Një parantezë vulgare dhe homofobike në programin the Voice of Albania

Postuar në 27 Janar, 2012 15:38

Show i të premtes mbrëma në Top-channel, the Voice of Albania, apo the Voice, siç e thërrasin shkurt tanimë, është një nga programet më të mirë që mund të jenë bërë në televizionet shqiptare. Dhe një nga faktorët që e ka bërë këtë show ndjellës e të ndjekur,  është dhe katërshja e jurisë, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Miriam Cani dhe Elton Deda. Kanë një komunikim shumë të mirë me sho-shoqin, janë inteligjentë, janë njohës të mirë të muzikës, madje kanë demonstruar se kanë dhe dhunti pedagogjike (dinë të trajtojnë konkurentët me delikatesë, dinë të bëjnë vlerësime të kujdesshme dhe elegante, etj).

Por sonte, 20 minuta më parë, ata i lejuan vetes një parantezë vulgariteti të skajshëm. Në momentin që Lumdrini, një djalë i ri, konkurent, i dha fund interpretimit të një prej këngëve të George Michael-it, iu dha fjala Sidritit, dhe ky s’e pati për gjë të bënte një koment të shkujdesur me gjuhë mejhanesh: “Ky [konkurenti] është burrrrrë, është maaaashkull, ky nuk është si ai këngëtari i origjinalit, për të cilin gojët e liga thonë se …”, tha ai, duke mos e përfunduar frazën medemek prej namuzit. As emrin nuk denjoi t’ia përmendte në atë moment George Michael-it (!!!!), i cili është gay i deklaruar. Tre të tjerët zunë të qeshnin me të madhe e në shenjë miratimi me këtë ndërhyrje të kolegut të tyre. Pas tyre, zunë të qeshnin dhe spektatorët. U krijua vetvetiu një harbim homofobik. Ishte një skenë që të fyente; në mos, të bezdiste.

M. Nano

Comments

Submitted by artur (not verified) on

Po cfare do presesh nga Siditi, hiqi zerin-dhuntine e natyres, s`mbetet asgje me shume se kokorroshi mejhanes.

Submitted by daniela (not verified) on

Ej po mos e dramatizoni tani situaten. Ne fund te fundit secili tregon komplekset e veta , pse duhet te nxjerrim konkluzione kaq te medha.

Submitted by alidemsi (not verified) on

po sa i ndjeshem je dhe ti o Muç ndaj ketyre gjerave, e pse duhet te jete hipokrit nje njeri qofte dhe publikisht per nje gje qe nuk e do? Pse ore me zor do ti besh njerezit qe te pranojne nje gje qe nuk duan ta pranojne? Prandaj eshte kaq e bukkur bota, thone, se ka laryshi.......

Submitted by aline (not verified) on

alidems, shume mire ben Muçi qe eshte i ndjeshem "ndaj ketyre gjerave" : po s'qe ai (gazetar, njeri publik), kush te jete i ndjeshem, une ? ti ? ne jemi pseudonime !! ne nuk kemi asnje peshe !

Dhe : "patjeter" qe do ti bejme njerezit te pranojne realitetin e gjerave dhe te jetes. Gur gur behet mur. Doemos qe nuk do vije brenda nje dite; por te lesh gjerat ne gjendjen e tyre, quhet konservatorizem. Ti ndryshosh, quhet emancipim. Eshte i veshtire, ok, por ... ja vlen !

Submitted by derAlbaner (not verified) on

Qe dicka mos ta pranojme nuk do te thote qe dicka mos ta tolerojme, pse mo alidems si thua ti te te shajme ne tani ty se e ke koken e madhe, apo je i palare, apo se per nje apo per arsye tjeter nuk ke mbaruar shkollen, apo meqe bie fjala je nga kuksi, jo nuk ofendohet njeriu, te jete ai si te jete.

Submitted by arian (not verified) on

bravo Alidems!

Submitted by Tushi (not verified) on

Po per aq kohe sa kohe ne tv te prezantohen njerz me fobi te ndryshme, pse mos te kete edhe homofobik. Fundja, nuk eshte turp te jesh i ndryshem nga bagetia.

