Shqipërisë i kanë ardhur “ato”
Zgjedhjet elektorale vendore – qershor 2015 – i dhanë Shqipërisë nga Jugu në Veri, pothuaj si dy vite më parë, një ngjyresë politike menstruale. Cikli demokratik është thyer dhunshëm prej një trandjeje e shkundullime të panatyrshme, prej së cilës ngjyra e mavisë e ka përfshirë fundekrejt mëmëdheun, mu si një gjymtyrë të gangrenizuar. Mbetet vetëm dilema: do të ketë përmirësim vallë gjymtyra (do t’i mbijetojë gangrenës) apo do të duhet të “amputohet”?
Shqipëria është mavijosur prej një dhune të padukshme, bizare, një dhune të brendshme, që ia ka prishur ciklet e natyrshme demokratike, duke e reflektuar së jashtmi këtë dhunë me teptisjen e mavisë intensive. Shqipëria ka pësuar trandjen e ciklit të proceseve fiziologjike; thënë ndryshe: Shqipërisë i kanë ardhur “ato”… Në simbolikën e ngjyrës, mavia është “simbol diversioni”, “harmoni e kontradiksionit” (Nikola i Kuzanit), “mashtrueshmërisë së jetës tokësore, mirazhit” (Hosrov-i), ndjesi e shqetësimit – “ngjyrë e gjallë, por e pahareshme” (Goethe), “një tingull i sëmurë, diç e shuar dhe pikëllimtare, që i përgjigjet tingëllimës së fagotit dhe fyellit” (V. Kandinski) etj.
Sa përputhshëm tingëllojnë këto përkufizime simbolike me epideminë e mavisë politike që ka kapluar Shqipërinë! Me dy-tre rriska qiejsh blu në skaje, kromatika politike e Shqipërisë po shkon drejt kapitullimit dhe nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme harta jonë me blu mund të ketë mbase vetëm liqenet dhe vijën bregdetare, gjykuar kështu nga modelet e rezultateve ala-komuniste të disa qyteteve. Po përse, vërtet, çfarë nuk shkon me votuesin masiv shqiptar, që u “mavijos” kështu – nëse ka arsye ta kërkojmë shkakun te votuesi dhe e drejta e tij për të shprehur i qetë e i patrazuar vullnetin e tij të padiskutueshëm demokratik? Mund të numërojmë, nëse i hyjmë kësaj llogarie, dhjetëra shkaqe të vogla e të mëdha, e ndër to, edhe faktin se në mbi 50% të së drejtës së tij, “sovrani” ynë, i zhgënjyer e i tëhuajësuar, as që e mori mundimin t’i drejtohej kutisë së votimit. Maksimumi, ky “sovran” e ndoqi në ekran, përmes një kureshtjeje të përzier me bezdi, kacagjelimin e ndërkryer të kundërshtarëve elektoralë. Pjesa tjetër, më pak se gjysma e “sovranit”, nuk e kishte këtë “luks”: i fryrë dhe i pompuar me silikon premtimesh, parash kesh (për ditë të zezë), përsëriti pragmatikisht ritualin në kutitë e votimit, kësaj radhe pa pikë besimi në zemër, duke i hapur kësisoj udhë marshimit të zgjyrës mavi në krejt shtatin e drobitur të mëmëdheut. Sepse tanimë votuesit shqiptarë janë lodhur nga ngjyrat e rrejshme, andaj dhe nuk pranojnë më më shumë së dy ngjyra.
Madje, edhe kriteri për të zgjedhur midis sosh, përcaktohet nga forca për dominimin total. Nuk bëhet më fjalë për vlera identitare; nuk bëhet më fjalë për bindje botëkuptimore, as për ndjeshmëri të bazuara në doktrina politike, sepse për besueshmëri platformash dhe profilesh garantuese qytetare, si dorëzanë të sprovuar e të ndershëm – as që bëhet më fjalë! Po të ishte kështu, që të besohej në përvojën, aftësinë dhe sinqeritetin e kandidatit, dr. Halim Kosova do të ishte shpallur fitues në kryeqytet me mbi 80% të votave. Atëherë? Nuk duhet, pra, ta kërkojmë te votuesi shkakun e rezultatit menstrual të këtyre zgjedhjeve të mavijosura; as tek ata që votuan, as tek ata që abstenuan. Nuk kishte arsye të mbështetej masivisht gjendja thellësisht dëshpëruese e Shqipërisë së sotme të papunësisë; të listave nëpër dyqane; të taksave të larta dhe falimentimeve të pandalshme të bizneseve; të mprehjes së briskut për rrjepje të sofistikuara gjobash absurde dhe çmimesh astronomike; të spastrimit pa të sosur të administratës dhe mbushjes së saj me militantë fushatash; të monopoleve të reja dhe oligarkive kriminale nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, të mungesës së çdo shprese se në këtë vend mund të jetohet; të vjedhjeve e grabitjeve të bujshme të pasurisë së shtetit dhe qytetarëve në mes të ditës; të korrupsionit violent e të pandëshkueshëm; të trafikut të organizuar të drogës dhe të vrasjeve të porositura politike etj. etj.
