Nuk ka kohë për lojëra në Europë
Po e shkruaj këtë artikull në kulmin e një negocimi thelbësor me kredidhënësit e vendit tim – negocim, rezultati i të cilit mund të shenjojë një brez, si dhe të shërbejë si pikë kthese për eksperimentin e pambaruar të Europës me bashkimin monetar.
Teoricienët e lojërave i analizojnë negociatat sikur ato të ishin lojërat e ndarjes së një keku nga ana e disa lojtarëve egoistë. Duke qenë se kam kaluar një pjesë të gjatë të jetës sime si një kërkues akademik i teorisë së lojërave, opinionistët hamendësuan se ministri i ri i Financave i Greqisë do të merrej gjatë gjithë kohës si të lunte me blofin, me strategjitë dhe opsionet më ekstreme, në përpjekje për të përforcuar pozitat e dobëta në të cilat ndodhej.
Nuk ka asgjë më larg të vërtetës së kjo.
Nëse ka ndonjë gjë për të cilën më ka bindur teoria ime e lojërave, është se do të ishte një marrëzi e mirëfilltë t’i mendoja bisedimet aktuale mes Greqisë dhe partnerëve tanë si një lojë pazaresh mes humbësish dhe fituesish, përmes blofesh dhe dredhish taktike.
Rreziku me teorinë e lojërave, sikurse iu thosha studentëve të mi, është se ajo i merr si të mirëqena arsyet e lojtarëve. Në poker apo në blackjack, ky pretendim nuk përbën problem. Por në diskutimet aktuale ndërmjet partnerëve tanë europianë dhe qeverisë së re të Greqisë, çështja është të farkëtohen arsye të reja. Të bëjmë të modës një mendësi të re që i tejkalon ndarjet kombëtare dhe u jep fund dallimeve huadhënës-huamarrës në favor të një perspektive paneuropiane dhe e vendos të mirën e përbashkët europiane mbi politikat e vogla dhe mbi dogmat që, nëse universalizohen, shkaktojnë toksikime dhe një mendësi të tipit ne-kundër-atyre.
Si ministri i Financave i një vendi të vogël dhe të dërrmuar nga taksat, që nuk ka një Bankë Qendrore dhe që shihet nga shumë prej partnerëve tanë si një debitor problematik, jam i bindur se kemi vetëm një opsion: të shmangim çdo tundim për ta trajtuar këtë çast kyç si një eksperiment strategjish dhe në vend të kësaj të paraqesim ndershmërisht faktet që shqetësojnë ekonominë sociale të Greqisë, të shfaqim propozimet tona për ta ringritur Greqinë, të shpjegojmë përse ato janë në interes të Europës dhe të tregojmë vijat e kuqe përtej të cilave logjika dhe detyra na e ndalojnë që të shkojmë.
Dallimi i madh midis kësaj qeverie dhe qeverive të mëparshme greke është i dyfishtë: ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me interesa të mëdha në mënyrë që ta ringremë Greqinë dhe të fitojmë besimin e partnerëve tanë. Ne jemi gjithashtu të vendosur që të mos trajtohemi si një koloni borxhesh, që duhet të vuajë atë që i takon. Parimi i masave më të mëdha shtrënguese për ekonominë më në krizë do të ishte i drejtë në rast se nuk do të kishte shkaktuar kaq vuajtje të panevojshme.
