WikiLeaks-i “fut në sherr” gazetarët e Tiranës

Një editorial i shkruar nga Mero Baze në të nxehtë, menjëherë pas publikimit të një dokumenti të WikiLeaks-it, ku flitet për gazetën Tema dhe marrëdhëniet e saj me pushtetin, ka marrë formën e një diatribe të fortë e djegëse. Botuesi i Temës duket i zhgënjyer nga kolegu i tij Fatos Lubonja, i cili citohet t’u ketë thënë diplomatëve amerikanë në një bisedë që ka pasur me ta në rezidencën e tyre mú në pikun e sulmeve që pushteti i Berishës organizonte kundër Temës, se “pronari i Temës ka interesa të rëndësishme biznesi”. Diplomatët amerikanë, për të balancuar kabllogramin, kanë dhe një referim tjetër të së njëjtës periudhë; është fjala për një editorial të Blendi Kajsiut, në të cilin është mbrojtur një tezë krejt e kundërt, dhe është thënë se “Tema është gazeta e fundit e pavarur në Shqipëri”.
Mero Baze nuk ka pritur një prononcim të Lubonjës lidhur me ngjarjen. Ai ka përdorur tone të forta polemike në adresë të tij; e quan “një njeri të paguar nga media më e korruptuar në vend, gazetar i tredhur, shërbëtor ilegal i Berishës, spiun ambasadash, etj”.
Të dy këta kanë patur një periudhë të shkurtër miqësie, që përkon me momentin kur Baze po ndahej nga Berisha. Më pas, rrugët e tyre u ndanë papritur. Baze u fut në llogoren opozitare, ndërsa Lubonja është bërë i njohur qysh herët për qëndrime të forta kundër Edi Ramës. Lubonja është prej vitesh opinionist i një televizioni kombëtar në shërbim të pushtetit, dhe duket se ka filluar ta vuajë disi këtë fakt (tok me ndonjë qëndrim në mbështetje apo në mirëkuptim të Berishës). Ka disa muaj që i ka më të rralla shkrimet kritike në adresë të Ramës, dhe më të shpeshta e më të forta ato ndaj Berishës. Ndërsa Baze është njësh me opozitën; është antiberishiani më i famshëm (për shkak edhe të një historie marrëdhëniesh të afërta me të, edhe të një libri kritik ndaj tij, që shumë shpejt u bë bestseller).
E.G.
Comments
Sec kisha nje parandjenje Qe

Sec kisha nje parandjenje Qe Z.Nano do ta krifte kete ceshtje ne faqen e vet. Po mire do te ishte ta trajtonte apo te mbante me shume qendrim qytetari/gazetari dhe jo vetem konstatuesi dhe moderatori. Te pakten jetojme ne nje kohe ku ka vlere qendrimi dhe pozicionimi i intelektualit. Nje gazetar apo nje gazete e thote te verteten ne shume forma. dhe nje nga keto forma dhe ajo qe eshte me rendesishme eshte qe e verteta te jete vlere dhe nepermjet se vertetes te krijohen vlera dhe jo plehra. Vlerat qe percillen nepermjet se vertetes duhet te orjentojne jo vetem bashkekohesit po dhe te orjentojne gjeneratat dhe brezat ne vlera. Mero Baze nuk ka shkruar si qytetar dhe aspak si perendimor dhe nuk verteto gje tjeter vetem se eshte nje fshatar dhe nuk del dot nga korniza e inferiorit dhe dashakeqit/zemerkeqit. Mero baze jo vetem e rrezaton fizikisht fshatarin dhe jo vetem qe nuk eshte perendimor ne kete shkrim me mllefe urrejtje rraciste plot urrejtje patetike primitive provinciale, por e vertetoje djallin Saliun qe ka ne shpirt. Mero Baze apo ndryshe Morri Baze Ti je nje Berishe ne gazetari dhe nje Morr qe pickon aq sa te han krraba. Mos te rrej mendja se je nje format me Lubonjen. Mos fluturo me prasin ne Bythe duke u mikluar e dehur nga komentet e ushtrise se trushplareve qe komentojne ne faqen e Temes" Lubonja eshte i pa suportueshem per qendrimin qe mban ne lidhje shqiptarizmen/skenderbe/ Kufiri Detar/Greke, e dreqi e di e tjer. Po keshtu sic jane plot "gabime" te gjithe gazetaret po kjo nuk do te thote qe koleget e kane kthyer ne praktike dhe percjellin antivlera ne masen e njerzve me pacavuret e urrejtjes kunder njeri tjetrit. Qe te mos e zgjas sa per kreativitetin dhe morali Fatosi eshte me lart se ty. Ty te ka bere sali Berisha Synet me thua o morri Baze dhe ke qene apo te ka tredhur kete e gjejme ne komentin tjeter.

