Në 8 vjet partneritet strategjik u ndërtua një xhami, u deportuan gulenistë dhe u publikuan disa foto

Postuar në 14 Shtator, 2020 18:46

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Këtë njofton në Facebook kryeministri i vendt Edi Rama. U bënë tetë vjet që ky njofton se ka lidhur ca marrëveshje me Turqinë, madje ka folur edhe për një partneritet strategjik.

Më tej z. Rama jep njoftimin e dytë:

Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)

Sërish në Facebook.

Kupton kush diçka nga këto takime dhe njoftime? Ato lënë shkas për çdo interpretim sepse qeveria shqiptare prej kohësh nuk njofton më zyrtarisht asgjë, pasi qeverisja është një sport personal i një njeriu.

Nga sa kemi parë deri më tani, asgjë nuk ka për të ndodhur. Edi ka marrë ca porosi nga Rexhepi dhe kaq. Të tjerat janë brroçkulla. I mbani mend premtimet për aeroportin e Vlorës, parlamentin e ri, bujqësinë etj? Asgjë nuk ka ecur përveç Xhamisë së Namazgjasë. Ndaj bëjini një like në Facebook se kënga ndoshta do dëgjohet gjetiu.

Vite më parë Berisha takoi Alievin dhe e akuzuan se takoi një diktator. Nga ai takim u gjenerua – si shtysë më shumë – edhe TAP. Po nga takimet informale të këtij zotërie çfarë del?

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Eshte ujdia e parase, ajo qe i lidh! Asgje tjeter! Dhe me kete rast Erdo ua fut shqiptarve permes xhamive qe ngre ne vendin e te korruptuarit Rama!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Takim diktatoresh, nje komunist dhe nje islamist.

Submitted by Aqif (not verified) on

As xhamija nuk ka per te perfunduar. Diyaneti turk i ka nderprere financimet dhe mire ka bere. Shpresojme se edhe ato 500 shtepi qe kane nisur te ndertojne nuk i lene pergjysem.
Sic d thote edhe dikushi perpara meje, nd ketd shtet rrumpalle nuk behet asgje.
Aeroportin e Vlores dhe shume investime te tjera, miqtr apo vellezerit tane nd Perendim nuk e lejuan, sic nuk lejojne financime as nga Kina. Ky shtet eshte i krimbur koke e kembe.
Sulltani i madherishem vetem sa i ka dhene disa detyra Edit, per t'u paraqitur te Mico ne Hellathe.
Nga tia mbaje ky i shkreti?! Macroni e therriti, Administratorja d Shqiperise, hiresia Kim e therret, Mico po ashtu, Sulltani qe deri dje e kishte si lap dog po ashtu. Ky i gjore eshte bere gaz i dunjase.
Inshaallah behet turk insanının ortalamasi, sepse vetem keshtu mund te kthej nderin e humbur te ketij kombi qe dikur ishte nje nder shtyllat e Perandorise Osmane.
Inshaallah udhezohet.

Submitted by xhamija (not verified) on

po ato permendoret e luftrave te Erdoganit i ngriti ama ... me te vraret e grushtit te shtetit.
shtet rumpalle dhe pike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.