Putin: Ky pallat nuk është i imi
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e kundërshtarit të tij, Alexei Navalny se ai posedon pranë detit të Zi një kompleks që kushton mbi 1 miliardë dollarë. Në një bashkëbisedim me studentë, Putin ka deklaruar në mënyrë kategorike se ai, apo të afërm të ngushtë të tij të kenë një pasuri të tillë.
Navalny publikoi një video menjëherë pas kthimit në Rusi nga Gjermania ku ndodhej për kurimin e një helmimi që pësoi në avion, në të cilën ai komenton dhe akuzon Putin si pronar të një vile që ka brenda kinema, sallë lojërash, vreshta dhe shumë lehtësi të tjera të një luksi të ekzagjeruar.
Duket se dëmi është bërë në fakt, pasi pas videos që është parë 86 milionë herë në Youtube, në Rusi shpërthyen protesta për shkak të të cilave autoritetet kanë arrestuar më shumë se 3000 njerëz.
Add new comment