Ina Rama nuk është përdorur: ky ishte lajmi që doli nga intervista e saj në Opinion

Postuar në 28 Janar, 2012 16:48

Kur Fevziu pyeti Ina Ramën se a ish e vërtetë që kish folur në telefon me Edi Ramën më 21 janar e më pas, shumë njerëz kanë menduar se kryeprokuroja do të mbetej ligsht, ngaqë do duhej t’i justifikonte ato telefonata. Edhe ata që kanë qenë të prirur t’mos besojnë teorinë idiotike të grushtit të shtetit, të udhëhequr nga sanduiçi Rama-Topi-Rama, kanë pritur që të kish diçka të vërtetë në denoncimin që u bënte Berisha në vijimësi ca bisedave telefonike që Rama (Ina) kish bërë me Ramën (Edi). Ndryshe, i bie që Berisha t’ia fusë kot fare.

Mirëpo përgjigja e prerë e Ina Ramës (“Unë nuk kam folur kurrë në telefon me Edi Ramën”, tha ajo me një ton që nuk pranonte asnjë ndërdyshje tek bashkëbiseduesi) duhet t’u ketë mbushur mendjen edhe atyre që i besojnë të gjitha sendërgjitë e Berishës se kryeprokuroja ka ditur të mbajë distancë nga politika e ta mbrojë dinjitetin e përgjegjësisë kushtetuese që ushtron.

Kryeprokuroja me atë përgjigje, por edhe me përgjigje të tjera, na dha garancinë pra se ajo nuk ish përdorur në asnjë rrethanë nga politika. Dhe ky ishte lajmi më i mirë që mund të dilte nga ajo intervistë. Lajmet e tjera, si zotësia profesionale, ligjërimi i saktë dhe institucional, dinjiteti human, etj, etj, janë lajme që ose egzagjerohen, ose s’kanë rëndësinë e të parit.

M.N.

Comments

Submitted by Eno (not verified) on

Pse kot?

Nga e gjeni ju llogjiken e replikes tuaj? Titulli eshte teper i goditur, sepse per nje vit te tere Vicidol & Co, cfare nuk kane thene per kete femer te nderuar, i kane cenuar dinjitetin, dhe profesionin.

Por juve nuk ju pelqen qe e drejta po del ne shesh. Edhe pak kohe nga koha juaj

Submitted by altin (not verified) on

Muço me gjithe respektin per ty si njeri me ndergjegje, titulli jua eshte ofendues, "perdorur," ta perdoresh nje term te tille per prokuroren e pergjithshme, nderkoh qe ankohesh per semiotiken e mazhorances. Me vjen keq qe po e them por po me ve ne dyshim qe ti "perdoresh" nga Rama (Edi) me shoke

Submitted by loni (not verified) on

Ina Rama eshte shembulli i gjalle i shtetarit qe ka siper kokes vetem ligjin dhe vepron ne cdo hap ne perputhje vetem me ligjin....Falenderim te posacem kesaj "heroine" qe po ngjall shpresa te populli, qe sali talebani, ky kriminel, te cilin e njohim mire do te perfundoje ne pranga per krimet e kryera, (veten pas vrasjeve te 21 janarit, te kryera me urdher te ketij qeni, ai ka bere krime e manipulime pa kufi, vetem per zhdukjen e provave ne nje shtet normal ky taleban do te varej).

Une nuk e kuptoj perse hatxhoni kohe me bla bla si u perdor apo jo kryeprokurorja etj etj ...kur refreni yne dhe i gjithe gazetave dhe gazetareve te ndeshem duhet te jete VENIA E KRIMINELEVE SALI BERISHA DHE LULEZIN BASHA NE PRANGA, pastaj me rradhe komandandi i gardes vrases, e te tjeret qe qellonin njerezit e thjeshte sikur te ishin derra. NUK DUHET TE HARROJNE AS HAJDUTIN META I CILI DUHET TE MARRE DENIMIN E MERITUAR.

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

Faleminderit edhe ty "loni"  per udhezimin dhe drejtimin e sakte ku duhet te shkoje mirenjohja jone.

Submitted by Rilind (not verified) on

Mustafa, ia fut pordhes. Ajo ishte madheshtore e i beri "zbor" ne cdo pergjigje Blendi Fevziut e Sali Berishes qe fshihej pas tij.  Je ti qe nuk ke sy e veshe,  jo me te nje gazetari por as te nje njeriu normal per ato qe pame e degjuam.Shkurt, pa dashur te ofendoj, je shume i dobet si gazetar.

Submitted by Rilind (not verified) on

Ajo dha shume mesazhe ate dite, per politiken e per gazetaret e tipit Blendi Fevziu por edhe te tipit tend (duke u nisur nga ky gjykim i manget me siper). Degjoje edhe njehere se mos i kap per se dyti here. Po nuk kuptove gje, me shkruaj e ti them une  si lexues se cfare nuk te kap mendja, veshi e syri.

