Merkel: Greqinë nuk e shpëtojmë dot; ndërsa vendet e tjera duhet t’na binden neve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka dhënë një intervistë të njëkohshme gjashtë gazetave më të rëndësishme të kontinentit, mes të cilave dhe së përditshmes londineze the Guardian, dhe aty s’ka mundur më ta mbajë për vete dyshimin se Greqia mund t’mos ia dalë: “Jemi ende në gjeratoren e krizës”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se më e keqja po kalon. “Ndërsa përsa i takon Greqisë, kemi të bëjmë me një rast të veçantë, ku megjithë përpjekjet që janë bërë, nuk kemi mundur ta mbajmë nën kontroll situatën”. Nuk e përmendi fjalën default, por kuptohej që e kish në mendje.
Përsa i takon pjesës tjetër të BE-së, Gjermania po bën çmos t’iu imponojë të gjitha vendeve, pavarësisht nga fakti që po has rezistencë, disiplinën e vet fiskale dhe buxhetore të stilit keynesian. Synimi i gjermanëve është që Gjykata Europiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg të shndërrohet në një Gjykatë të Lartë me jurisdiksion të shtrirë në të 17 vendet e BE-së, dhe të ketë kompetencën për të gjobitur e penalizuar ato vende që nuk e respektojnë disiplinën financiare.
Re.Pu.
Comments
"...disiplinën e vet fiskale

"...disiplinën e vet fiskale dhe buxhetore...".

Natyrisht. Gjermanet jane te disiplinem ndaj vehtes dhe nuk i kan borxh askujt asgja. Te tjeret duhet te mesojne te punojne dhe te vetadministrohen me disiplinen gjermane po deshten te jene te nivelit gjerman.

Mbase dhe Merkeli do pare ne

Mbase dhe Merkeli do pare ne 'hijen' e saj...Mos kerkon 'sundimin' ekonomik te Europes me diktatin e saj?Pse?! Europa pergjithesisht konsumon mallrat gjermane me 'kredi' gjermane dhe pasi i 'mbyt' u hedh copa 'derrasash' per shpetim dhe jo 'sosivie'.Kerkon ekonomi konkuruese kur interesat e kredive gjermane jane pothuaj zero,ndersa te tjeret marrin me shumefisha.Fajdexhi i keq Gjermania,pasi edhe tani i jep Greqise me nderhyrjen e saj 'ndihma' sa per te lare kestet e borxheve dhe interesat.Sa te gjej ekuiliber do te vuaj edhe Merkeli,pasi po ra fuqia blerese e europianeve do te bjere dhe fuqia prodhuese e Gjermanise, do te bjere dhe rritja e saj ekonomike gjermane.Keshtu eshte kur i forti dikton 'rregulla' qofte edhe brenda 'shtepise'.Kete disarmoni do t'a vuaj Europa, edhe pse nen komanden e Merkel po krijohen qeveri 'teknicienesh',por ama jane 'tekniciene' bankare dhe me siguri do te mbrojne interesat e lobeve financiare duke 'rrjepur' shkallet e mesme dhe te uleta te popullsive te vendeve me 'borxhe' me te medhaja.Dhe keputje e nje hallke me sistemin domino, kush sot e kush mot, te gjithe ne recensione do te bien.E si mundet qe vende demokratike, ku popujt kane votuar per 'prijesit' e tyre,keta te fundit me 'lehtesi' t'u'a kalojne qeverisjen e votuesve disa te 'tjereve' te pavotuar'?!E si mundet qe elektorati te bjere dakort me masat 'shtergoje edhe me rripin Thanas'? Bela e madhe kur te keputet 'rripi' si per Merkelin dhe Sarkozine, apo Merkozine sic i quajne binjaket drejtues te reformave finaciare te Europes mediat.Fajdexhinjte, ata do e marrin me qafe miletin, sepse te japin fajde ta perdoresh arje ku deshirojne ata,me interesin qe deshirojne ata dhe t'u'a kthesh kur deshirojne ata.Fajdexhiu te rrjep.Kete po e meson shume vone edhe Greqia,ose me mire po e rimeson,pasi e ka 'shkelur' nja kater here kete lloj monopati ne historine e vet 200 vjecare.Fajdet jane mjeti me i mire per te 'genjyer' elektoratin per rritje ekonomike,ose troc per te fryre tollombacen e zhvillimit, dhe kur i del nje gjemb perpara,cuf shfryhet tollombacja,dhe e merr 'urata'.Megjithate jemi mbi nje varke qe ka marre uje dhe 'kapiteni' nuk eshte shume i vendosur se si mund te shpetohet edhe pse me kalimin e kohes niveli i ujit rritet,pasi 'demokracia' e pjestareve te varkes nuk merr dot nje vendim unanim...

Duhett ti kishit lene te

Duhett ti kishit lene te iknin per lesh qe para 2 vjetesh.

Nje ringjallje e hegjemonise

Nje ringjallje e hegjemonise gjermane ne Europe dhe nje rivalitet i padeklaruar me superfuqine e pertej oqeanit.Kjo ishte ne thelb prova e Euros qe rezultoi e mire per disa dhe shkaterrim ekonomik per te tjere.Dhe gjermanet nuk kane zgjidhje tjeter vetem se duhet te paguajne haracin e ketij eksperimenti.

Add new comment