Gary Kokalari i sugjeron Universitetit John Hopkins pyetje për L. Bashën

Gery Kokalari, një veprimtar i kudogjendur dhe i shqetësuar shqiptaro-amerikan, me të marrë vesh se Lulzim Basha do të bëjë një vizitë në universitetin amerikan John Hopkins në SHBA, ka shkruar një letër, dhe ia ka dërguar Michael Haltzel-it të Qendrës për marrëdhëniet transatlantike në këtë universitet të famshëm. Dhe aty i sugjeron disa pyetje që mund t’i bëhen kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ja disa sosh:
1. Kur Basha ish ministër i Transporteve, pse e shmangu marrjen në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme lidhur me akuzat se ai është angazhuar në praktika korruptive në lidhje me kontratat për ndërtimin e rrugëve?
2. Katër protestues u vranë me gjakftohtësi më 21 janar 2011. Tani duket se FBI-ja ka provuar se, të paktën një protestues, është vrarë nga Garda Kombëtare, e cila ka qenë nën kontrollin direkt të Lulzim Bashës, që ishte ministër i Brendshëm në atë kohë. A do pranojë Basha që të merret në pyetje, siç kërkon një demokraci funksionale, për të përcaktuar nëse ai kishte rol në këto vrasje?
3. Si është e mundur që Basha, një i ri me pak eksperienca profesionale, ka grumbulluar 1 milion dollarë pasuri, (kjo është ajo që ka deklaruar se mund të ketë më shumë)? A mund të ofrojë transparencë për këtë pasuri të tijën?
Et, etj.
Re.Pu.
Comments
Ose Gary Kokalari ose Geri,

Ose Gary Kokalari ose Geri, kjo qe keni vene ketu (Gery) eshte as mish as peshk.

Mrekulli e kontributit

Mrekulli e kontributit qytetar!

Shembull per Fevzon e Frangajt se si duhet komunkuar me pushtetarin qe interviston?

Test per Michael Haltzel-in qe te na provoje sa te verteta jane ato qe thote z. Mero Baze!

Vlere per Reapublikan që po jeteron vleren e komunkimit on-line?

A do mundni te na mbani te informuar?

Me sakte, Gary ka shkruar dy

Me sakte, Gary ka shkruar dy letra, nje per Universitetin Hopkins dhe nje per gazeten Tema.

Add new comment