Qysh kur jan ba shqiptaret kaq tolerant mor aman ... eh kuku ... ske c'te besh, kur sta var njeri me duhet gjesh nje form te dukesh interresant ...

PS: Pse ti M. ske asnje fobi per njerz me sjellje/kulture te ndryshme nga ti ???

Submitted by Historiani (not verified) on

Te mendosh qe jane artiste dhe perbuzin...

Duhet patjeter qe te deklarohen qe NUK jane Gay duke sulmuar ate qe jane.

Duhet te kete nje emer kjo semundje.

Submitted by albgentius (not verified) on

Cfare eshte homofobia?

Mospelqim e percmim ndaj pederastise? Atehere e une jam homofob edhe e kam per nder!

Submitted by Edi (not verified) on

Humor per tema te tilla behen edhe ne Golden Globe dhe shume programe te tjera ne USA. Gjithsesi ndjeshmeria e gazetarit me ben te dyshoj... Ke te fala nga P. Kulla

Submitted by Meleq Frasheri (not verified) on

Ata qe fyejne gay-te me shume jane  gay-te me te poshter dhe vete sepse  nje persekutim i atille te le pershtypjen se te keta individe ekziston nje perversitet psiqik dhe pse jo edhe seksual.

Submitted by po sikur (not verified) on

e ku eshte diskriminimi ketu?   late nam me keto pseudo-ndjeshmerite per cifutet dhe b.q-ret.nuk po e ze gjumi xhorxh majkellin nga qendrimi i  bejlerit! clirohuni ,ka vend per te gjithe. ka ikur koha kur b.q-lleku ishte ''trendy''.

Submitted by Gingi (not verified) on

Percmimi i tjetrit per shkak te emrit, paraqitjes fizike, orientimit seksual,fetar, racor   eshte  fenomen  botesh primitive, VESE , njerezish primitive.Nuk eshte ves te jesh gay, eshte thjesht te jesh, je. Nuk eshte merite te kesh syte blu, i ke. Nuk eshte turp te mos i kesh kembet te se njejtes gjatesi , eshte rastesi.Nuk je i perzgjedhur nese je bjond e jo zezak,eshte  ceshtje pigmenti.Te jesh adoleshent gay, me njgjyre  , jo i pasur, i ndryshem,  ne Shqiperi, nuk eshte trendy,nuk ka qene kurre , eshte dramatike, ka qene gjithmone tragjike.Kur degjoni per vetevrasje adoleshentesh, percev arsyeve te tjera, mos e perjashtoni asnjehere  mundesine , se, ndoshta ishte i brishte, i ndryshem, i ndjeshem, i pa pergatitur  per ate shoqeri .Shoqeri gangsteresh, arrogantesh me ose pa pushtet,ku burreria ngaterrohet me  te njerezishmen.ku femren e sheh o si  nene o si  prostitute.Eleganca e miresjellja jane dobesi.Shoqeri ku femija gay  refuzohet, ai kriminel justifikohet.

Da Vinci,Michelangelo, Oscar Wilde , Aleksandri i madh , Adriano, Freddy Mercury ishin gjeni, pa ta kultura e njerezimit , dhe jo vetem ,do ish me e varfer , pavaresisht batutave te nje kengetari modest, lehtesisht te harrueshem , te provinces ballkanike.

Submitted by cendurimmadhi (not verified) on

Nisur nga pozicioni juaj zoti Mustafa,reagimi qe paraqitni mund te jete me vend por thelle ne ndergjegjen tuaj besoj qe ndjeni "hipokrizi per shkak te detyres".

Edhe ne vendet e perparuara europiane ku jetojme prej me shume se nje dekade,qendrimet e shoqerise ndaj fenomeneve te tilla jane si tonat,natyrore por ndryshon vetem menyra e reagimit. Ne jemi te drejtperdrejte,pak arrogante me fenomenin,ndersa shoqerite europiane jane me te sofistikuara,me te kamufluara por thelle ne zemrat e tyre qe ndoshta as priftit nuk ia rrefejne edhe ata jane per natyroren.