Të gjitha këto e të tjera ishin një shkak i mjaftueshëm që vota e shqiptarëve, në mos ndëshkuese, të kishte qenë së paku e mjaftueshme e realiste për një ekuilibrim të pushteteve. Dhe ajo që veçojmë në këtë sfond është fakti se pse votuesi nuk e mbështeti alternativën opozitare për “ulje taksash, për punë dhe dinjitet”?
Mendoj se nuk është faji i votuesve. Mendoj se votuesi i djathtë, përkundër gjendjes së dëshpëruar të vendit, është ende në një krizë të thellë besimi ndaj opozitës së djathtë. Opozita nuk arriti ta bindë votuesin e saj, sepse që nga qershori i vitit 2013 nuk ka reflektuar sinqertë për humbjen. Nuk ndodhi analiza e premtuar për shkaqet e humbjes, ndër të cilat më të rëndësishme për këtë votues janë: shpërbërja e fizionomisë identitare të së djathtës dhe rrëshqitja në kompromise kolaboracioniste me renegatë “jo të një gjaku me të”; hezitimi për të reformuar bazën dhe riciklimi i shumë figurave tashmë të konsumuara, pa vizion, pa energji, madje do thënë: burokratë të bezdisshëm; frika gati mistike dhe okulte ndaj personaliteteve të djathta për t’i përfshirë në rigjallërimin e frymës së djathtë demokratike brenda opozitës për të rifituar identitetin e shprishur (përkundrazi, PD-ja u soll me ta në mënyrë fanatike, duke i mbajtur sa më larg, me kujtesën e dikurshme armiqësore të plenumeve komuniste).
Po më forcohet përshtypja se PD-ja njëmend nuk e njeh as botën, as psikologjinë e së djathtës. E kush ta njohë? Çunat e gocat e reja pa kujtesë, që prodhojnë degët e PD-së nëpër lagje, apo riciklimi burokratik i ish-drejtorëve dështakë, që kanë përgjegjësi për humbjen? Partia Demokratike si opozitë refuzon të bashkëpunojë me ata që e kritikojnë, duke hetuar ndër ta diversionin dhe jo shqetësimin e sinqertë për fatet e demokracisë dhe idealet e dhjetorit 1990, ndërkohë që, nga ana tjetër, nuk ngurron të bashkëpunojë me ish-kundërshtarë të saj botëkuptimorë, të krijojë aleanca me këta ish-kundërshtarë të anatemuar, duke zbuluar para votuesit të djathtë tiparin e saj më të pasinqertë: llogarinë për pushtet me çdo kusht e çdo çmim! Dhe rezultati negativ zgjedhor është, në një masë të madhe, peng i kësaj mungese të sinqeritetit, dekurajim dhe alienim nga një e djathtë e tillë, që nuk e respekton identitetin e zgjedhësit, duke e ftohur, alienuar atë, duke e shtyrë atë drejt abstenimit – në rastin më të mirë, apo duke e braktisur të degradojë në pazare të ulëta elektorale – në rastin më të keq.
Nuk është faji i votuesve. Ata tashmë kanë parë dhe kanë mësuar mjaft nga “aleancat fluide”, nga katapultimet e fryra mediatike të figurave të reja, që janë garanci vetëm për karrierën e tyre, të aftë të kapërcejnë ylberin politik me ofertën më të parë, sa herë t’ua dojë interesi personal. Sigurisht, prej një ndërrimi të menjëhershëm të rregullave të lojës, në lojë e sipër, edhe zgjedhësit humbasin besimin dhe bëjnë llogaritë e tyre, tashmë me rregulla të gatshme loje, të tilla, siç janë kujdesur t’ua ngulisin pashlyeshëm në memorie partitë tona politike.
Mandej dihet: nga çarja e besimi në vlerat e sinqerta të përfaqësimit, desakralizohet dhe vota; rrjedhimisht, depërton diç tjetër në këtë të çarë: llava mavi e diversionit, llava tejpërshkuese, molepsëse e dhunës, shantazhit, parave dhe premtimeve… mandej, dëgjohet si rreh tenja e ngjyrës, si shkallmon prej dy vitesh trupin e drobitur të mëmëdheut tonë, të trandur në aksin e saj demokratik.
Opozita duhet të nisë reflektimin e saj të thellë, kësaj here – të sinqertë, të ringrihet mbi baza të shëndetshme identitare, jo sektante, sepse pa një bashkim të sinqertë, moral e shpirtëror, nuk mund të shembet gracka prej vargmalesh oligarkike e financiare, në të cilën ka rënë peng sot shoqëria jonë. Opozita duhet t’i ringjallë besimin të djathtës dhe të lëkundurve, se ky vend është edhe i yni, se në këtë vend mund të projektohet e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë dhe se kjo arrihet ndershmërisht, sipas meritës, “me punë e dinjitet”. Por më së pari PD-së dhe opozitës i duhet të bëjë “ekzorcizmin” brenda radhëve të saj, nëse ndien përgjegjësi për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Ndërkaq, Shqipëria e mavijosur elektorale duhet të kalojë trandjen e thellë tranzitore të shprishjes së natyrshme të cikleve demokratike. Sepse duket ashiqare: tash për tash, Shqipërisë i kanë ardhur “ato”…
"Panorama"
Comments
Ok. cinik me gjetjen e

