Regjimi iranian ekzekuton mundësin 27-vjeçar Navid Afkari

Regjimi iranian ka ekzekutuar së fundmi mundësin 27 vjeçar Navid Afkari, i akuzuar se kishte vrarë një polic gjatë protestave të vitit 2018.
Organizata të ndryshne bënë thirrje që Afkari të kursehej për shkak të raportimeve se ai kishte pranuar vrasjen pas torturave.
Amnesty International ka publikuar një regjistrim në të cilin dëgjohet Afkari të thotë ndër të tjera se:
Nëse ekzekutohem, dua që të dini se një person i pafajshëm u ekzekutua, edhe pse luftoi me të gjithë fuqinë që ta dëgjonin
Është dëshmia e një kohe të vështirë, dramatike për Iranin që është prej dekadash nën sanksione.
Afkari u var në qytetin e Shirazit dhe atij nuk i është lejuar të takohet me familjarët.
Comments
E njejta gje po ndodh edhe ne
E njejta gje po ndodh edhe ne regjimin "demokratik" te Shqiperise, njerez te burgosur nga ky regjim po izolohen dhe nuk iu jepet e drejta te takojne familjare, nen preteksin e rrezikshmerise.
41 bis i varros keta per se gjalli. Rama me Lleshaj po vendosin jo diktature islamike por inkuizicioniste, si dikur ne Spanje.
Add new comment