Deti i Zi
“Rusia po rrezikon luftë me NATO-n në Detin e Zi”
Moska rrezikon luftë direkte me NATO-n, për shkak të përpjekjeve të saj për të kontrolluar anijet në ujërat ndërkombëtare dhe për të mbytur ekonominë ukrainase.
Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën, James Stavridis, i cili udhëhoqi forcat e aleancës në kontinent midis 2009 dhe 2013, thotë se “veprimet e Rusisë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi përbëjnë një rrezik real për ta përshkallëzuar këtë në një luftë në det midis NATO-s dhe Federatës Ruse”.
Incident në Detin e Zi/Qitje paralajmëruese ndaj një destrojeri britanik
Media të ndryshme raportojnë për një incident të rëndë në ujërat e Detit të Zi, teksa një anije patrulluese ruse dhe një avion gjuajtës kanë kryer qitje paralajmëruese ndaj një destrojeri britanik, HMS Defender. Autoritetet ruse njoftojnë se incidenti ka ndodhur pranë Kepit Fiolent në jug të Krimesë dhe sipas tyre mjeti lundrues britanik kishte hyrë në ujërat territoriale ruse.
Një anije patrulluese qëlloi dy herë dhe një avion Sukhoi 24-M lëshoi katër bomba në itinerarin e destrojerit britanik
Inteligjenca artificiale në gjurmët e autorëve të dorëshkrimeve të Detit të Vdekur
Një nga pyetjet që nuk kanë gjetur përgjigje është se kush është autori i shkrimeve në ato që njihen si Rrotullat e Detit të Vdekur. Për t’i dhënë përgjigje këaj pyetjeje lidhur me dorëshkrimet 2 000-vjeçare, studiuesit holandezë kanë përdorur inteligjencën artificiale.
Pallati është imi!
I kujt është pallati superluksoz në detin e Zi, të cilin pak ditë më parë opozitari rus, Alexey Navalny ia atribuoi presidentit Vladimir Putin? Ky i fundit mohoi se ka në posedim një pronë të tillë, por duket se pakkush e beson një gjë të tillë. Sot media të ndryshme raportojnë se biznesmeni Arkady Rotenberg ka deklaruar se pallati është i tiji. Rotenberg është një partner i Putin në sportin e xhudos i cili në vitin 2019 ka shitur aksionet e veta në firmën e ndërtimit të gazsjellësve, Stroygazmontazh për 990 milionë dollarë.
Putin: Ky pallat nuk është i imi
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e kundërshtarit të tij, Alexei Navalny se ai posedon pranë detit të Zi një kompleks që kushton mbi 1 miliardë dollarë. Në një bashkëbisedim me studentë, Putin ka deklaruar në mënyrë kategorike se ai, apo të afërm të ngushtë të tij të kenë një pasuri të tillë.
Një zbulim që pritet të shndërrojë rolin e Turqisë në rajon
Gjetjet e gazit në Detin e Zi nga Turqia përllogariten që të jenë sa të gjitha rezervat e zbuluara nga Qipro në total. Sipas ekspertit të energjisë, Suha Cubukcuoglu, zbulimi në fjalë është i një përmase të mesme, por tejkalon rezervat e gjetura deri më tani në Mesdhe.
Do të duhen 6-7 vjet që këto rezerva të monetarizohen, por është e qartë se me këtë zbulim të ri, Turqia hyn në skenë si një vend shumë i rëndësishëm për rajonin dhe më gjerë, duke rritur pavarësinë energjetike nga jashtë. Dhe për një vend me ambicie të mëdha, kjo gjë është shumë e rëndësishme.
Erdogan: Kemi zbuluar zonë gazi 320 miliardë m3 në Detin e Zi
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka njoftuar së fundmi se anijet kërkuese turke kanë zbuluar një fushë gazi në Detin e Zi që ka kapciatet 320 miliardë metara kub.
Turqia ka zbuluar zonën më të madhe gazmbajtëse në historinë e saj në Detin e Zi
është shprehur ai.
Zbulohet e paprekur anija 2 400 vjeçare (Video)
Një anije tregtare me gjatësi 23 metra e gjetur nga një grup arkeologësh në Detin e Zi, është më e vjetra e zbuluar deri më tani. Është identike me anijen e Odiseas e ilustruar në një qeramikë të famshme në Muzeun Britanik. Sipas Thë Guardian kjo anije besohet të ketë mbetur në shtratin e detit për më shumë se 2400 vjet qëkurse u fundos.
Anija 23 metër e gjatë u gjet pothuajse e paprekur gjatë ekspeditës së vitit 2017 në një thellësi prej më shumë se 2 km. Ishin thuajse të padëmtuara, direku, timoni dhe ndenjëset e kupive ende në vend
NATO, drejt krijimit të një force ushtarake shumëkombëshe në Detin e Zi
NATO pritet të krijojë së shpejti një forcë shumëkombëshe në Detin e Zi, që synon të mbajë nën vëzhgim dhe të balancojë rritjen e prezencës ruse në këtë rajon. Nisma vjen si kundërpërgjigje pas kapjes së Krimesë nga Rusia në vitin 2014 që I siguroi Kremlinit dalje natyrale dhe pa pengesa në pikat kryesore të Detit të Zi.
Agjencia “Reuters” shkruan se si fillim do të jetë një forcë e vogël, në të cilën do të përfaqësohen 10 shtete, mes të cilave Italia, Kanadaja dhe Rumania, të cilat do t’I bashkohen me rreth 900 trupa amerikane që janë tanimë në zonë.
Zbulohet varreza e anijeve antike në Detin e Zi (Video)
Pothuajse 60 anije të mbytura në Detin e Zi janë zbuluar si pjesë e një projekti të madh arkeologjik që drejtohet nga Universiteti i Southampton. Shumica e anijeve të zbuluara nga skanimi robotik ishin të vjetra 1100-1300 vjeçare, ndërsa objektet e gjetura datojnë nga periudha romake, bizantine dhe osmane. Videoja është publikuar nga "National Geographic":