Ok. cinik me gjetjen e menstreuacioneve, me rrjedhje gjaku dhe cinizmi eshte i justifikuar perkundrejt realitetit e depresionit si pozicionim ideologjik dhe jo vetem por dhe si reflektim perbuzes per fatalitetin elektoral. Po jeni belbezues dhe nuk je ne lartesin e qytetarit, flas per qytetarin e iluminuar te mijvjecarit ne te cilin jetojme. Po cinik kam te drejte te jem dhe une dhe pse cinizmi eshte hipoteke e kapital i politikes. Dhe gjeja me e lehte eshte te jesh cinik, perbuzes i verbuar e terbuar nga realiteti qe te rrethon. Po cinike jane dhe Edi Rama dhe sali berisha dhe cinizmi sado qe eshte arme e njerzve te kultivuar dhe eshte dhe perversitet. Ciniket jane gjithmone ne llogore. Le te hedhim nje sy ne keto 25 vjet. Njezet e pese vjet mjegull dhe labirinth duke deformuar cdo gje dhe aspak transparence nga politika dhe vecanerisht nga PD-ja dhe ne keto njezet e pese vjet nuk kam lexuar gjekundi qe te zgjohen intelektualet; per hatrin tend analistet, apo opinjonistet, e te gjithe te cmendurit qe shkruajne e verdallosen ne kopshtin e labirinthit si te cmendur dhe nuk arrijne ta gjejne as hyrjen e as daljen e politika i centrifugon duke i percunduar e nuk ja nin se ju ka mat kryt me spage si Socialistet ashtu dhe Demokratet. Ju kane dhunuar, ju kane perdhosur, ju kane mashtruar, ju kan gjakosur, ju kan bekuar, ju kan paguar, dhe ju a kane fut koqet ne bige dhe e keni merituar. Po po e keni merituar dhe votuesit ju njohin e njohin te gjithe. Nuk eshte nevoja te permend emra se pothuaj te gjithe jeni te shtrydhur si limon dhe keni qejf te mos gjeni daljen apo hyrjen ne labirinthin mashtrimin apo iluzionin e politikes. Dhe Shqiperise nuk i kane ardhur “ato“ po Shqiperise nuk i kann ikur asnjehere “ato“ po vetem se kane vene nje tampon modern dhe Maskimi, Tamponi Slipi e keni mbeshtetur ju te gjithe e jeni ju te gjithe me te gjitha llojet e shtresat sociale qe nga te perndjekurit e deri te spiunet. PD eshte nje bande, eshte nje pjelle shtatanike e PP-se nje surrogato e karikature e saj qe koha ne mungese te nje mbarsimi e polli/deshtoje e sekrecionet vazhdojn te rrjedhin ne shqiperi. Dhe nuk mund te flitet per sinqeritet e reflektim te thelle e te ringrihet mbi baza te shendetshshme identitare, jo sektare.“ Eshte iluzjon te mendosh qe Pd te ngrihet me L.Bashen e sali Berishen I gjitha kjo arkitekture e kompozim partiak nuk ka te beje me te djathen vetem me te djathten nuk a te beje po nuk ka te beje as me te majten ashtu sic nuk ka te beje me te majten PS...

