Ina Rama në Opinion ka befasuar pozitivisht dhe opinion-bërësit

Postuar në 29 Janar, 2012 04:20

Në këtë website është nënvizuar menjëherë jehona e shija e mirë që la intervista e Ina Ramës në Opinion. Por duhet thënë se nuk kanë mbetur pa u befasuar pozitivisht nga kjo “ngjarje” as opinion-bërësit e Tiranës. Ja disa copa komentesh të publikuar në të përditshmet tona:

Zamira Çavo në Shqip: “[I them] faleminderit Inës, sepse kur kisha humbur pothuajse tërësisht shpresat, kur isha pothuaj e bindur se në këtë vend kanë vdekur modelet e vlerave, na solli rrezen e besimit.”

Alba Malltezi në shqiptarja.com: “Kemi nevojë për njërëz të ndrojtur, që në televizion flasin me zë të ulët dhe të emocionuar, pasi ndiejnë përgjegjësinë e asaj që thonë para shqiptarëve. Kemi nevojë për njerëz seriozë, të cilët nuk mendojnë se të bërtasësh, të ofendosh, të gënjesh, të kërcënosh para mediave, është e vetmja mënyrë për të përbërë ‘lajm’e karrierë në Shqipëri.”

Mero Baze në Tema: “Sot kemi vërtet një grua që përfaqëson dhe gratë dinjitoze, dhe shtetin ligjor. Është e pashmangshme, por krahasimi i parë që qindra mijëra komentues online i bëjnë portretit të Ina Ramës, është krahasimi i saj me Jozefina Topallin, e cila pretendon të bëhet Presidente, apo skarco të tjera të PD-së, të cilat kanë vendosur t’i hyjnë karrierës në politikë si prokurore që ekzekutojnë pa gjyq, herë duke u matur një plumb ballit e herë duke i kërcënuar se do t’i varin tek palma e Kryeministrisë. Pra, është i pashmangshëm krahasimi i saj me Gratë e Berishës, apo Gratë e Regjimit.”

Ilir Yzeiri në Shekulli: “Ndodhi që Prokurorja e Republikës i bëri një shërbim të madh Republikës. Ne pamë atë natë një grua zonjë që nuk u impresionua asnjë çast nga pyetjet provokuese, e jo profesionale. Pas pyetjeve prej hetuesi komunist të kohës së Hoxhës që gazetari maxhordom e njeh mire nga botimet, vinin përgjigjet e një juristeje me profil të lartë që fliste me data e me referenca ligjore. Për asnjë çast të vetëm ajo nuk e humbi kontrollin, madje gjente rast edhe të bënte humor dhe ta ironizonte gazetarin e sikletosur. Në bisedën me Ina Ramën kishte shumë episode që tregonin dy botë; nga njëra anë botën e ligjit dhe në anë tjetër bota e errët e krimit e atyre që janë shpallur prej opinionit publik si përgjegjës për vrasje, vjedhje, dhe zvetënim moral të Shqipërisë.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Fat i keq qe i kane mbetur edhe pak muaj ne detyre, me pas endrra e Berishes realizohet.

Te gjitha Institucionet ne xhep.

Submitted by Erjon (not verified) on

Nje "performance" e shkelqyer...nje profil qe nuk perputhej asgjekundi me profilin "..kujt ia tregon ti...lere se e di me mire se ty kete pune" te shqiptarit te sotshem.

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Bukur fort!Po shihet se edhe redaksia juaj po zgjohet e po merr vesh se cfare behet e thuhet rrotull saj.Citimet nga shkrimet e gazetave te tjera me komente te theksuara ne vleresim te Firores qe arrriti Ina Rama mbi perfaqesuesit e korrupsionit dhe anti-ligjit,mbi pinjollet bastarde qe lehin vetem aty ku hajne.Kjo ishte,theksohet ne komentet e shumta,nje fitore per drejtesine, per Shqiperine dhe per grate shqiptare trime si Shota jone: Ina Rama.  Doli pra se Ina Rama nuk kish shkuar tek ai qerosi i  "C'opinionit" te Klu Klus Klanit mediatik per te reklamuar lukun e ri te saj,as per te forcuar imazhin dhe mbrojtur emrin e Ina Rames nga thashethemet,shpifjet e akuzat e mazhorances dhe daulleve te cjerra te saj ne mass-media,por per te mbrojtur me force e me ze te plote autoritativ te verteten,drejtesine dhe luften qe ka ndermarre ajo dhe institucioni i saj per vendosjen e ligjit mbi cdo gje e mbi kedo!Me kete "permbledhje shtypi"duket se edhe ju te ResPublica-s online e larguat sado pak nga koka ombrellen tuaj te "neutralitetit" aktiv "te kerkuar"!