Submitted by pilo (not verified) on

Muci , te paska zene edhe ty semundja e "barazlargimit" nga palet, po ti nuk je institucion o burre i dheut.

Eshte sic thote Rilindi me siper. Intervista e Ina Rames  ishte ngjarje me plot kuptimin e fjales,ne kete vend ku rralle, fare rralle ,

mund te shohesh ne ekrane ndonje njeri me integritet, dinjitet e kulture.

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Jam dakord me mendimet e shprehura nga Rilindi dhe Pilo. Sot nuk po te kuptoj fare, ore zoti Nano.!Nuk me bindin as replika ndaj meje as edhe ky komenti juaj i shkurter per perdorimin  apo jo te Ina Rames nga politika(fjalen e kini qe ajo kundershtoi te jete perdorur nga Topi dhe Edi Rama ne skemat e tyre puciste,per te cilat ende germon e heton  i famshmi "komision parlamentar per ngjarjen e 21 janarit).Qofsha i gabuar por merak tjeter me duket se keni.Tjeter mesazh doni te nxirrni nga ajo interviste,qe ishte nje nder" betejat "  publkike me te arrira te Ina Rames ne luften e saj per nxjerrjen e te vertetes dhe mbreterimin me ne fund te ligjit dhe drejtesise edhe ne vendin tone.Dhe gjithe ate debat e qendrim burreror te saj para  tellallit dhe avokatit te klaneve te korrupsionit e te kriimit, qendrimet e saj parimore e me profesionalizem te vertete,zerin  e saj "te dridhur" sic thoni ju(qe sigurisht vinin nga emocionet e nje intelektualeje grua qe kish kujdes te vecante te perfaqesonte denjesisht vehten dhe institucionin qe ajo drejton,por pse jo edhe grate e vajzat burrnesha e te mencura si ajo ne te gjitha fushat e jetes se vendit) por qartesisht e vendosmerisht ne favor te mbrojtjes se ligjit dhe luftes parimore kunder krimit te organizuar e korrupsionit galopant, i quani te parendesishem dhe jo ne nivelinb e te pares.Mos valle kini ndonje borxh profesionalk ndaj mikut tuaj te "Opinioni-it" dhe na e mbroni.Ketu kini deshtuar.Sa per ate interviste me Ina Ranen e kini te kote ta nxirrni nga balta,sepse ai ka dale i squllur fare, Per ju nuk dua as edhe ta mendoj se po ndryshoni.Por kam frike se po i bie nje qemaneje te re,or Muc,por nuk dime se kur e si do t'ia degjojme havazin mbrapa! Nuk po me tingellon mire kjo pune!

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje z. Nano.

Mendoj, qofsha i gabuar qe nuk e keni kuptuar drejt intervisten e znj. Rama.

Duke lene menjane komentet per paraqitjen e saj personale qe siç shkruani ju "jane egzagjerime", (nuk jam dakort me kete term por do te shkruaj me vone per te), mendoj qe lajmi ose kryelajmi i asaj interviste eshte qe Prokuroria e Pergjithshme eshte e baraslarguar nga te gjithe aktoret politike qofshin keta te majte apo te djathte, e ritheksoj nga te gjithedhe ndodhet jo ne ate pjese te intervistes qe citoni Ju por dikund tjeter.

Nuk eshte problemi se ajo do te dinte te mbrohej apo jo nga akuza per bashkepunim me PS-ne apo Presidentin e Republikes, ajo kete pergenjeshtrim e ka bere qe ne takimin e saj me komisionin famkeq parlamentar per ngajrjet e 21 Janarit, perkundrazi do te ishte absurde qe ajo te pertypej e te mos dinte te pergenjeshtronte keto idiotsira per "puce institucionale" nuk eshte ky Lajmi zoti Nano.

LAJMI per mendimin tim gjendet tek arsyeja pse Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar edhe ekspetizen balistike te armeve nga ana e Laboratorit te FBI-se.

Shprehja e saj ishte " Per disa nga provat ne i kishim mundesite edhe ne laboratorin tone per disa te tjera jo. Per provat balistike te kryera mbi armet dhe gezhojat pasi u kryen ne Laboratorin Kriminalistik per nje transparence me te madhe u derguan edhe ne Laboratorin e FBI-se. " Me pas vazhdoi duke thene qe Laboratori Shqiptar varet nga Ministria e Brendeshme dhe kjo mund te perbente nje konflikt te mundshem sepse edhe Garda e Republikes varet po nga kjo Ministri.