Shpesh më pyesin: Si i bëhet që e vetmja mënyrë që të sigurosh fonde është që ta kalosh vijën tënde të kuqe dhe të pranosh masa që i konsideron si pjesë e problemit më shumë se sa e zgjidhjes? Duke qëndruar besnik karshi parimit se nuk kam të drejtë të bëj blof, përgjigja ime është: vijat që i kemi paraqitur si të kuqe nuk do të kalohen. Përndryshe, nuk do të ishin plotësisht të kuqe, por një blof i vërtetë.
Por si i bëhet nëse kjo i shkakton edhe më shumë dhimbje popullit tënd?- më pyesin. Me siguri duhet të jesh duke bërë blof.
Problemi me këtë vijë argumentesh është se ajo pretendon, sikurse teoria e lojërave, se ne jetojmë në një tirani pasojash. Pra se nuk ekzistojnë rrethana në të cilat ne mund të bëjmë atë që është e drejtë jo si strategji, por thjesht sepse është…e drejtë.
Kundër një cinizmi të tillë qeveria e re greke do të sjellë risi. Ne do të ndahemi, cilatdo të jenë pasojat, nga marrëveshje që janë të gabuara për Greqinë dhe për Europën. Loja “tërhiq e mos e këput” që nisi pas borxhit publik të Greqisë, u bë e papërdorshme në 2010-n dhe do të përfundojë. Nuk do të ketë më huamarrje, për sa kohë nuk do të kemi një plan të besueshëm për ta rritur ekonominë në mënyrë që të paguhen huatë dhe të ndihmohet klasa e mesme të ringrihet me këmbët e veta dhe t’i bëjë ballë krizës së tmerrshme humanitare. Nuk do të ketë më programe “reformash” që shenjestrojnë pensionistët e gjorë dhe farmacitë familjare ndërkohë që lënë të paprekur korrupsionin e gjerë.
Qeveria jonë nuk po u kërkon partnerëve tanë një mënyrë për të mos i paguar borxhet. Ne po kërkojmë disa muaj kohë qëndrueshmërie financiare, që do të na lejonte të ndërmerrnim detyrimin e reformave që shumica e popullit grek mund t’i përballonte dhe përkrahte, në mënyrë që të rikthejmë rritjen ekonomike dhe t’i japim fund paaftësisë sonë për t’i paguar detyrimet që kemi.
Ndokush mund të mendojë se tërheqja nga teoria e lojërave ka në thelb ndonjë axhendë të ekstremit të majtë. Nuk është kështu. Ndikimi më i madh këtu është Immanuel Kant, filozofi gjerman që na ka mësuar se racionalja dhe liria e shpëtojnë leverdinë e perandorisë duke bërë atë që është e drejtë.
Si ta dimë se axhenda jonë modeste politike, që përbën vijën tonë të kuqe, është e drejtë në terma kanteskë? Këtë e kuptojmë duke parë në sytë e të uriturve nëpër rrugët e qyteteve tona apo duke menduar për klasën e mesme të shpërbërë, apo duke marrë parasysh interesin e atyre që rropaten duke punuar në çdo fshat apo qytet europian brenda bashkimit tonë monetar. Tekefundit, Europa do të rifitojë shpirtin e saj pasi të rifitojë besimin e njerëzve duke i vendosur interesat e tyre në qendër të skenës./ The New York Times
"Mapo"
Comments
Të lumtë Yanis Varoufakis. Në

