Fevziu ka bërë të vetën terminologjinë e Berishës

Që Fevziu kish për detyrë mbrëmë të sqaronte me të ftuarën e vet, Ina Ramën, të gjitha shqetësimet e pretendimet e maxhorancës e të kreut të saj lidhur me hetimin e krimit të kryer në bulevard (që Fevziu do donte të quhej ‘ngjarja para kryeministrisë’), kjo nuk ka asnjë diskutim; çdo gazetar këtë do duhej të bënte. Por puna është që moderatori i Opinionit përdorte pikë për pikë terminologjinë e kryeministrit, gjë që e kish bërë Mero Bazen të mos lodhej shumë me rubrikën e vet ‘gjembaçe’ me titull Antena Brenda Familjes në Temën e sotme.
Fjala vjen, në një moment, Fevziu e pyet kryeprokuroren: “Përse u kërkua ndalimi i gjithë zinxhirit komandues të Gardës?” Termi “zinxhiri komandues i Gardës” është përdorur në këtë botë vetëm nga Berisha, dhe Fevziu e ka përdorur aty, jo duke iu referuar thënies së kryeministrit, por si një automat. Dhe Ina Ramës iu desh ta ftillonte interlokutorin, duke i thënë: “Të gjashtë emrat në fjalë nuk janë zinxhiri komandues i Gardës, sepse Garda ka një komandant, ka një zv.komandant, ka shefin e shtabit, ka vetë shtabin, ka drejtorinë e ruajtjes së personaliteteve të larta shtetërore, e pastaj vijnë njësitë që ruajnë godinat e rezidencat, drejtues të të cilave (këtyre njësive) ishin këta individë, për të cilët ne nxorrëm urdhër ndalimi”.
M.N.
Comments
21 janari, plumbat në kokë

21 janari, plumbat në kokë dhe koka e secilit

Në bisedën televizive të Blendi Fevziut me Ina Ramën, më bën përshtypje se z. Fevziu kur flet për opozitën thotë “sulm mbi institucione”, kurse kur flet për viktimat e gjora që morën në kokë e në trup, plumbat e kriminelëve, thotë “humbje jete”. Nuk ia nxe goja fjalën “vrasje” zotit Fevziu, por ndërkohë ia nxe goja që çke me të termin “sulm ndaj institucioneve”. Si ta shpjegojmë këtë lëshim goje për “njërën palë” dhe këtë kujdes të madh për “palën tjetër”, o zoti gazetar? E vërteta, o zoti gazetar, është që secili prej atyre që ishin në shesh mund të merrte një plumb në kokë atë ditë. Juve me të drejtë jeni të sigurt që koka juaj nuk vihet në një rrezik të tillë. Por mjerë ai intelektual që mendon vetëm për kokën e tij në vendin ku jeton.

Respekte per Prokuroren e

Respekte per Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama. Me intervisten e djeshme hodhi poshte 1 vit genjeshtra te Pushtetit. Me pelqeu sidomos pjesa kur Albana Vokshi kishte mohuar gjithe deklaratat e saj para prkurorise ne lidhje me 20 perqindshat. 2. Asnje nga plumbat e qe kishin vrare demonstruesit nuk kishte qene rikoshet. 3. Sipas ekspertit amerikan video e Metes ishte origjinale. 4. Gardistat qe ne 21 janar kishin pastruar fushne nga gezhojat e plumbave. 5. Garda mund te qellonte vetem nese demontsruesit gjendeshin brenda gardhin te Kryeministrise, nderkoh qe te kater viktimat jane vrare te gjithe jashte gardhit.

Me vjen keq, kur shikoj ku

Me vjen keq, kur shikoj ku ...ESHTE KATANDISUR FEVZIU, se e kam njohur qe " TE VOGEL" (student) e ...JEMI dhe "EMNAKE" !!!

Blendi u vu ne pozite te

Blendi u vu ne pozite te veshtire. Le te jete nje mesim i mire per te gjithe shqiptaret se, truri eshte me i rrezikshem se te dukurit i forte, gjithashtu thenja e kahershme se" dukja eshte e rreme" u vertetua plotesisht

Gjate ritransmetimit si nuk e

Gjate ritransmetimit si nuk e kupton Fevziu se po behet nje gazetar per t'u ardhur keq, sidomos me ato pyetje absurde qe do ta nxjerre biseden per t'i dhene te drejte Berishes? Keto dalin qarte kur e fillon pyetjen me "fakte", sipas tij qe i ka botuar shtypi dhe ne te vertete jane te gjitha shpifje, pasi i ka nxjerre nga goja i madhi i maxhorances. Ose thote ate qe tha Meta se mu komunikua akuza dy dite para zgjedhjeve te 8 majit, kur fakt eshte se kjo u be me 9 maj, sic sqaroi shume mire kryeprokurorja. Ai duhet te thoshte me fal se e paskam mare gabim kete date, por nuk ka kete targe, sepse monton shpifje te botuara kuturu lart poshte per te ndertuar nje histori gjoja te besueshme. Keshtu ai ul vleren dhe si autor librash. Zonja Ina tregoi klasin e saj si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana kulturore. Ja keta njerez nuk i duron ky regjim i instaluar nga PD dhe lideri i saj.

