Rama: Do jemi në institucione
Edi Rama ka dhënë këto ditë një intervistë për programin Shqip, në të cilën përpiqet të përkufizojë opozitën që do të kemi jo vetëm për vitin e ardhshëm, por edhe për zgjedhjet e vitit 2013. Është intervistë e toneve të buta, pajtuese e grishëse. “Kujt … s’i pëlqen qasja e opozitës, le ta bëjë opozitën sipas mënyrës së vet…. Kështu pasurohet edhe opozitarizmi, që është shumë më i gjerë sesa opozita zyrtare”, thotë ai, duke mos harruar të saktësojë pak më poshtë se opozita do të jetë më në fund institucionale, gjë që e bën me shprehjen: “unë nuk jam në krye të një lëvizjeje të armatosur, por në krye të një partie”. Një gjë të tillë e ka thënë shpesh pas momentit më të keq politik të vetit, dmth pasi Berisha i mori Bashkinë e Tiranës nëpërmjet alkimisë së procedurave të kritikuar dhe nga ndërkombëtarët. “Ushtrimi i dhunës, që ishte e vetmja gjë që s’u përdor prej nesh pas grabitjes ditën për diell [të zgjedhjeve në Tiranë], nuk është e s’ka si të jetë në asnjë rast pjesë e vizionit, misionit dhe funksionit tonë”, i vë vulën ai strategjisë politike të PS-së për pjesën e mbetur të legjislaturës.
“Ata që na kritikuan për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kishin të drejtë”, ripohon ai një gabim të bërë, për të cilin është qortuar nga të gjitha anët. Vetëm pas zgjedhjeve e ka bërë këtë mea culpa, gjë që të bën të mendosh se humbja e tij (edhe kështu si erdhi) e ka bërë disi esëll.
Shpresa e Ramës vazhdon të jetë ndërgjegjësimi i shqiptarëve mbi faktin se kush është Berisha e regjimi i tij. E nënvizon si pa dashje këtë gjë pa e vrarë mendjen se kjo mund t’i merret për dobësi, kur thotë, se “s’është më hiç në pyetje kush vjen nesër në qeveri, po kush duhet të largohet nga qeveria”. Kjo në fakt është shpresa e të gjithë atyre që janë në opozitë, por këta të fundit, krahas përgjegjësisë për të refuzuar një regjim, meritojnë të dinë se what’s next.
E.G.
Comments
Nuk e kuptoj pse vazhdon te

Nuk e kuptoj pse vazhdon te derdellite ky njeri, se nuk po i kerkon njeri te marri armet, problemi qendron se cdo te beje kjo opozite nese vjen ne pushtet, do te ngreje shtetin ligjor, s'do te vjedhe zgjedhjet (ata na i vodhen, ne pse mos ti vjedhim), do te denoje hajdutet e prones publike (politikane e biznesmene), korrupsionin, krimin, do te ngreje ekonomine ne baza te shendosha, e te tjera e te tjera (sic do te thoshte Teodor Keko)!?

Ne lidhje me ndergjegjesimin

Ne lidhje me ndergjegjesimin e shqiptareve e ka shume mire Edi , por ruget per ndergjegjesimin e shqiptareve i ka te gabuara ---------Sepse ndera mundohet i ndergjegjesoje shqiptaret per korupsionin e Qeverise , Edi merr prane tij njeriun me te koruptuar te ketyre 20 vjeteve por edhe nje Antishqiptar i terbuar ,Anastas Angjelin

-Atehere cfare mesazhi ju dergon shqiptareve kreu i opozites kur merr prane tij kete DEFICENT , te cilin e edhe Nano e largoi njehre per shkak se ishte shume i koruptuar

-- Ne kete rast Edi i ndergjegjeson shqiptaret ne drejtim te kundert : -Qe edhe opozita eshte njelloj si pushteti , e Koruptuar

Nga ana tjeter opozita qe ben Edi eshte tipike "Kristiane " qe kur dikush te jep nje shpulle ne njeren faqe , ti ktheji edhe faqen tjeter -loooooooool --Ne ket emenyre kthehesh gjithmone ne nje "Punching Bag" ndersa Sala ngelet gjithmone ai qe te ...Punch loooooooooooool--hahahahahahahaha

------------E megjithate menyra si e shpreh vendimin e etij Edi , tregon instiktet e nje arrgoanti te heshtur qe i ka zene qerja bishtin --Kjo tregon se ai nuk e njef aspak lojen ne EKIP ,

dmth te punoje me gjithe spektrin e opozitareve--Kjo eshte shprehje e deficences intelektuale ne trajtimin modern te politikes;---- Simptoma keto te njerezve MEDIOKER dhe pa vizion ne politike

----------Keshtu qe ai do ngelet serish vetem, sepse ai nuk di te beje aleanca , ai di te beje vetem armiq , Ndaj edhe eshte i DESTINUAR TE HUMBASE CDO LLOJ ZGJEDHJE NE TE ARDHMEN

Add new comment