Rasti "Balla" dhe skota e frikshme e namusqarëve

Postuar në 22 Prill, 2015 01:59
Mustafa Nano

Kam ca kohë që nuk shkruaj në gazetë, ngaqë kam diçka tjetër në duar. Por nuk mund të rri pa thënë diçka lidhur me ngjarjen e ditës. Ka një përpjekje për t'i bërë një linçim moral Sokol Ballës për faktin që dikush ka publikuar online do video intime të tij. Përsëris: janë video intime. Nuk po vijoj me përshkrimin e mëtejshëm, pasi nuk do të kish kuptim. Intimiteti i gjithsecilit, nëse do të nxirrej në publik, do të rezultonte "i turpshëm". Vetëm ndonjë cliché e mërzitshme humane mund të pretendojë, apo mund të mburret për të kundërtën. Me fjalë të tjera, cilido, të cilit do t'i nxirreshin në shesh gjeste të bëra në marrëdhënie intime me të tjerë, do të rezultonte "qesharak" e do të bëhej "gazi i botës". Prandaj, mua m'i sjellin zorrët te goja ata që këto ditë dëgjohen të thonë se skena e filmuar me personazh Kolin ishte"e turpshme, e pështirë, apo ku di unë". Gjestet që vihen re në atë skenë nuk kanë nevojë për asnjë lloj kualifikimi. Janë gjeste të një situate intime. Kaq. Të turpshëm e të pështirë janë ata që nxitojnë ta kryqëzojnë Sokol Ballën për "bëma" që askujt nuk i hyjnë në qese. E nuk kanë pse t'i hyjnë. Mjaft më me këtë gatishmëri namusqare për t'i dënuar personazhet publikë për gjëra që ata i bëjnë në jetën private! Sokol Balla nuk ka abuzuar me interesin publik, me paratë publike, me postin zyrtar. Nuk ka abuzuar as me përgjegjësinë si drejtues i një programi të rëndësishëm TV, e as me normat deontologjike të profesionit të tij. Kjo që ka ndodhur nuk është një pisllik i Sokol Ballës. Kjo është pisllik, madje poshtërsi e ndyrësi e tjetërkujt, është ndyrësi e atyre që këtë video e kanë filmuar, për ta bërë publike.

Kol Balla nuk bën pjesë te miqtë e mij. Është thjesht një koleg i imi, me të cilin punët më kanë lidhur më shumë se njëherë. E kërkova Kolin dje në telefon, megjithatë. E kërkova për t'iu ndodhur pranë. Por nuk ma hapi telefonin. Me siguri, është duke jetuar orë të vështira nën këtë agresion të gardianëve shqiptarë të moralit publik. Kushdo do të ish në të njëjtin hall në vend të tij. E të mos ngutet ndokush të thotë se "unë nuk mund të isha në vend të Kol Ballës, pasi unë nuk do bëja gjëra të tilla të turpshme". Bullshit! Këtu thelbi i ngjarjes nuk është natyra "tepër lapërdhare" e gjestit të Ballës para kamerave të fshehta të dikujt (një nga ndërhyrjet më fantastike në Jezu Krishtit në Ungjijtë e Dhjatës së Re është momenti kur u drejtohet pjesëtarëve të një turme të gatshme për të linçuar e lapiduar një grua që kish menduar për kënaqësinë e mishit të saj: Ta ngrejë gurin kundër saj kushdo që është i pamëkat!). Këtu thelbi i ngjarjes është që një person po kryqëzohet për jetën e tij intime, që atij i është filmuar me dëshirën e tij, por që i është publikuar pa dijeninë e tij. Dhe kjo, pwrswris, është e vetmja poshtërsi në këtë mes.

Sikur Koli të më ishte përgjigjur në telefon, do t'i thoja: "Dil në publik! Mos rri në shtëpi! Dil e thuaj: 'Hej miq, të gjitha mund t'i bëjë kabull. Mund të bëj kabull edhe që ju të më cilësoni si t'ju vijë për mbarë bazuar në atë që keni parë e bazuar nw moralin tuaj, por problemi nuk është ky. Problemi është publikimi online i momenteve nga jeta ime intime. Doni ta cilësoni të shthurur, perverse, lapërdhare, etj, etj, këtë jetë timen? Ok, bëjeni. Po dijeni se jeta juaj "namuzqare dhe e moralshme" është njësoj e kërcënuar, nëse intimiteti juaj del në treg. Dhe është e sigurtë se, qysh nga momenti që intimiteti juaj del në treg, edhe pse ju mund të mendoni se keni një intimitet normal (intimitet normal! Çfarë fraze oksimoronike!), ju do të bëheni objekt përbuzjeje e gallate nga ana e atyre që po më linçojnë mua tani. Ju ftoj që të bëhemi bashkë për të ngritur zërin në mbrojtje të privatësisë. Nëse jeni duke fërkuar duart, nëse jeni duke thënë se "mirë e gjeti atë kodosh", dijeni se e njëjta gjë do t'ju gjejë juve nesër."