Agron Tufes nuk i kane ardhur

Agron Tufes nuk i kane ardhur akoma menstruacionet mendimit (menstruacionet jane cikel pastrimi dhe rinovimi i jetes). Ndoshta nuk i vijne me dhe ka hyre ne menopauze, por ca gjera mund edhe tja sqarojme Z. Tufa.

1. Kane votuar 72%-74% e shqiptareve dhe jo me pak se gjysma e sovranit

2. Nuk eshte denuar e djathta se nuk ka bere analizat e humbjes se 2013 dhe po riciklon drejtore te dale boje, por sepse sovrani e ka kuptuar qe e keqja qe i ka bere Berisha ketij vendi nuk shlyhet kurre dhe sa kohe eshte jo Berisha por edhe vetem hija e tij tek e djathta, sovrani tmerrohet se kanceri do rikthehet dhe si rrjedhim nuk do e votoje kurre te djathten.

3. Nuk eshte prishje e cikleve demokratike fitorja e nje grupimi potitik qe ka 2 vjet ne pushtet. Argumenti yt vlen dhe vlen shume nese kjo qe ndoshi tani perseritet pas 4 vitesh.

4. PD ka nevoje me shume se kurre sot per menstruacione, ose do te plaket dhe vdes shpejte. Shqiperise ka nevoje sot me shume se kurre per nje te djathte te re moderne.

