Çfarë ka në videon e dytë të Dritan Priftit?

Postuar në 26 Janar, 2012 04:40

Gazetari Lorenc Vangjeli ka shkruar një artikull lidhur me video-përgjimet, të publikuar në të përjavshmen Java. Dhe mes të tjerash, nxjerr në shesh dhe përmbajtjen e videos së dytë, asaj ku është filmuar Prifti vetë, dhe zv.ministri Leonard Beqiri. Diçka ka rrjedhur për publikun, por Vangjeli rrëfen diçka më shumë (nuk dihet, nëse e ka parë vetë videon, apo ia kanë kallzuar të tjerët se çfarë ka brenda): “Edhe në audio, edhe në video, dallohen disa dhjetra mijëra euro, 69 mijë saktësisht (sipas audios), të cilat u ndanë në masën 35 mijë me 34 mijë mes dy bashkëbiseduesve. Në audio dëgjohet të përmendet edhe emri i zotit Meta, edhe emri i një zyrtari shumë të lartë të Parlamentit Evropian (do jetë shumë interesante, kur të dalë emri i këtij zyrtari shumë të lartë të Parlamentit Europian, për të cilin thuhet vërtet se është ‘shumë i lartë’. Re.Pu.).”

Kjo është videoja e dytë. Më anë tjetër, Tirana është e mbushur me fjalë, sipas të cilave ekzistojnë dhjetra orë filmime, në të cilat duken zyrtarë të korruptuar që flasin për zyrtarë të tjerë të korruptuar në një sfond erotik. Nuk dihet se ç’do bëjnë me to, pasi së pari janë të patransmetueshme (për shkak të sfondit erotik; saktësisht, pornografik), dhe së dyti s’mund të shërbejnë si një provë në procese penale. Rasti Meta e dëshmon këtë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by martini (not verified) on

Ndreja i shkrete i Mjedajve do te kishte heq dore nga vargjet e tij te mrekullueshme dhe do ti kishte ripare:

Ah moj Shqypni e mjera Shqypni,

Ja kush te ka qit me krye n'hi,

Ti ke pas ken nje grue e rande,

vec burrat e shtetit s't' kane nane.

Submitted by jasonbourne (not verified) on

Ne perfundim te te gjitha gjerave - del ne konkluzionin qe ketu ne shqiperi nuk shtyhet dhe nuk jetohet - me rrugen e pare qe do me jepet - kam per t'ia mbath nga syte kembet - pavaresisht se une personalisht i kam gjerat ne vije - qofte me pune shume te mire, shtepi tashme te blere dhe ne pozicion te mire ; kur mendoj qe kushedi sa kohe do na rrine neper qeveri saliu me shoke, me liken e me gjithe te tjeret - thua qe as femijet tane nuk do shpetojne pa u traumatizuar - ne e hengrem (edhe pse jam rreth 30 vjec) ; Kot sa per kulture - votoni me poshte nese ia vlen te jetosh ketu apo jo ????

Submitted by Pena (not verified) on

Ky emer,i zyrtarit shume te larte evropian,pa asnje medyshje,duhet publikuar.Qe te dy,z.D.Prifti dhe L.Beqiri,detyrimisht duhet te japin spjegime per kete gje.Kjo eshte nyja gordiane qe mban te lidhur pas karrikes se kryeministrit z.Sali Berisha. Ja sa mire e menaxhon qeverine eshtetin ky anadollak.E  nxori vendin ne ankand per nje evro dhe nuk kursen asgje ndaj lobuesve te huaj,vetem e vetem per te mbreteruar ne Shqiperi.Prandaj po na,m del, edhe kaq i "virtytshem"  i veteshpalluri mbret Zog.

Zoti L.Vangjeli,me duket se kini kapur nje fije shume me rendesi per zgjidhjen e lemshit ne Shqiperi.Pas publikimit te atij emri,do te jete vete Evropa qe do e ndjeke me tej.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.