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Mua me vjen keq per Kolin po ashtu si me vjen keq per ata qe Koli i ka sulmuar edhe personalisht nga hapesira publike qe i ishte dhene ne media, dhe po ashtu me vjen keq per te tjere qe media shqiptare ne te cilin Koli ka kontribuar po ashtu i ka goditur sa me keq nuk behet.

Submitted by Ben (not verified) on

E pashe ate videon por skishe ndonje gje perverse se cfare ben ndokush ne krevat......s'ka as per turp as per gje, zhurme kot...

Submitted by Prometheus (not verified) on

Kulmi i HIPOKRIZISE! Te gjjithe ata qe bejne si te indinjuar, me pare te shohin "Search History" ne browser-in e tyre.

Submitted by Ben (not verified) on

Ambasdori i fundit Amerikan gjeti nje fjali te goditur per Shqiperine " Eshte si nje fshat i vogel ku te gjithe e njohin shume mire njeri tjetrin"

Submitted by katarakti (not verified) on

Nuk jam dakort me ty Muçi. Pune e madhe do thote ndonjeri. Megjithate dua te te ve ne dukje se ku gabon. Ti flet per video intime apo privacy. Nuk eshte aspak ashtu. Ketu nuk kemi te bejme me intimitet i dashur Muçi dhe ti je aq i zgjuar per ta kuptuar kaq gje. Intimitet do te thote kur tjetri kryen nevojat fiziologjike apo seksuale ne nje vend te mbrojtur dhe larg syrit te te tjereve. Dhe kur dikush e filmon pa dijenine e tij, atehere ketu kemi te bejme me nje shkelje flagrante te privacise. Deri ketu jemi dakort apo jo?! Por ketu kemi te bejme me te kunderten: me  EKZIBICIONIZEM. Pra me deshiren per tu dukur, per tu shfaqur, per tu treguar, per te folur per ty. Konsultoje termin ne ndonje enciklopedi. Dhe egzibicionizmi eshte huq i personave publike, i politikaneve, i VIP-ave tip Kardashian apo Paris Hilton.  Per psikiatret eshte ves edhe i psikopateve.  Ne rastin konkret te Sokol Balles une do te shtonja edhe ves i idioteve. Nuk mund ta imagjinoj kete mungese respekti per veten dhe mendjelehtesi prej leshkoje te nje personi qe eshte nje figure publike ne Shqiperi. I del perpara, ne kompjuter per me shume, nje pidhuricke, dhe ai terbohet fare!!! Dhe ti thua se Sokoli po linçohet pa te drejte pasi pranoi te filmohet... Nga kush?! Nga nje e panjohur ose pak e njohur!!!!  Vetem per kete mungese vetpermbajtjeje, per çdo njeri normal dhe te zakonshem, Top Chanel duhet t'i jape duart atij qe deri me sot ishte ikona e ketij televizioni.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Tipi i Kolit te Ballajve eshte sikur ata perversat qe shkojne e bejne bira neper mure te nevojtoreve publike dhe masturbojne per t'u shfryer me jarge neper buze. Ketij pisi eshte mekat t'i dalesh ne mbrojtje. Nuk e filmoi askush ne intimitet por ai pranoi te regjistrohej, pranoi t'i paraqes veset dhe fizikun e tij online.  Ky eshte prototip i shoqerise ''demokratiko-kapitaliste''.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ti mund te kesh te drejte ne lidhje me "modelin" qe pa e ditur na serviret cdo dite e me shume. Po nuk besoj se Koli ka pranuar qe te regjistrohej, e aq me teper te publikohej.

Per me teper, ata qe e gjykojne jane Top-Channel. Nje nga pronaret e hodhen ne ere ne ashensor. Tjetri me Ferrari, e mbani mend historine me ate vajzen qe kishte me vete qe ia "zhduken" dhe emrin.

Ambasadori i dikurshem amerikan (ia harrova emrin) qe vdiq papritur dhe e mbuluan historine "mediat e ndershme" shqiptare te tipit TC, nderkohe qe thane kishte qene ne krevat me nje gazetare shume te njohur kur vdiq...etj, etj,..

Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on

Ne Amerike keshilla per te ruajtur paswordin dhe per te treguar kujdes kur je online u jepet femijeve qe ne shkolle fillore.Nese ky hiqet si naiv ose sikur nuk e di se dikush mund te abuzoje me privacine e tij, kjo eshte tjeter pune.Eshte e pamundur te mos e dije. Fakti qe eshte bere publike nje marrezi e tij, tregon dy gjera. E para qe ai eshte ende kalama. Dhe e dyta si kalama 40 vjecar e me shume ai nuk paska jete seksuale reale, gje qe eshte per t'u meshiruar.

Sa u takon batalionit  te atyre qe jane  vene ne mbrojtje te privacise se ketij kalamanit 40 vjecar, dhe qe shesin mend per moralin e hallateve te pambuluara ne publik, keta jane  edhe me te mjere se  se kalamani ne fjale. Jane me miliona budallenj ne bote qe bejne po ate gabim qe ka bere ky kalamani. Por, ceshtja ndryshon kur nje budalla i tille, eshte person publik sikurse eshte ky Palla, me falni Balla. Ne Amerike nje kongresmen, Anthony Whiner i New Yorkut coi foto nudo te tij tek nje femer dhe iu bene publike. E detyruan te jape doreheqjen.  E dha dorehqjen tak fap. Pastaj, me vone, pasi kishte dhene doreheqjen, pas nja tre kater vitesh, ky kongresmeni guxoi te garoje serish per Kryebashkiak i New Yorkut. E dini cfar i thane zgjedhesit? I thane;" Ik pirdhu, tani nuk na duhesh me."  Dhe talleshin  sa u deshte qejfi me nje  trap qe hodhi ne humnere gjithe karrieren e tij, qe per hir te se vertetes, ishte drejt ngjitjes.

Pra, si fillim, ky Balla, a Palla, si e quajne se nuk e dij me saktesi. duhet te jape doreheqjen. Nese vertet, eshte Perendimor, sikurse hiqet...

Submitted by Anonimus (not verified) on

Sokol Ballen e zuri mallkimi i atyre qe ai u ka rene ne qafe me vite me arrogancen e tij mediatike. Me sulmet kunder moraleve, fese, familjes, me mbrojtjen e maskarallekun dhe kurvllekut publik te pushtetareve shqiptare. E me ne fund, ate e zuri ajo qe shume veta ja kane uruar kur ky i shante dhe poshteronte nga pozita e pushtetit. Zoti vonon, por nuk harron. Rri mbyllur ne shtepi si lepur tani Kol Balla. Ndjehu edhe ti keq sic i ke bere mijera njerez te ndjehen te poshteruar me arrogancen dhe lepirebythjen tende ndaj pushtetit.

Submitted by lavdosh (not verified) on

Une Jam Sokol Balla.

Perbuz me neveri te gjithe ata qe nen petkun e moralistit duan te perfitojne nga nje video, autorja e se ciles duhet ndjekur penalisht.

Liria dhe privatesia e cdonjerit eshte ne rrezik nqs lejojme qe detajet e jetes intime te personave te behen publike

Submitted by Anonimus (not verified) on

Sokoli eshte produkt i Tanit te Topit. i etikes dhe moralit degjenerat te Fiks Fares te Filip Cakullit, te Portokallise etj. Si i thone - me thuaj me ke rri, te te them se cili je. Atij ia futen shoket. Prandaj ju ketu mos u merzisni dhe aq shume.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Si do ndiqeshka autorja personalisht? Ajo ka regjistruar dicka nga kompjuteri i saj, qe pastaj e ka perdorur si i teket. Ne momentin qe e ka regjistruar nga kompjuteri i saj, me deshiren e plote te tjetrit, nuk ka me asnje lloj supozim privatesie.

Submitted by Mendim i drejt (not verified) on

Nje bravo te madhe.Kam qene i ketij mendimi qe kur u informova . Nuk do ti shtoja apo hiqja asgje ketij shkrimi .

Submitted by Mendim i drejt (not verified) on

Nje bravo te madhe.Kam qene i ketij mendimi qe kur u informova . Nuk do ti shtoja apo hiqja asgje ketij shkrimi .

Submitted by many (not verified) on

Z. Nano mos e ngatërroni privatësinë e dhomës me perversitetin e internetit.  Nëse shteti është serioz duhet menjëherë të hapë hetim sepse ato vajzat duken si minorene. Nano ia fut kot dhe si gjithnjë mbron perversitetin përpara virtytit. Eh Muçi, Muçi. Chat roulette është perversitet jo privacitet.

Submitted by Kritizeri (not verified) on

Jam shumë dakord me mendimin tuaj z. Nano. Jeta intime duhet të mbetet e tillë për çdonjërin nga ne duke filluar nga figura më e lartë e shtetit e deri tek qytetari i fundit.Nuk e kam parë videon në fjalë por më angështon fakti që bëjnë moralistin figura që të moralshme nuk kanë gjësend.