Submitted by Melankoniku (not verified) on

Ky nuk eshte fundi i botes.Kjo eshte  kronike e nje ekzekutimi  te paralajmeruar te drejtesise.

Vertet besoni se me opinionin pozitiv ndaj kryeprokurores(gjest i munguar dhe deshiruar prej shumices) do te zgjidhet nyja gordiane.

Pasi zbuluam me shume vonese se organi i akuzes nuk fle gjume por as nuk "kafshon" dot, pasi kuptuam se edhe kur kapesh ne flagrance eshte Fuqiploti (i Larte) qe mund te  t'i laje mekatet (5 me 0) dhe  mbi te gjitha kur duhet te vuajme kroniken e tejzgjatur te nje drejtesie qe nuk mberrin kurre ne destinacion ose mberrin vetem atehere kur i akuzuari zgjedh vete gjykatesit dhe bashke me te pafajsine e tije.

Keto jane sekuencat e nje filmi serial dramatik ku per bela te regjizorit, per t'a bere fundin edhe me te trishtuar, na duhet te dashurohemi marrezisht me aktoren e bukur ,te ndrojtur dhe te pafajshme - I love you Inaaaaaaa ............

Submitted by ajsberg (not verified) on

Nje zonje e brishte ne cehre dhe e forte ne karakter. Keshtu na u shfaq Ina Rama. Aspak politikane dhe shume tekniciene. Dhe ne kishim kohe qe nuk degjonim tekniciene per rrugetimin e atmemedheut. Genjeshtrat e thashethemet na mbushen dynjane si ato kanacet plot zhurme qe na kane hardallosur per pakez te verteta. I shkon per shtat kesaj 'zonje te forte' qe, i forti (jo muskuloz) zakonisht vuan pa u qare, ndersa i dobeti qahet dhe pa vuajtur. Gjithe ato sulme politike, mbare e prape, si mes te beshmeve te lagjes, nuk e tuten ne kryerjen e detyres dhe morri guximin te cjerre maska dhe jo vetem, pasi bashke me to u ka cjerre dhe 'skalp' nga pafytyresia e perditshme e deklaratave 'shume fjale per asgje'. Kjo interviste nuk zgjidhi problemet e drejtesise shqiptare qe po tretet dita-dites nga metastazat e 'kancerit' politik, por te pakten e shkundi kete ' qylym' duke na treguar se cfare pocaqilleqesh rrinin fshehur poshte tij. Ne kemi dy sy-t'i zgurdullojme per te pare tej e tej; kemi dy veshe-t'i bejme llapush per te degjuar sa me mire dhe peshperimat; kemi dhe nje goje-te mos e shqyejme shume per te llapur kot me kot. Po ndoqem kete analogji numerike do te dalim nga kllapia e 'frikes' per te verteten, qe vertete vonohet por pershfaqet nje dite qofte edhe pa dashje. Kjo eshte e mira dhe e keqja e emisioneve 'live'. Le te analizojme 'prijesit' tane edhe me 'lenten' e Ina Rames. Packa se ' krimbat'  s' njohin stepje  se  sulmuari frutat me te mira, me te embla, me te bukura si te gjithe krimbat, packa se kopeja e 'krimbave' nuk do rresht duke biruar edhe kaplloqen tone...

Submitted by Alban (not verified) on

sa e pashe videon online. cfytyre te dhjere qe ka bere Fevzua. sa joprofesional. alabak rruge jane keta qe na qeverisin dhe keta si ky qe tashme fare hapur perfaqesojne interesat e ndyra te keti pushteti horrash. O Zot kur do vij dita qe sdo kemi me nevoje ti dime fare keto fjale!

Submitted by Ilir (not verified) on

Vendit nuk i mungojne njerez te tille biles jane shume fare per aq vend sa eshte.................Por kur ne Krye Hipen  Muji nga Tropoja dhe Halili nga Skrapari....qe duan te Bejne "Karriere" medet se cmbetet me mbrpapa................

Submitted by Nje spektatore (not verified) on

Jam shume dakord me komentin ketu me lart se Shqiperise nuk i mungojne gra e burra me dinjtet dhe qe dine ta bejne mire e me integritet punen e tyre. Pyetja e veshtire eshte: perse njerez te tille s'ia dalin dot te dalin ne krye te puneve dhe ne votojme/nxjerrim ne krye njerez te paafte ose pa pike integriteti profesional dhe njerezor?

Submitted by bona (not verified) on

me duket se me pozitivisht ka ndikuar femrat opinionberese se ketu tek ju ne nje koment ne te nxehte, Zaloshnja e quante "femer me goxha tru" a thua se kishte pare nje alien, kur nderkohe kishte shperfaqur vetem diskriminimin maskilist per femrat qe jane edhe simpatike edhe inteligjente. Edhe gjuha e perdorur  ishte fare banale, me ka habitur opinionberesi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.