Submitted by olti (not verified) on

Homoseksual lind e nuk behesh. Diskriminimi ndaj homoseksualeve nuk vjen kurre vetem, por shoqerohet nga mungesa e tolerances per cdo gje ndryshe. Shoqerite zakonisht nuk trekojne mungese tolerance ndaj nje fenomeni te vetem por  shtypin zakonisht  pakicat.  Rreziku eshte qe mund te ndodhe qe nje pakice eshte aq sa e madhe sa ndahet me 10 vota nga dominusja. Pershendetje zoti Nano.

Submitted by Orik (not verified) on

Duhet pare cik dhe kontesti dhe menyra sesi personi (Sidriti) e ka thene,pra me te qeshur per te bere batute apo e ka pas shume seriozisht !

Ne rastin e pare hec mo,humor per masat,se fundja mbi 80% e shqiptareve ashtu e mendon ! S'me duket ndonje qamet !

Submitted by Migena Aleksi (not verified) on

Z.Mustafa eshte e vertete qe dikur jeni shprehur: "Ndihem pak homoseksual?"

Ndjese nese gabohem teresisht, por nje miku im ma ka rrefyer

Submitted by Gingi (not verified) on

Pas 11 shtatorit ishte normale te thoje : jemi te gjithe amerikane.
Te ndihesh pak, homoseksual, pak Rom, pak me attesi te kufizuara, pak minoritet, pak i ndryshem, eshte solidaritet aktiv, eshte ta marresh per d'ore te njgjashmin e tu, te behesh ai, eshte respekt., dyzim.

Submitted by arian (not verified) on

me duket se,si ekstremiste te famshem morale,qe jemi ne shqipot,mas pak do kemi kalu nga homofobike ne homomburrnike,hajde gallate hajde!

Submitted by loni (not verified) on

Personalisht nuk kam asnje gje kunder guy-ve, jane njerez qe nuk i prishin pune askujt, dhe nuk jane as vjedhes, as kriminele as te pabese e as te paedukate e derra...une habitem me keto te ashtuquajtur artiste si puna e ketij Bejlerit qe guxon te merret me George Michael-in dhe nuk i permendka as emrin,  ha ha ha ha ky i humbur province te ndyre nga plehrat e krimi (me falni por nuk gjej dot emertim tjeter per Shqiperine e pare nga ndonje britanik, sepse Tiranen as qe e njohin fare), pra doja te thoja qe ky capacul merret me nje gjigand te muzikes dhe na e perbuzka ha ha ha George Michael as qe e llogarit kete mize  qe e bezdis pas shpine....e tani dua te kthehem tek realiteti yne i tmerrshem ku nje djale nga Lezha deklaron qe eshte guy, as nuk vrau, as nuk vodhi as nuk genjeu, as nuk i preku ndonjerit as edhe nje qime...jeta e tij zgjedhja e tij....bejleret na u cuam ne protesta e na u ofenduan....kulmi i mendjembyllesise. ishin sidrit bejlere nga Lezha...po kur ben deklarata idiote edhe ky bejleri qe na mbahet per artist kjo tregon qe  ne jeni me keq se afganistani nga mendja dhe ky mendjembyllur nuk ka faj sepse kujton qe te jetosh ne Tirane je ne qender te botes ha ha ha! Sa vite drite larg jemi nga bota!!!

Submitted by synapse (not verified) on

Sa kohen e hupa tuj lexu rreshta t'pa vlere, t'mushun vec me zeher, nerveri, tallje e fymje, kundrejt nji robit, qe ka guxu, natyrshem, me ba nji humor t'nji lloji "t'ndaluem", sic kan pas ken dikur do lloje t'tjera humori. Kenkeni mbledh si dikur, n'kshill t'lagjes, me i ba gjyqin "fakirit" qe mendoi me za se "buka kenka e zez". Po m'dhimen ma fort bashk-kombasit e mi ne mergate, qe shfrytezojn cdo rast, pa lidhje, me diftu qe jetojne "n'parajs", tuj i ba avokatine skenave fragmentare, qe shofin ne stacionin e metrose, ka shkojn e vijn per dite, n'punt e keqpagume.

Ty, z. Nano, t'uroj sinqerisht per mediumin, i cili, besoj ka me tu ba ndihme e madhe per me gjet boshtin.

Sidrti Bejleri mbetet origjinal ne menyren e tij te t'shprehunit, me kang dhe me fjale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.