P.S. Nuk kuptoj përdorimin e fjalëve të huaja si "cliche", "linçim", "lapidim", "bullshit" .Një gazetar i kalibrit tuaj nuk besoj se ka probleme me varfërinë e leksikut të gjuhës shqipe.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

"Kam ca kohë që nuk shkruaj në gazetë, ngaqë kam diçka tjetër në duar."

aman ore mos na i bej gjakun uj edhe ti...

Submitted by Fillestari (not verified) on

Absolutisht pro shkrimit te z. Muci (perjashto perdorimin e tepruar dhe irritues te anglishtes ne nje tekst shqip, sic vuri re dhe komentuesi me siper). Per sa i perket atyre qe kritikojne z. Balla per 'perversitet' sepse qenkesh ekuivalent me nje "masturbator te urryer" apo "ekzibicionist" qe pranon te filmohet, le ti ndajme gjerat... Cdo person ka te drejte te filmoje veten dhe te jape leje te filmohet ne cfaredo skene per sa kohe qe nuk eshte duke kryer nje krim. Nje person ka absolutisht te drejte te beje cfare te kete qejf me trupin e tij dhe te nje adulteje tjeter (biles edhe adulti po te kete qejf) qe i ka dhene leje per ate pune. Z. Balla NUK dha leje per ti dale kjo skene ne publik, dhe ne boten normale ku Shqiperia nuk ben pjese, publikimet e pamjeve (fotografi apo video) intime pa lejen e personazhit ne fjale jane krime te denueshme me ligj.

Oh, ekuivalenca me masturbatorin... sporti ne fjale ka qene kahera shume popullor ne Shqiperi por ne publik bejne te tere sikur u vjen turp...

Sa me shume qe mbrojtesit e z. Balla vazhdojme kete debat, aq me shume promovojme pa dashur provincializmin, qe z. Muci me te drejte e quan prej "guardiani te moralit publik". Te moralit publik shqiptar, te krredhur deri ne gryke me historira "te ndershme" prostitucioni, kodoshlleku rrugeve te Greqise dhe Italise, me trafik droge dhe hajdutllek epidemik te pasurise private apo publike, por qe skandalizohet me nje njeri qe kryen nje akt ku tere te tjereve u rri mendja tere diten kur sorrollten bosh rrugeve. Z. Balla eshte nje gazetar qe une personalisht nuk e pelqej shume. Por si njeriu njeriut do ti thosha qe cuditem qe ky katundarllek i ka bere aq pershtypje sa te mos dale nga shtepia e te mos hape telefonin. Ne opinionin tim (dhe fatmiresisht te shumices se komentuesve ne kete forum) z. Balla vazhdon te jete nje njeri normal, bota rrotullohet normalisht dhe e vetmja gje qe na tregoi kjo histori eshte komedia e reagimit patetik te Turqelise se Top Channel qe e pezullon nga puna. Me kujtohet nje periudhe e shkurter nga fundi i viteve '90 kur cdo kanal televiziv ne Shqiperi, dhe besoj ketu perfshihej edhe Top Channel, e fillonte menune e pasur te filmave porn qe ne ora 8 te darkes dhe u rrenqethte mishin pleqve dhe femijeve kur gabimisht nderronin stacionin.... Tashti u bene te gjithe puritane. Lum si ne per burrat plot namuz dhe kaq te paster te Shqiperise...

Submitted by Anonim as always (not verified) on

dhe ne boten normale ku Shqiperia nuk ben pjese, publikimet e pamjeve (fotografi apo video) intime pa lejen e personazhit ne fjale jane krime te denueshme me ligj.

Ne gjithe boten ka ndodhur qe eshte abuzuar privatja! Nuk ka bote normale, nga e cila Shqiperia na qenkerka e perjashtuar dhe bote jo normale qe mbushet me Shqiperine - e mira dhe e keqja jane pjese e njeriut, kudo qofte.

Submitted by Fillestari (not verified) on

Plotesisht dakord, abuzime ka gjithandej. Por une u shpreha "ne boten normale" dhe jo "ne boten perfekte", dmth desha qe me definicionin tim te normalitetit te perfshija ato vende qe kane legjislacion dhe qe te denojne per shperndarje te paautorizuara te videove te tilla. (Desha ti referohem legjislacionit kunder "revenge porn" dhe gjerave te tilla)

Por jemi ne nje mendje qe jetojme ne nje bote ku njerezit kane qene dhe do te mbeten joperfekte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.