Një zbulim që pritet të shndërrojë rolin e Turqisë në rajon

Postuar në 25 Gusht, 2020 00:12

Gjetjet e gazit në Detin e Zi nga Turqia përllogariten që të jenë sa të gjitha rezervat e zbuluara nga Qipro në total. Sipas ekspertit të energjisë, Suha Cubukcuoglu, zbulimi në fjalë është i një përmase të mesme, por tejkalon rezervat e gjetura deri më tani në Mesdhe.

Do të duhen 6-7 vjet që këto rezerva të monetarizohen, por është e qartë se me këtë zbulim të ri, Turqia hyn në skenë si një vend shumë i rëndësishëm për rajonin dhe më gjerë, duke rritur pavarësinë energjetike nga jashtë. Dhe për një vend me ambicie të mëdha, kjo gjë është shumë e rëndësishme.

Është një burim domethënës që mund të rivendosë balancën në negociatat me BE-në. Me të siguruar depozitën është e pritshme që Turqia të marrë një pozicion edhe më të fortë ndaj grupimit aleat në BE që konsiston te Franca, Greqia dhe Qipriotët grekë. Vlera totale e fushës vlerësohet në 50-60 miliardë dollarë, që shkon rreth 7-8% të PBB-së së Turqisë. Vlera e importit energjetik të Turqisë shkon në 41 miliardë dollarë në vit. Turqia aktualisht varet në masën 99% nga furnizimi me gaz nga jashtë. Vëllimi i gazit të importuar arrin në 40-50 miliardë metra kub në vit

shprehet ai.

Në këtë kuadër dhe në kontekstin e pjesëmarrjes së Turqisë në burimet e tjera të gazit në Mesdheun Lindor, në Ankara po flasin për ndikimin e saj në përcaktimin e çmimit ndërkombëtar të gazit në botë, duke u shndërruar kështu në një nga vendet kryesore të balancës ekonomike botërore.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Bëni më kujdes kur na referoni deklarime të tilla. Një zbulim që furnizon Turqinë me gaz sa për 8 vjet konsumi i saj aktual, nuk e bën superfuqi, madje as fuqi energjitike. Po t'i kish zbuluar Shqipëria ato burime, do të ishte tjetër gjë, nisur nga volumi i ekonomisë së saj. Me një metër kub dru dikush mund të kalojë tërë dimrin, ndërsa dikush tjetër nuk shtyn dot as javën. Varet nga rrethanat.

Submitted by redaksia on

E drejte referuar aritmetikes, por Turqia vete po e shpall me te madhe. Dhe nuk besoj te na kete shpetuar termi superfuqi, por fuqi rajonale dhe qe merr pjese ne percaktimi  e cmimit boteror te gazit. Cka e thote eksperti ne fjale. Megjithate ne parim verejtja qendron. 

Submitted by Mendim (not verified) on

Publikimi i ketij lajmi nga ana e Turqise pikerisht ne keto kohe te konfliktit ne Mesdhe mendoj qe nuk eshte rastesor. Fakti qe ne luften per Egjeun jane perfshire dhe superfuqi si SHBA dhe Franca mendoj se e kane bere Turqine te reflektoje se mbase do e humbi luften ekonomike ne kete rajon. Si kompesim, per te mos dale keq para publikut te tyre ne te ardhmen,kane publikuar lajmin se kane gjetur rezerva te medha gazi ne Detin e Zi.

Submitted by Aqif (not verified) on

Turqia keto dy dekada e ka treguar se nuk e ka humbur asnje lufte apo ndonje nderhyrje nga jashte. Po ashtu ka treguar se eshte nje fuqi ne rajonin e saj dhe pa Turqine nuk do te vendoset asnje marreveshje rajonale, duan apo nuk duan SHBA me Francen.
Keto rezerva jane gjetur dhe te tjera do te zbulohen ne mesdheun jugor. Populli turk do t'i gezoje, dhe jo si mileti Arnavutlukda qe atd pak nafte qe e ka, kompania amerikano kanadese ia vjedh dhe ia shet me shtrenjte se sa fqinjet paguajne.

Sulltani, por edhe sikur ky i pari te mos ishte, qeverite turke bejne ate qe duan kur iu cenohet shteti dhe e drejta rajonale.
E sa per miletin arnaut ky e ka zgjidhur cdo lufte ekonomike, industriale dhe perrballe armiqeve te tij shume lehte, duke valevitur flamurin amerikan, gjerman, israelit dhe duke uleritur se eshte Perendimor. Me keto gjera tasi i shqiptarit barkbosh dhe pabuks eshte mbushur gjithmone dhe shume here kthehet ne arsenal atomik kundra lindjes sllavo aziatikase per te mbrojtur Perendimin si dikur nd kohen e Gjergjit.
Laudetus Ave Teresa dhe kombi qe e lindi. Amen. Se Franca me SHBA kane trimat e Ramush Djokovicit per te mposhtur Tyrqine, kena ene cubat e Mirdites me ju bashkue.....

Submitted by Mendim (not verified) on

Turqia eshte fuqi por, sic e the dhe vete, eshte fuqi rajonale. SHBA dhe Franca jane fuqi globale. Ne dy rastet e fundit kur Turqia eshte perballur me fuqite globale ka dale e humbur, politikisht. Rasti me avionin e rrezuar rus: pas presionit te Putinit, Erdogan u terhoq madje edhe duke kerkuar falje. Rasti tjeter eshte me sulmin qe ushtria izraelite i beri marinareve turk ne mesdhe. Perseri, edhe pse Erdogan u stërbetua qe do i bente gjëmën Izraelit, Turqia u terhoq ne heshtje.
Edhe dicka e fundit: me mir arnaut sesa anadollak :).

Submitted by Aqif (not verified) on

Ceshtja me israelin ishte nd ujera e rripit te Gazes dhe ajo anije nuk i perkiste shtetit turk por ishte blere nga aktiviste nderkombetar dhe shtetas turq. Dhe as ishte nisur me direktive te qeverise turke. Ceshtja u zgjidh me kompensim te familjeve dhe kerkim ndjese.
Sa per avionin rus, c'fare prisje ti?Lufte?
Ai avoin u rrezua me urdher te sherbimeve te pjrsetareve te Gulenit qe tashme jane arrestuar. Patjeter se ishte nje veprim degjenerues pasi ai avion u fut ne pjesen turke vetem 2 sec, dhe kerkimi i faljes ishte shume pak. Rusia mire beri qe nderpreu turizmin me Turqine dhe, per kete incident faji me i madh bie mbi A Davutoglu i cili shkaterroi Sirine....

Franca fuqi globale?
Perse u terhoq nga Libia me nderhyrjen e Turqise? Perse nuk guxoi te ndalonte anijen turke para dy muajve kur kjo anije po afrohej ne ujdrat e Libise. Perse nuk iu kunderpergjigj fregates turke kur kjo fregate e kercenoi ne rast se do te guxonte t'i afrohej anijes turke?

Sa per krenarine oh sa mire me ken shqiptar ke te drejte, sepse si perendimore keni krijuar shtet, jeni komb i lashte me gjuhe me te lashte ne bote. Jeni fanar i demokracise buze Adriatikut. Punet ju ecin vaj, s'ju ka mbrtur gje tjeter pir vrtem te qani hallet e anadollakeve qe krijuan shtete e perandori per 7 shekuj dhe kane nje shtet me fuqi dhe hegjemoni rajonale ne Ballkan, Kaukaz, l te mesme dhe Afrike.
Krenar o arnaut qe akome fle rrugeve te Evropes per nje pune....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.