Shum njerez,dhe

Shum njerez,dhe analiste,gazetare,politikane por dhe ``popull`` shtiren sikur u dhimset e djathta, sikur jane te djathte dhe per kete jane me kta te tanishmit se jane kunder ``komunistit`` Berisha ! Kjo shpeshhere me duket sikur te thoshe ne kohen e luftes II '' Jam kundra Hitlerit prandaj jam me gjermanet '' ! Te djathtet e vertete e sidomos ish pronaret kane krejt te drejte te jene kunder ``socialistit`` mix Berisha sidomos per qendimin ndaj prones (beri nje reforme te dyte agrare) si dhe per qendrimin teper te bute dhe mbrojtes ndaj ish nomenklatures komuniste, por kursesi nuk mund te jene me trashegimtaret e tyre te bashkuar me element kriminal per te erdh ne pushtet me cdo kusht dhe cdo menyre dhe me e keqja per te bere qe edhe ato pak vlera (njerzore) qe kane mbetur ktu te largohen ! Eshte e cuditshme qe mbahen per analiste por ne fakt i lexojne numrat (votat) si nje qe sapo i ka mesuar ato(klasa e pare) . Nje llogjike krejt e thjeshte (boll te jete e pa paguar,e pa korruptuar) mund ta jepte nje interpretin te deformimit(blerjes,imponimit) te votes si ne 2013 ashtu dhe 2015.

P.sh . ne zgjedhjet e 2013 PS mori po aq mandate sa 4 vjet me pare dhe ish blloku qeveritar doli prape shumice, por si duket pazari ka qene i bere qe duhej te ndrroheshin portat dhe qeveria e PD la lirshem blerjen e votes nga LSI ndoshta qe ta kishte si mbrojtje ndaj pushtetit te ardhshem(si ish aleat i tij). Kush analist mund te me mbushi mendjen se vertet LSI FITOI aq mandate me votim te ndershem ? Cdo gje ishte kundra saj ne keto votime qe normalisht do conin ne humbje te thelle te saj : 1- si parti qeveritare,2- si parti qe tradhtoje votuesit e saj duke bere koalicion me ``armikun``Berisha, 3- 21 Janari u zhvillua kundra ksaj partie pasi ministra te saj u perfolen dhe u pane nga cdo kush duke bere ``biznes`` ne zyre etj .etj. Po ashtu dhe per zgjedhjet e tanishme nuk besoj se numrat lexohen prape si ne fillore ! Kush eshte nje nga ju qe mendon se vertete PS eshte pas LSI ne shume bashki ???

Shume mire. Kur te vijne ato

Shume mire. Kur te vijne ato eshte shenje e Rilindjes. Ti Tufa je me kta apo me ata?

Ore Agron, po mire Saliut qe

Ore Agron, po mire Saliut qe kush e di kush ja ka thene ne vesh, dhe Zhosefina qe thote cka thote Saliu, po ti cne qe je djale me lexuar vazhdon qa quash ate ngjyren, qe ka shpikur Edu Rama, "mavi".

Une nuk e di pse vazhdon kjo idiotesi kolektive por "mavi" ne turqisht quhet "bluja". Po nuk me besove mua, dhe pi nuk gjete ndonje fjalor, kur te shkosh ne ndonje plazh ne Kemer, nga ato me det te kalter, ke per te pare nje flamur qe lexon "mavi bajrak".

Se po na luni mendsh. Spo marrim vesh me ke e keni kur permendni mavine-ne, me PS apo me PD se e ka tamam bajrakun mavi.

Se doktori keshtu ka pas ngateru edhe fjalet "bashki" dhe "komune", kujtonte se kishin kuptime te ndryshme, dhe prandaj i perdorte per gjera te ndryshme.

fytyra e tufes eshte

fytyra e tufes eshte mavi

shqiperia eshte çiklamin ! :)

agron, se je dhe intelektual.

agron, se je dhe intelektual. ose te pakten keshtu shitesh. mos thuaj zgjedhjet elektorale se le kokrren e namit. qe te ta perkthej, ke shkruar "zgjedhjet zgjedhore". na habite fare.

hajde te behet vendi me

hajde te behet vendi me intelektual , si ky. mjere shqiperia.

si ky dhe si keta qe i japin

si ky dhe si keta qe i japin drite..

Add new comment