Nëse Greqia tërheq këmbëzën, Turqia del nga NATO. U ngopëm me kërcënimet e Macron
Franca i ka hedhur bezninë zjarrit me vendimin e saj për të dërguar anije ushtarake në ndihmë të Greqisë. Kundëradmirali turk në pension, Cem Gurdeniz, që cilësohet nga AFP si autori i doktrinës detare turke, thotë se Franca po sillet si një fëmijë i llastuar.
Jam ngopur me kërcënimet e përditshme verbale të Macron-it
thotë Gurdeniz.
Sipas tij tensionet e provokuara nga sjellje të tilla do të çojnë në acarim dhe prishje të paqes rajonale. Më keq akoma, në lojë është vetë krahu jugor i NATO-s.
Nëse Greqia tërheq këmbëzën, do të ishe fundit i NATO-s. Turqia do të tërhiqej nga Aleanca. Vendet europiane duhet të bëjnë presion ndaj Greqisë që ajo të heqë dorë nga lëvizje të tilla
vijon kundëradmirali.
Ai ka kritikuar lëvizjet e Presidenti Erdogan në raport me Egjiptin dhe ka këshilluar që Turqia të shtojë prezencën e vet detare përtej Mesdheut.
Comments
Na nxirrni ndonje te tille
Na nxirrni ndonje te tille nga perendimi, ta lexojme se c'mendon.
Direktivat ne vend tjeter.
Direktivat ne vend tjeter.
Add new comment