Me lejo te jape edhe nje informacion tjeter. Deputeti Erjon Brace ne emisionin "Top Story" te se enjtes 26 Janar thote se "fakti qe me armen e Komandantit te Gardes eshte vrare nje njeri eshte provuar nga Laboratori yne i Kriminalistikes ketu e 8-te muaj me pare" qe i bie diku nga prilli i vitit qe shkoj gati 2 muaj pas ngjarjes.

Pas ketij informacioni dua te shpjegoj perse KRYELAJMI eshte ne ate frazen per TRANPARENCE te znj.Rama.

Ne momentin qe normalisht te gjitha ekspertizat balistike mbi armet dhe gezhojat do te kryeheshin ne laboratorin tone, Prokuroria e Pergjithshme e dinte shume mire qe pavarsisht se dhenia e nje deshmie te rreme nga ana e laboratorit do ta vinte ate  para pergjegjsise penale presionet qe mund te kishte ky Laborator do te ishin te medha dhe mundesia e nderhyrjes nga ana e Ministrise ishin ca me shume akoma,sepse nje tjeter strukture e kesaj Ministrie, ajo e Gardes ishte nen Hetim. Pra vete Ministria ishte ne konflikt interesi dhe per kete arsye kerkohet nje ekspertize e dyte nga nje laborator indipendent. Ky fakt eshte dhe distanca e pare qe Prokuroria ve midis saj dhe Qeverise ne pushtet.

Me kete ekspertim te dyte Prokuroria e Përgjithshme realizon po te njejten distance edhe me Opoziten dhe me PS-ne ne vecanti, sepse keshtu i mbylli cdo shteg kesaj Opozite te bertas ne shesh qe "Drejtesia u shit tek Saliu", "Silvia Konti e Saliut e shpetoj Ate nga 21 Janari duke ja lene ekspertizen laboratorit shqiptar" etj etj. Fakti qe vete zoti Rama ne fjalimin perkujtimor te 21 Janarit permendte shpesh ndihmen e amerikaneve, perben per mua nje fakt domethenes ne lidhje me kete distancim qe pershkrova me lart. Letra e tij e Hapur drejtuar znj.Rama gjithashtu.

Si përfundim me futjen ne loje te FBI-se Prokuroria e Pergjithshme u tregoi te dy Partive te medha se nuk eshte pale as me njerin e as me tjetrin dhe njekohesisht na mbush me shprese ne te tjereve qe sic thote proverbi " ka edhe nje gjykates ne Berlin".

Per sa i perket fjales suaj ne mbyllje te shkrimit "lajm i egzagjeruar" nuk me pelqen jo sepse ndoshta nuk eshte i tille por per nje faktor me human zoti Nano. Ka te pakten 6-7 vjet qe ndjek emisionet politike shqiptare dhe kjo eshte hera e pare qe nje nenpunes i shtetit, pra nje "sherbetor i ne te gjitheve" sillet me edukate dhe profesionalizem. Nuk dua te bej partizanin per askend prandja nuk dua te them ja beri mire gazetarit se ai eshte i tilli apo i ketilli, perkundrazi them dicka tjeter ajo nuk beri vec detyren 1) u soll me edukate dhe kjo eshte norma e pare njerzore 2) u soll me profesionalizem dhe kjo eshte minimumi qe i kerkohet nje Prokurori te Pergjithshem. Por e dini si eshte puna zoti Nano, shqipetarve kudo qe jane brenda apo jashte Shqipersise u jane mesuar syte dhe veshet keto 20 vjet nga sjellje pa edukate dhe profesionalizem dhe prandaj kur del nje njeri qe ben thjesht detyren dhe asgje me shume na duket si hero. Prandaj dhe ky "egzagjerim" eshte per mua jo vetem i kuptueshem por edhe i pranueshem. Shpresoj se ne kete pike te ndajme te njejtin mendim.

Me respekt

Emigranti

Submitted by Avni Rustemi (not verified) on

Komentet e "Emigrantit" i mbeshtes plotesisht.Jane nga me te aresyeshmet dhe te plotat nder te gjitha komentet e bera mbi shkrimet e "ResPublica" dhe reagimet e zotit Nano.Ne menyre te vecante e te argumentuar mire mbrohet idea se qendrim i i Ina Rames ne ate interviste nuk ishte nje "lajm i ekzagjeruar "( apo ekzaltim i lexuesve)por nje tregues i qarte se zonja Ina Rama eshte mbajtur ne nivelin qe ia kerkonte detyra dhe posti i saj,dhe mbi te gjitha " nje tingellim i ri,nje muzike e mire  per veshet tane" se na ishte  "ndryshkur" shpirti duke degjuar vetem prapesira dhe ndytesira nga goja e zyrtareve dhe e tellalleve te shitur.

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

I nderuar Mustafa!

Ti e ca si ti po vazhdoni t'i sherbeni denjesisht anarkise dhe banditizmit.   Une te kam thene edhe njehere tjeter.