Të lumtë Yanis Varoufakis. Në se rezistoni deri në fund dhe bëni lirinë dhe pavarësinë nga rregjimi oligarkik-klientelist Europian,mund të shpëtoni jo vetëm Greqinë por edhe popujt e tjerë të Kontinetit të vjetër.Duhet ta bëni patjetër,DEMOKRACIA ka lindur në Greqinë e lashtë dhe do të ishte në nderin tuaj që ta rivendosnit atë.

Me fal, c'lidhje ka

Me fal, c'lidhje ka demokracia e lindur ne Greqine e lashte, me hajdutllekun e sotem ne Greqine e Re? Apo bjeri, bjeri se i bie bukur?

Po qe sa ja mban ketij

Po qe sa ja mban ketij Varoufakisit le ti beje presion e te konfiskoje milionat e vjedhura te ish politikaneve greke aty ne Greqi se Evropa nuk i ka ndonje borxh grekerve vecse greket hajdute i kane Evropes.

Shume abstrakte per t'u

Shume abstrakte per t'u kuptuar nga ata te mjeret per te cilet pretendohet te kryhet ky aksion .

E vetmja gje konkrete eshte : na duhet kohe te negociojme nje marreveshje te re. Po marreveshja e re mbetet enigmatike, as idea, as thelbi i saj nuk permenden; tym dhe erresire...

Nuk i marr dot vesh ata qe dalldisen pas ketyre xhongrekerve pa kuptuar gje, me duken si i mbyturi qe kapet pas fijes se kashtes me nje shprese tek Zoti, qe sigurisht vdes e fundit...

Komentatoret shqiptare jane

Komentatoret shqiptare jane te afte te shprehin opinionet e tyre edhe kur nuk kuptojne asgje nga nje artikull i botuar ne nje gazete te tille prestigjioze amerikane. Nuk eshte me mire te heshtin kur nuk kane se c'te komentojne se sa te shperndajne fraza qe nuk i vlejne askujt?

Po komentatoret greke, a nuk

Po komentatoret greke, a nuk eshte me mire t'i meshojne bithes, e te mos fusin hundet neper forumet shqiptare?

Nje xhuxh ka krijuar

Nje xhuxh ka krijuar sherbimin e kontrollit te nenshtetesise ne sitin e Respublikes-madje nje xhuxh me nje kulture mjaft larte!Vazhdo xhuxh se e ke shume mire, ne vend qe te diskutohet orthologjizmin i artikullit qe komentohet, meresh me diversion ndaj diskutuesve !

Po ti vete or zoteri ne

Po ti vete or zoteri ne komentin e mesiperm thua Komentatoret Shqiptare, pra e fillon me nenshtetesine a kombesine e komentuesve, pastaj te vjen hidhur kur ndokush, si puna ime me kulture ku e ku me te larte se tenden, thote ndonje fjale per komentatoret greke. Pra une nuk kam krijuar ndonje sherbim (meqe ra fjala ke nje ironi fantastike, qe me siguri te buron nga kultura jote e tharte) nenshtetesie, ishe ti qe e nise e une t'u pergjigja. Dhe po ta perseris, nuk kam per t'iu ndare juve palokomentuesve greke qe paguheni te komentoni neper forumet shqiptare. More vesh, o lesh?

Xhuxh, them "komentatoret

Xhuxh, them "komentatoret shqiptare" sepse artikulli eshte botuar ne nje gazete amerikane qe mund te quhet nderkombetare dhe asgjekundi, nga asnje shtetas gjerman, amerikan, francez etj nuk verehen te tilla komente dhe per me teper nga njerez me mosnjohje te plote te termave te tilla ekonomike sic ndodh ketu. Pastaj a nuk diskutohet artikulli i nje greku per nje ceshtje "greke", dhe sipas llogjikes tende e drejta per te diskutuar nje ceshtje greke me se miri do ti takonte "nje greku". Madje c'i duhet shqiptareve te merren me nje ceshtje greke (gjithmone sipas llogjikes se nje mjerani mendjeceket)?

Duke vazhduar sqarimin, jo per xhuxher por pe ata qe kuptojne, lojra ose "games" ne ekonomi quhen nder te tjera ato transaksione ne bursat e Londres, Frankfurtit New Yorkut e gjekte qe me nje deklarate per "Grexit" te qarqeve te caktuara "gamble mans" humben apo fitohen shuma te medha monetare. Asgjekundi ne komentet e siperme nuk diskutohet rreth bredise se artikullit ne fjale, prandaj fshikulloj te tilla komente.

