Pas yllit të kuq, maska e Edi Ramës, simboli i dytë i imponuar

Postuar në 12 Tetor, 2020 16:58

Vetëm të ashtuquajturit komunistë shqiptarë – që ishin në fakt banda personale e Enver Hoxhës – imponuar një simbol ndaj shqiptarëv. Ylli i kuq ishte pjesa kritike e heraldikës së para viteve ’90, që u zhduk ashtu siç edhe hyri. Komunistët e sojit shqiptar pretendonin edhe më shumë se kaq: ata dënonin si të pamoralshme vetëvrasjen, diçka që tejkalon edhe kanonet e fesë.

Tani po shohim pjesën e dytë të kësaj historie që është imponimi i maskës. Sigurisht argumenti është më “legjitim” kësaj radhe: qeveria po kujdeset për shëndetin tonë që e ka kaq për zemër. Vetëm se shëndeti dhe jeta janë në fund pronë e një vullneti të vetëm, atij të individit që nuk pjerdh për edërat që shijnë nëpër karrige kryeministri.

Maska me detyrim është një akt arrogance dhe jo masë parandaluese. Ajo imponohet, nuk këshillohet. Ajo është simbol i natyrës së këtij pushteti hajdutësh dhe jo shprehje e komunikimit me qytetarët.

Aq sa për të folur për të kanë nxjerrë sot edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Të cilit i kanë shkruar një deklaratë që nuk arrin të ndajë detyrat ekzekutive të policisë nga hartimi i politikave në këtë kuadër që janë asgjë më shumë sesa formë e re e alarmit kundër desantit ajror dhe sulmit kimik. Me dallimin se në vend të kalimit në bodrum, apo mbajtjes së kundërgazit, përdoret maska e Edi Ramës.

Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit. Qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi.

Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.

Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale.

Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre

shprehet Veliu.

Në fakt nuk kërkon kush qëllime nga policia në këtë rast, pasi ajo vetëm zbaton një masë të marrë prej tjetërkujt. Thjesht z. Veliu po na thotë se policia është me popullin në këtë betejë me armikun e padukshëm ndaj të cilit është miratuar një masë universale: maskën në fytyrë, pavarësisht nëse do apo jo.

Ky është kulmi i një fushate dështimi që nuk ka të bëjë thjesht me Shqipërinë. Ky është kulmi i një dështimi që nis me OBSH-në dhe vazhdon me të ashtuquajturit ekspertë të shquar që pohuan, mohuan, deklaruan, komentuan, improvizuan dhe sajuan gjithçka gjatë këtyre muajve. Deri kur vallë do të duhet të durojmë këta dështakë të cilët përmbi të gjitha po bëjnë edhe biznes me shëndetin tonë?

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Juve ju ka lone treni o vlla. Ngaqe sju dalin hesapet e kasolles tuaj doni te rrezoni gratacialet e botes.

Submitted by redaksia on

Per pjesen e pare edhe mund te kesh te drejte, se te jep nje dore relativititeti. Per pjesen e dyte ja fut kot. Por te shkon keshtu qe vazhdo. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.