Juve ua ka bere gjyqin populli shqiptar qe s'ju lexon dhe s'ua var.  Ju e dini, (me duket se edhe vete e ke pranuar kete) te gjithe ju opinionistet e medias te superpaguar nga taksat e shqiptareve nuk jeni ne gjendje te krijoni opinion ne Shqiperi.  Por jeni ne gjendje ama te krijoni tymnaje. Ju te gjithe, jeni hedhur ne sulm te paparmbajtshem te ndihmoni Edi Ramen, Spartak Ngjelen, Gramoz Ruçin Skender Gjinushin e kompani. Qe te krijoni se bashku me ta idene se 21 Janari 2011 tregoi fytyren e Sali kriminelit, tregoi perpara gjithe botes nje qeveri kriminele, nje minister vrases, nje garde kombetare kriminele etj etj.

Ju vertet jeni shume, vertet keni shume para dhe po ashtu keni edhe plot qytetare qe per njemije e nje arsye ose u japin te drejte ose bejne sikur u besojne.

Por ne koshiencen e shumices absolute te shqiptareve, 21 Janari 2011 do te mbetet si dita e sproves se madhe se NJE QEVERRI LEGJITIME NUK MUND TE RREZOHET ME DHUNE.

Ky eshte lajmi i 21 Janarit , i 22 janarit, i 25 shkurtit dhe i 28 janarit 2012. Ky eshte  lajmi qe ti  Muç je porositur t'a fshehesh sa me shume te jete e mundur.  Kjo eshte PROVA me e patjetersueshme, LAJMI i PAVJETERSUESHEM qe Ina Prokurorja  dhe shpura juaj mashtruese nuk e ka konstatuar. (Ani, Mustafa, une te garantoj se nje dite do t'a konstatoje edhe Ina. Nuk ka rrugezgjidhje tjeter. Ajo prove eshte egzekutuar 'live' ne sy te te gjithe shqiptareve. )

Shteti nuk merret me force Mustafa, mbaje mend kete.  Po a ka te drejte Edi Rama te vije ne pushtet? Absolutisht po. Por me force ai nuk vjen dot.  (As Sali Berisha nuk vjen dot me force ne pushtet.) Sa do te perpiqeni ju te "provoni" drejtesine e protestes qytetare. Le te thote sa te doje Ina Rama se "nuk i rrezulton se ka pasur dhune nga protestuesit ne 21 Janar" Le te thote Edi Rama e Spartak Ngjela se "do te duhet te shkelim mbi kufoma qe t'a rrezojme kete qeverri."   Ju te gjithe mund te krijoni nje bllok te forte per t'a tjetersuar 21 Janarin. Nuk do te mundeni ta realizoni.

Submitted by Bani Pushe (not verified) on

Nuk e kuptoj se si mund te kete njerez si Enisi me te tilla arsyetime. Ai radhit ata opinionist te cilet mendon se i ndihmojne opozites dhe nuk ze ne goje fare opinioniste te tjere qe nuk jane pak, qe i thurin ditirambe qeverise dhe percjellin te populli nje Shqiperi virtuale, si "Liza ne boten e cudirave". Me shqetesues eshte fakti qe opinionistet, apo analistet, si e quajne veten, jane ndar me parti: nje grup pro opozites dhe nje grup pro pozites. Perderisa ata ndahen keshtu nuk kemi te bejme me analiste por me militante llafazan, qe rreken t'i mbushin mendjen popullit me genjeshtra me keq se shumica e politikaneve. Une mendoj se kemi nje rreshtim te analisteve si apendisa te politikes dhe jo analista te pavarur. Ketu nuk dua t'i fus te gjithe ne nje thes, ama jam i sigurt se kjo ndarje i ze shumica e tyre dhe c'eshte me e keqje keta qe jane rreshtuar keshtu pushtojne ekranet dhe shtypin.

Ina Rama tregoi per se pari se si duhet te komunikohet me kulture dhe profesionalizem. Kjo nuk u pelqen atyre analisteve qe nuk mund ta mendojne veten jashte rreshtimit, prandaj ajo nuk fiton entusiazmin as te atyre qe rreshtohen me opoziten dhe aq me pak te atyre qe jane me poziten. Kjo eshte fatekeqesia qe na ka zene. Kur do dalim nga kjo jendje? nuk kam as nje ide se kur do te ndodhi.

Submitted by ermiri (not verified) on

Jo jo, kesaj lukunie komentuesish nuk i dilet dot.

Po, M.N., jam plotesisht ne nje mendje persa i perket lajmit kryesor.

Pjeset e tjera te intervistes, le t'ja leme atyre qe kane krijuar varesi prej telenovelave.

Te falenderoj M.N.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.