Keta Berishkaret nje fytyre

Keta Berishkaret nje fytyre kane, mundohen qe te gjithe ti ngjajne liderit. Edhe Fev-ziu po ate fytyre ka dhe po ato mendime se ju ka hedhur trute e gomarit Kryemagjari. Edhe para fakteve kokforta edhe para te vrareve duan te justifikojne krimin e liderit te tyre e per cfare per te lare duart si Pilati nga bashkfajesia sepse jane ata qe i krehin bishtin dhe e shtojne zullumin e ketij pushteti kriminal. Hitleri smund te bente ate qe beri pa mbeshtetjen e ithtareve te vet edhe Berisha smund te bej gje pa mbeshtetesit e vet po a duhet mbeshtetur nje kriminel recidiv si ai ? Berishes do i mbesin duart e lara me gjak ndersa mbeshtetesve turpi qe e justifikuan krimin e tij diten per diell.

" ju ka

" ju ka hedhur trute e gomarit Kryemagjari"

Nuk i ka hedhur trute e gomarit jo... I ka hedhur e i hedh perdite parate e ne gomereve. That's it

Qeni, ku ha leh. Dhe S.

Qeni, ku ha leh. Dhe S. Berisha ka ditur per me shume se 20 vite t'i ushqeje mire qente e vet. Me keta qenër ai mban pushtetin, ben presione, mbledh rreth vetes llumin e krahines se vet dhe te tere Shqiperise. Ata llomotisin ne çdo vend pune, ne çdo lokal (pasi aty i gjen gjithe diten, pasi kane para me thes pa punuar asnje dite). Ata jane gati te bejne punen e kamikazit po tí duhet S. Berishes. Erdhen injorante ne Tirane. Rrembyen prona. Vrane e prene. Nuk paguajne detyrimet ndaj shtetit. Makinat i nderrojne çdo vit. E di kete Qeveria, por i mban, pasi i pergatit per "betejat" e ardhshme. Nje pjese e popullit eshte qorruar ne kuptimin e vertete te fjales. MJERË NE.

Sepse gazetari, qe ti nuk e

Sepse gazetari, qe ti nuk e mesove kurre se ca eshte o Muc, ka per detyre te beje avokatin e djallit dhe ti paraqese te ftuarit pyetjet me te veshtira qe do i bente kundershtari. Ndryshe nga c'jeni mesuar ju tifozat e Rames, prandaj quhet interviste, i ftuari pyetet per tu vene ne veshtiresi e jo per te bere monolog sic ben Rama te Balla.

A nuk eshte po Fevziu qe sa here qe Berisha shkonte per problemin e kutive e pyeste po ashtu me terminologjine e Rames per problemin, psh "ne nuk i duam kutite per te ndryshuar rezultat, thjesht per ti pare", Kastriot Islamin e pyeste duke i thene "pse nuk flisni ne forume" etj etj? Kete ben gazetari o Muc, ben pyetjet me te veshtira qe ekzistojne ne publik. Mesoje per heren tjeter qe ke perballe Ramen.

Fevzoja vertete eshte pjese e rrethit te Saliut, po eshte i vetmi qe ben vertete pyetje ne emisionet politike shqiptare, dhe i vetmi qe ja vlen te ndiqet vertete. Te tjeret jane aq te peshtire ne militantizmin e tyre, ose ne rastin me te mire ne mos-intervistim (kam parasysh Ilva Tare psh, qe nuk pyet ose nuk insiston per asgje) sa jane kohe e humbur.

U lodha duke te te edukuar o Struc, po nuk meson qe nuk meson ti. Te ka ik mosha me pak fjale, si thoshte Edi, duhet "politike e re".

Mustafa, vezhgim shume i

Mustafa, vezhgim shume i mprehte. Por kam nje hipoteze tjeter qe e vendos Fevziut ne nje situate edhe me shume per te ardhur keq. Fevziu eshte kthyer ne keshilltarin e pare politik te Berishes. Fevziu dhe Frangaj jane te vetmit qe komunikojne 20 here ne dite me Berishen per ta keshilluar. Berisha e degjon shume fjalen e Fevziut (njerezit prane Berishes betohen per kete) dhe ka shume te ngjare qe ato qe thote jane mendimet e tij qe i ka cituar Berisha. Pra Fevziu eshte nativ kur flet, pra ai eshte me i zi sec e percepton publiku. Fevziu eshte nje fiks Fantomas ne fytyre, Fantomas ne mendje dhe Fantomas ne zemer.

Ne kete dynja tonen shume

Ne kete dynja tonen shume zvarriten rruges se drejt dhe pak ecin ne te perpjete...

Heret a vone edhe Fevzua apo

Heret a vone edhe Fevzua apo gjirokastriti Cani aty e kane kismetin e tyre.Ne se kane dinjitet dhe objektivitet gazetari le ta vazhdojne gazetarine si pasion dhe profesion pa i sherbyer politikes.Ndryshe behen klloune jo analiste dhe gazetare.Mendoj se te dy keta e kane arritur me kohe kuoten e kllounit politik.

Muci, nuk ka pse kerkon me

Muci, nuk ka pse kerkon me zor te lidhesh tekste. Fevziu vertet eshte nje tip "konsensual" me pushtetet, ka qene edhe me shume me PS dhe sidomos me Ramen dikur por zinxhiri komandues eshte morfologji e perbotshme dhe eshte term i njohur vendce. Meqe ti Muc perdor shpesh fjale nga anglishtja ( por edhe nga gjuhe te tjera) po them qe andej pari i thone "chain of commanding". Po deshe degjo deklarat e shefit te pentagonit Panetta ose keshilltareve te presidentot amerikan

Add new comment