Nga menyra se si shkruan

Nga menyra se si shkruan dukesh qe je Tos Lubonja( po, une i perkas brezit tend dhe te mbaj mend kur shetisje neper bulevard sikur e kishe pronen tende). Ti je nje njeri qe te ka dale boja dhe kur del neper intervista flet capraz si antishqipetar. Kur shkruan e flet, me shume kenaqesh nga stili yt letrar dhe zeri yt si prej djaloshi 20 vjec i viteve 70, (aq i vetembushur je me veten) se sa ke ndonje shqetesim te vertete per Shqiperine. Ty s'te ka mbetur asnje damar shqipetari ne trup, kurse fashatari Mero, eshte 100% safi shqipetar. Ju te gjithe i keni puthur doren e b _ _ _ _ n sali qenit, por te pakten Bazja per cfaredo aresye erdhi ne bonsensin te kuptoj thelbin e atij krimineli, dhe po i bie kokes ASHTU SI DUHET T'I BJERI CDO SHQIPETAR. Beju dhe ti fshatar si Meroja se do te kishte me shume lezet, se deri tashti nuk ke treguar shenja te nje qytetar te nderuar.

I ke rene pikes, nga stili

I ke rene pikes, nga stili edhe mua me duket Lubonja. Ne fakt Lubonja kur i intereson ben nihilistin, nje here tjeter mbrojtes i vlerave kjo ne fakt jo se eshte i paguar por se eshte nje intelektual qe deliron sikur eshte "Marksi" i Shqiperise. Besoj se eshte pre e kompleksit te intelektualit qe kerkon te kompesoj mungesen e pushtetit dhe pse jo edhe suksesit. Ky kabllogram e tregon se sa i vogel eshte ne shpirt.

Nuk funksionon horoskopi apo

Nuk funksionon horoskopi apo falli me filxhan per te gjetur cili fshihet pas nje pseudonimi. Pash une mund te them se ti Mondi je Rajmonda Bulku, se ajo ka pasur debat me Tos Lubonjen ne TV per Piramiden. E pranon ti qe je Rajmonda Bulku, aktorja me e bukur e viteve 70-80? Anonimi siper nuk eshte Fatos Lubonja. A e di pse? Sepse une jam Fatos Lubonja.

Ose jo, kam nje argument me te forte

atos Lubonja nuk eshte vulgar, dhe ka stil ne te shkruar, jo si zoteria/zonja me lart, qe mund ta mbronte kauzen e vet edhe pa shfryre si tek veb-sajtet nevojtore tip TEMA etj

Gjithe kete urrejtje qe paske

Gjithe kete urrejtje qe paske o Anonim kunder Bazes.... Mos degjo trushpelaret qe te lavderojne... - shkran ti me mllef. Po kush ta ka mbushur mendjen ty o anonim se je nje mendjendritur. Te pakten nga komenti yt i tanishem, me dukesh me shume se i rendomte.

O Kataratk qe di te besh

O Kataratk qe di te besh vetem zhurme dhe shkume. aty te shkuma mbahu dhe mbaje me shkume. Zbute mire e mire para se ta rruash. Nuk duhet te jesh mendje e ndritur po dhe i rendomte qe te lexosh trushplarjen kolektive apo tifozerine neper blog-et shqiptare qe ste lene apo terrroizojne po te dalesh nga rrjeshti.

nga ato qe lexohen ne

nga ato qe lexohen ne wikiliks, duken qarte te palarat e njerit apo tjetrit gazetar po ata qe mbrojne pushtetin jane me te peshtiret...

Nuk e di nese mund ta

Nuk e di nese mund ta perdorur fjalen popull per te karakterizuar nje bashkesi kaq primitive njerzish, qe i versulen kaq egersisht njeri tjetrit, por po e perdor fjalen popull meqe ketu tek ne eshte zakon te thuhet keshtu! E pra asnje popull tjeter nuk i versulet kaq egersisht idhujve te vet dhe sidomos intelektualeve te vet!

Besoj se nevoitet gjithmone pak respekt per cdo qenie njerzore mbi kete truall te dheut! E sikur dikush te kete gabuar ose edhe ta kete bere me qellim duhet pak me teper gjakftohtesi dhe arsye per te kuptuar tamam c'ka dashur te thote! Ose ti kerkohen me shume shpjegime atij personi, ne kete rast Fatos Lubonjes, por ti hidhemmi te gjithe ne gryke si ujq te uritur per ti thithur gjakun....

Amy e ke goditur te birin e

Amy e ke goditur te birin e Todit ne zemer... ha ha ha e madhe je.

dmth WikiLeaks i gjeti pune

dmth WikiLeaks i gjeti pune gazetareve. hallall.

Kokat le te hane dhe

Kokat le te hane dhe gazetaret,qe na sillen per hir te profesionit,si fallxhoret e rrugicave turke...

Add new comment