten moderne ka ente rregullatore

Submitted by redaksia on

Ese? Ku eshte eseja? Dhe tjetra: Nuk po gjykojme studimet mikrobiologjike, por politikat "mbani maske, hiqni maske". Dhe ne fund, shendetin nuk ja besojme Merkelit, te jete kush te doje. 

PS: Cfare shihet ne komente nuk ka as emer. 

Submitted by Allegro ma non ... (not verified) on

Eshte thene dhe sterthene qe diskutimi fillestar per maskat u diktua nga frika se mos mbetej pa mbrojtje personeli shendetsor, ne qofte se e gjithe popullsia kudo ne bote do te kerkonte menjehere te siguronte maska. Me te drejte apo jo u mendua se kjo gje do te fuste ne kolaps sistemet shendetesore. Kete e nderuara redaksi e di shume mire, por ben ate qe di te beje me mire, te tjerre sofizma per pafuqine e demokracise liberale. Por si gjithmone nuk na tregon se cilet jane idhujte e saj jo liberale, "te cileve iu beson shendetin". Me emer dhe mbiemer, ju lutem!

Submitted by redaksia on

Mos tregoni mungese edukate me nje kerkese kaq te personalizuar se eshte fyerje per erudicionin qe manifestoni! 

Falemnderit! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.