Një tjetër lajm në intervistën e Ambasadorit Arvizu në ABC News

Postuar në 01 Shkurt, 2012 16:45

Në një shënim të mëparshëm, njoftuam se Ambasadori Arvizu ka dhënë për Sonila Meçon e televizionit ABC News një intervistë, në të cilën gjen rast për herë të n-të të marrë në mbrojtje hetimin e pavarur të ngjarjes së 21 janarit -- dhe kryeprokuroren. Si kryelajm të intervistës, veçuam thënien e theksuar dy herë të Ambasadorit Arvizu se nëse shkohet në kërcënime dhe kanosje të kryeprokurores, tejkalohet kufiri, dhe kjo përbën problem për SHBA-të. Kjo bombë e ambasadorit amerikan vjen pas deklaratës së fortë të Bob Hand-it në Zërin e Amerikës se, të ngresh akuza për grusht shteti apo të kërcënosh se do të ndjekësh ligjërisht zyrtarët pasi të jenë larguar nga posti, nuk bën tjetër veçse krijon më tepër mosbesim në aftësinë si Kryeministër për të drejtuar Shqipërinë (http://www.respublica.al/artikuj/2012/1/26/sa-peshe-kane-fjalet-e-bob-hand-it-rreth-aftesise-se-berishes-per-te-drejtuar).

Të marra së bashku, deklaratat e mësipërme tregojnë se kemi të bëjmë me një thyerje të madhe mes Berishës e SHBA-ve.

Ndërkohë, në intervistën e ambasadorit Arvizu kishte edhe një lajm tjetër, jo fare të palidhur me kryelajmin e mësipërm. Kur u pyet për Lulzim Bashën, ai tha që mendonte se është e drejtë të thuhet se është një yll në ngjitje. “Është 30 e ca vjeç dhe është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mendoj se është e rëndësishme të ketë gjak të ri, freski, në politikën shqitare,”- tha ai për Bashën. Më tej, Ambasadori Arvizu theksoi se politikanët mbi 60 vjeç duhet ta kuptojnë se është mirë t’u japin mundësi politikanëve të rinj ta provojnë veten.

Përkthimi nga diplomatikisht në shqip: Berisha, hapja krahun Bashës!

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by nik (not verified) on

zaloshnja.

me keto shkrime kaq te shpejta,pa e kuptuar thelbin e ceshtjes,do te marre inat edi rama qe akoma nuk ka shkruar ne twiter sepse mori nje goditje te forte nga ambasadori.

je bere me majtist se te majtet,ose me mire te themi po behesh maoist

Submitted by Migena Aleksi (not verified) on

Po, po ashtu eshte... Dhe Berisha gati eshte per tja hap (rrugen...). Aman o c'i keni keto "analiza"..  Nese "yjet" pranohen si "yje" edhe kur jane vrases dhe vjedhes parash dhe mandatesh, na shplafte mortja si popull me keq nga cna ka shplare. Me Rame pasivin ne krye

Submitted by Tosi (not verified) on

Jam dakort me mendimin tuaj dhe sinqerisht me skandalizon  naiviteti  disave qe mendojne se te rinjte e politikes do te dalin nga xhepi me fjongo i xhaketes se Sales. Per mendimin tim eshte pikerisht kjo llogjike qe po shkatron edhe shpresen per te ardhme. A ka mundesi ne bote qe Luli i Saliut, ky 30-vjecari hajdut e kriminel te jete e ardhmja e politikes shqiptare????????.  Ai vertet qe eshte nje qen i ndyre dhe mund ta kafshoj edhe te zotin por qen ngelet, prandaj ju lutem mos na hapni zoret me kto "lajme". Politika nuk duhet te jete nje vend njerzish te katapultuar as nga Arvizu dhe nga askush tjeter por nje  terren ku duhet te shohim njerez me integritet dhe aftesi te provuara profesionale e jo si kta 30-vjecaret qe punen e pare qe kane bere eshte minister,  ndaj dhe kta katapultuesit (Amerika dhe Europa) me mire te investohen ne terrenin e politikes shqiptare qe ajo te mos jete nje baltovine ku vetem derrat mund te mbijetojne por ta shendrojne ate ne nje arene te intelektualizmit dhe ideve progresiste bashkekohore.

Submitted by a.g. (not verified) on

E kishte llafin per nga nuri qe eshte yll ose star .Shija e ambasadorit, s'kemi c'te bejme. Vjen pak i pashem ne fakt !

Submitted by nik (not verified) on

o zaloshnje

po edi do te kerkoje falje sic tha arvizu

po prokurorja do te nderroje termat nga ngjarje ne bulevard ne sulm ndaj kryeministrise, sic tha arvizu

apo i kishe veshet mbyllur

Submitted by olti (not verified) on

Per cfare sulmi ne Kryeministri flet o Niku. Njerezit u acaruan kur shikonin korrupsionin e Ilir Metes tu fut ne xhep 700 00 euro, ne nje kohe qe skishin me honger??? A gjetet ndonje plumb ne muret e Kryeministrit???? Po ne smund te protestojme se cdo gje qeka puc? Po mos ndiqni me nje te  cmendur si Salia se nuk ecet keshtu. NUK KISHTE ASNJE JUSTIFIKIM TE PUSHKATOHESHIN NJEREZIT JASHTE KRYEMINISTRISE, VEC NDJENJES SE BAJRAKTARIZMIT.

Submitted by adi-ny (not verified) on

Me analist medioker se ky zaloshnja nuk kam pare.  Diplomacia amerikane e perkthyer nga zaloshnja: nje kriminel ne renie hapi rrugen nje vrasesi dhe hajduti ne ngritje!!

Submitted by arian (not verified) on

perfundimi nuk eshte i Zaloshnjes,por vete rrjedha logjike,e qendrimit te Arvizu-t pesonalisht,apo e Sh.B.A-ve;kjo eshte ceshtja!Mund te jene nginjur me Berishen,kjo s'do te thote se do heqin dore dhe nga elektorati i tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.