SHBA-të Berishës: Mos e kalo Rubikonin! Ndryshe ....

Postuar në 01 Shkurt, 2012 14:35

Ambasadori amerikan ka dhënë për Sonila Meçon e televizionit ABC një intervistë, në të cilën gjen rast për herë të n-të të marrë në mbrojtje hetimin e pavarur të ngjarjes së 21 janarit -- dhe kryeprokuroren. Sipas Temës, që deri në këtë moment është e vetmja agjenci online që ka raportuar mbi këtë intervistë, Arvizu ka thënë se “[kryeprokurorja] është funksionare publike, është e përgjegjshme dhe jep llogari për atë që ajo bën. Mund të flitet për performancën e saj, por” – dhe këtu është hera e ‘diplomacisë pa dredha’ – “ka një kufi; nëse shkon në kërcënime dhe kanosje, tejkalohet kufiri dhe kjo përbën problem për SHBA-të. Ne besojmë tek liria për të folur, por kur ka kërcënime të drejtpërdrejta dhe të nënkuptuara, ndoshta edhe abuzime verbale duke vënë në dyshim aftësinë profesionale të asaj zyre, kjo ka potencialin të krijojë disa vështirësi me SHBA.”

Gazetarja Meço ka ndërhyrë me një pyetje që synonte konfirmimin e asaj që i dëgjuan veshët (e që ndoshta s’e ka besuar aty për aty), dhe ambasadori amerikan e ka përsëritur atë që sapo tha: “performanca e Ina Ramës është subjekt diskutimi, por ka kufij dhe nuk duhen kaluar pasi ndryshe do ketë pasoja”.

Me sa duket, kemi të bëjmë me një thyerje të madhe mes Berishës e SHBA-ve, dhe ky fakt përbën zhvillimin më interesant të gjashtë viteve të fundit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Rimi (not verified) on

Vizitoni per kuriozitet ABC-News-in e Berishes ne website e vet dhe do shifni se si kane shkeputur fjale aty ketu neper rrjeshtat e ambasadorit per te bere lajmin. Tmerr! Madje dhe video nuk eshte shfaqur, per dallim nga heret e tjera.

Submitted by arvanites (not verified) on

Gjate fushates elektroale per zjgedhjet vendore 2011, Lulzim Basha i pyetur nga Cani ne emisionin e tij Zone e lire ne lidhje me mardheniet me ambasadorin Arvizu u pergjigj: "Ambasadori me ka sygjeruar nje firme amerikane per ndertimin e Tramvait ne Tirane dhe une e siguroj se kur te fitoj Bashkine e Tiranes do e marr seriozisht ne konsiderate". Idene per Tramvain e Tiranes Lulzim Basha e permendi edhe ne viziten e tij ne Washington dhe ve bast qe fituese e tenderit per te ndertuar Tramvain do jete nje firme amerikane. Kjo eshte arsyeja qe ne kete interviste si dhe ne raste te tjere Ambasadori Arvizu shpenzon fjalet me te mira per Lulzim Bashen.

Submitted by tekniku (not verified) on

I ka ardhe koha ketij pushti te zhduket nga skena politike.Sa shume e kane duruar shqiptaret e mjere kete lloj monstre.Hera e dyte qe kruhet me USA per probleme kyc,tanime nuk ka shpetim me sa duket ,te shohim me c'fare cmimi ky kriminel do te zhduket nga politika ndoshta edhe nga Shqiperia.Mund te shkoje ie qete ne Serbi,sepse e kane dhender dhe e kane dashur me kohe.and bleause

Submitted by nik (not verified) on

po edi do te kerkoje falje sic tha arvizu

po prokurorja do te nderroje termat nga ngjarje ne bulevard ne sul ndaj kryeministrise, sic tha arvizu

apo muc nano nuk e ka lexuar.

Submitted by Arbereshi (not verified) on

A e kupton tani zoti Mustafa Nano se ajo e Ina Rames,nuk ishte "thjeshte nje interviste" dhe nje "Inarama-mani" e ekzagjeruar dhe ekzaltuar ne mit nga "Arbereshet" e kompani?Po na dalin pak ndryshe punet,apo jo?Pra ishit ju qe deshit ta thjeshtonit,te mbulonit vlerat e rendesine e vecante te kesaj ngjarjeje qe lidhet me luften per drejtesi e vendosje te ligjit dhe rendit te vertete ne Shqiperi.Ju gjithnje nxitoni te jeni "te paret" ne lajme,sic bete sot me deklaraten e megafones se kryeministrise me historite me "puc" e konspiracion te madh Edi Rama-Topi-Ina Rama,por harroni se ne Shqiperi "intervistat" nuk jane aq "te thjeshta" sic quajtet intervisten e zonjes Rama dhe ato vijne njera pas tjetres,njera me e forte se tjetra.Po kete intervisten e fundit te ambasadorit amerikan Arvizu dhe deklaraten e tij te forte e pa ekuivoke ne mbrojtje te Prokurores se Pergjithshme Ina Rama dhe institucionit qe ajo drejton, mos e quani edhe kete thjesht nje lajm,nje interviste te thjeshte e asgje tjeter? "Neutraliteti i kerkuar" qe theksonit ju para nje jave.,zoti Nano,sot u duhet ta thyeni disi,sa per te mos dale perseri zbuluar e lene fare ne heshtje" kete lajm tjeter" te ardhur kete rradhe nga Amerika zyrtare e presidentit Obama dhe Sekretares Hilari Klinton, e jo nga sallat e "ligjeratave foshnjore " te Bashes,te sajuara nga shoqerite lobiste te paguara per te arnuar imazhin e peshtirosur te qeverise dhe mazhorances ne SHBA.

Duku,pra, andej nga "Tema" zoti Nano dhe mesoni pak si shkruhen lajmet e si behen analizat,kur je i vendosur ne nje rruge dhe e ke "by...n" top e ta mban edhe burrerine dhe atehere do te kuptoni se ne Shqiperi kane dale  vertete edhe gra me "bole",sic thonit ju ne permbyllje te nje shkrimi tuajin.

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Pergezime Arbereshi.  Koment inteligjent dhe pikant.

Gazetaria trime, pasionante dhe shpesh koherente e Mucit zhvleresohet disi nga kompleksi qe ka ai per tu dukur neutral, mbi palet  (lexo steril).   Artikulli i tij i fundit per intervisten e Ina Rames ishte, out of target, out of place.  E vertete qe ajo qe beri Ina Rama ishte dicka fare normale dhe a padenje per tu trajtuar si e jashtezakonshme (ne nje vend normal). Por ketu qendron gabimi i Mucit. Ne Shqiperine e sotme ku gjithcka ka shkalluar, dikush qe u demonston gjithe shqiptareve qe mund dhe duhet te sillemi ne menyre normale, qe mund dhe duhet ta bejme shtetin, perben eveniment te jashtezakonshem. Nje eveniment ku gjerat qe nuk te pelqejne duhet ti mbyllesh ne syrtare per ca kohe, dhe te duartrokasesh fort, shume fort per ate qe ndodhi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.