Nuk ka dyshim se pas xhuxhit fshihet nje njeri me moral te diskutueshem, me njohje te ceket te dukurive socio-ekonomike dhe me mentalitet te kufizuar (ndonse e mban veten expert) per te cilin egzistojne vetem terma proshqiptar e anti shqiptar. Kur nuk ja arrin te argumentoje (gje normale kur njohurite e tij jane nen nivelin elementar), i turret tjetrit me termin "grek", " i paguar" etj. Kaq injorance te madhe nuk besoja se do derdhte nje xhuxh ne rradhet e ketij siti kur ketu nuk behet fjale fare per nje situate hipotetike greko -shqiptare por per nje situate ekonomike qe ndeshet kudo ne bote, por qe ne rastin konkret nuk ka lidhje me Shqiperine. E pse u dashkisha paguar per te fshikulluar ata qe guxojne te japin mend per gjera qe nuk i kuptojne? Kaq pa mend jane ca njerez qe kujtojne se cdo situate trajtohet me tifozllek sikur te ishte ndeshje futbolli? A nuk ndodhin te tilla kriza edhe ne SHBA, me e fundja eshte Liman Brothers? A nuk munden keta njerez te shprehen normalisht, me aprovim apo disaprovim argumentues, jo ndaj meje, por ndaj autorit? Te fshehur pas mantelit te anonimit keta skuthe nuk e kane per gje te perbuzin jo vetem komentuesit por edhe autoret e artikujve ! (lexoni me vemendje si shprehet nje xhuxh ndaj z. Artan Fuga ne nje rast tjeter !)

Fatmiresisht Respublika, ndonse mund te mos jete ne nje mendje me mua, ka zgjedhur te pakten dy here komentetet i mia duke i paraqitur si miniartikuj, duke deshmuar se ajo nuk i perkrah diversione te tilla dhe respekton mendimin e pavarur pa te cilin nuk ka gazetari te vertete.

Xhuxh, shkruaj cte duash kunder meje. Ndonse ke deklaruar se nuk desheron te polemizosh me mua vazhdon te gericesh! Aq me pak predipozicion kam edhe une te polemizoj me monstra te ketij lloji si puna jote! Nuk jam une ai qe shkruaj artikuj, rrjedhimisht nuk do me bejne pershtypje me ato qe mund te shkruash, as megalomania pathollogjike me te cilen do t'ju imponohesh te tjereve e as fjalori yt vulgar, madje as qe do ti lexoj me sepse nuk kam cmesoj!

Nje shtese per lexuesit

Nje shtese per lexuesit dashamires te Respublikes: Varufaki eshte bashkeautor ne nje liber ne 1995 me titull "Game theory".. Artikulli ne fjale bazohet ne analizen e situates konkrete te Europes dhe Greqise duke perdorur instrumentat e teorise se paraqitur ne kete liber. Informim dhe reagime rreth librit te tij nga gjithe bota mund ti gjeni ne sitin: http://yanisvaroufakis.eu/books/game-theory-a-critical-text/

I nderuar Prof.Dr. Stefan H,

I nderuar Prof.Dr. Stefan H, njeri i kultures dhe me nivel te larte inteligjence sido qe ta kethesh, se pari une nuk polemizoj me ju. Une e kuptoj qe ne kete bote ka nga ata qe u eshte mbushur mendja qe jane eksperte ne ekonomine shqiptare, greke dhe ate boterore, perfshire edhe ate amerikane, pra keshtu u eshte mbushur mendja. Kuptohet qe nje pre tyresh eshte edhe zoteria jote. Ne romanin e mrekullueshem "Ushtari i mire Shvejk" analizohet shume qarte ky fenomen lidhur me nje grup njerezish qe ishin te shtruar ne nje institut te nderuar per permiresimin e shendetit mendor. Njerit prej ketyre njerezve te nderuar i ishte mbushur mendja se ishte Napoleon Bonaparti dhe personeli i institucionit nuk ia prishte qejfin po i drejtohej me "Lartmadheria juaj perandorake". Nje tjeter po aty kujtonte se ishte Charles Darwini dhe te gjithe njerezit perqark i dukeshin si majmune, te gjithe i benin qejfin dhe silleshin si majmune kur kalonte ai neper korridoret e institutit per permiresimin e shendetit mendor. Kishte edhe plot raste te tjera, po me tipiku ishte njeri qe kujtonte se ishte i teri nje penis i madh. Atij i vinte shume lezet kur i ferkonin koken dhe nga njehere edhe peshtynte.

Stefan ti ne dac me lexo, ne dac mos me lexo, kjo eshte e drejta jote qe ti mund ta gezosh ne liri te plote. Kur vjen puna se c'shkruaj une, me fal po kjo eshte thjesht puna ime dhe ne mua me eshte mbushur mendja qe grupi juaj i perbere nga zoteria jote, Epiroti dhe ai gjysem debili Leonardi (mund te kete edhe te tjere qe shkruajne po me keto nick-e sepse kam vene re qe nen Epirotin mund te verehen stile dhe perdorim i ndryshem i gjuhes) keni nje qellim te mirepercaktuar per ta percuar me komentet tuaja brilante prej ekspertesh, une do te bej kunderkomentet e mia, te pelqen apo s'te pelqen ty. Ti e sheh se, pavaresisht se c'thua tij une jam i sjellshem dhe nuk ofendoj, sic ben zotrote. Une vetem ve ne dukje qellimin tuaj pa ju fyer juve personalisht, sic keni filluar te beni ju kohet e fundit, mesa duket i frustruar dhe i nervozuar.

Nuk kam asnje simpati per

Nuk kam asnje simpati per politiken e shtetit grek ndaj shqiptarve dhe Shqiperise. Dhe kam arsye plot, duke filluar me Camerine, vrasjen e ushtareve tane ne kufi, ceshtja e ujrave, e shume arsye te tjera, qe ne thelb perbejne vijen e nje politike diskriminuese ndaj nesh qe ka ndjekur shteti grek ndaj Shqiperise.

Une dua dhe deshiroj te bej nje dallim mes kesaj poltike dhe popullit grek. E them me bindje se shume grek jane thjesht fqinj te mire, njerez normal qe kerkojne dhe duan fqinjesi te mire. Uroj qe kete lloj qendrimi te adaptoj edhe qeveria e re greke. Fundja jemi te "denuar" qe te jetojme prane njeri tjetrit ne jete te tjeteve, keshtu ka dashur zoti.

Tani te vijme tek artikulli. Une per vete e admiroj kete tekst, sepse per here te pare ketu gjithcka eshte e zhveshur nga retorika dhe fjalet boshe "reforma, integrim, permisim" etj etj, fjale te cilat praktikisht legjitimojne fuqine te te fortit, diktimin e kushteve, vuajtjet, diktimin e politikave. Eshte pothuaj e njejta situate qe ka qene tash e mijra vjet: me kolonite, por me nje ndryshim, sepse sot vendet e zhvilluara dhe te fuqishme popujt e vegjel i shohin vetem si treg, por jo si partner. Krizen aktuale nuk e shpiken greket, as portugezet, as spanjollet, krizen nuk e shkaktuam ne shqiptaret dhe vendet e tjera te rajonit, por ne fakt jemi ne qe po i vuajm pasojat me shume se cdokush tjeter.

E kuptoni se cfare do te thote kjo, dmth ku eshte thelbi i problemit qe ka Greqia? Borxhet dhe programi i "ndihmave", qe ne fakt jane borxhe me interesa te cmendura, shoqeruar me masa te jashtezakonshme kursimi, po ia marrin shpirtin Greqise. Dhe ministri kerkon dicka shume te thjeshte dhe te drejte, per mendimin tim: Na jepni kohe, te marrim fryme, te ngrihemi ne kembe, te marrim veten... sepse perndryshe po plasim! Do te paguajm borxhet, por thjesht duam kohen e duhur. Nese Europa nuk e ben kete, thjesht ajo po sillet si fajdexhinjte e pashpirte!

Kjo eshte ajo qe mendoj, nese e kam kuptuar drejt ministrin. Dhe ky lloj qendrimi duke vendosur vijen e kuqe, me ngjall vetem respekt!

Add new comment