Pika e dobët e vijës së fundit të mbrojtjes berishiane për vrasjet e 21 janarit

Postuar në 25 Janar, 2012 06:28

Në mbrëmjen e 21 janarit 2011, Berisha deklaroi me siguri të plotë se të vrarët e asaj pasdite ishin qëlluar nga afër me armë të kalibrit të vogël, jo në dispozicion forcave të policisë apo të gardës. Madje ai i përsëriti dy herë këto fjalë, duke tundur dhe gishtin. Kjo ishte vija e parë e mbrojtjes, e cila iu shkërmoq vetëm pas disa orësh, kur gazetari investigativ Artan Hoxha (jo analisti proqeveritar Artan Hoxha) demonstroi me video në News 24 se të paktën njëri nga të vrarët ishte qëlluar nga një gardist.

Në ditët që pasuan, Berisha foli me siguri të plotë për një puç me horra e lavire bulevardi, me opozitarë e gazetarë, të cilit kishin pajisur demonstruesit me çadra-pushkë, stilolapsa-pistoletë e thika me helm. Për të kopsitur këtë skenar, ai ngriti dhe një komision parlametar që gjoja do të hetonte puçistët. Kjo ishte vija e dytë e mbrojtjes, e cila iu rrëzua më vonë, kur SHBA dhe BE deklaruan se hetimi duhet kryer vetëm nga Prokuroria, me ndihmën e drejtëpërdrejtë të FBI-së.

Dhe kur raporti i FBI-së erdhi, Berisha kaloi në vijën e tretë të mbrojtjes: “Gardistët kanë vetëm armë zjarri për t’u përgjigjur, kur sulmohen me gurë e me drunj” - tha ai në një intervistë me Alfred Pezën në Vizion Plus. Dhe dje Jozefina Topalli, në një debat me Gramoz Ruçin rreth imunitetit të tre deputetëve socialistë, i mëshoi kësaj mbrojtjeje, duke thënë se Kryeministria u sulmua për 5 orë rresht.

Por kjo mbrojtje ka një pikë shumë të dobët – katër të vrarët dhe gjashtë të plagosurit me armë zjarri nuk po sulmonin Kryeministrinë kur u qëlluan nga armët e gardistëve…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by n (not verified) on

Jozefina duket ashiqare qe nga shikimi ,veshja se çfare ka pike te dobet,parate nuk i interesojne me.

I prishi "gjumin"jozefines rrethimi dhe po ja prishe kercet plumbi prandaj po mbrohet po si duke i vrare jashte portes ata brenda i donte brenda !!!!!!

Submitted by Leonardo (not verified) on

E kuptoni o popull se çfarë mostërash na qeverisin duhet ti zhdukim nga arena politike sa sështë vonë

Submitted by Anonim (not verified) on

I kam parashikuar me kohe keto situata, qe nga menyra e ardhjes se pare ne pushtet te te ashtuquajturve "demokratë". Ju kujtohen mitingjet e dikurshme te tyre? Njerezit e paanshem iknin dhe fshiheshin ne shtepi nga frika, pasi ne to kishte vetem dhune. Ne te kundert ndodhte ne ato te se majtes. Njerezit e paanshem i ndiqnin ato pa frike. Asnje xham nuk thyhej dhe asnjeri nuk cenohej.

Submitted by Atila (not verified) on

Eshte e pakonceptueshme qe nga perfaqesues te

Eshte per te ardhur keq e per te vene duart ne koke kur shikon perfaqesues te "mazhorances" tek flasin per mbrojtje te rendit kushtetues, per demostrata te dhunshme, per kryengritje te armatosr e per gjoja grusht shteti.  E nga kush nga ata qe jane personifikim i dhunes ndaj institucioneve,  i kryengritjeve te armatosura i protestave te dhnshme  e megjithate ndaj tyre policia nuk ka qelluar me arme. Ndersa sot si je klike fashiste ata me cdo mjet e menyre mundohen te mbajne dhe justifikojne nje pushtet te vjedhur e te korruptuar gjer ne palce. Jane po keta fashiste qe dhunuan kafsherisht greven e pronareve ne vitin 1994. Ate te perndjekurve politike ne 95, dhunuan protesten e opozites ne 1996, ndoqen nxenes e studente e rrahen profesore universiteti po ate vit me kriminele te SHIK-ut . Cuan ne rrenim me mijra familje Shqiptare me firmat piramidale e duke armatosur nje pjese te popullit kunder pjeses tjeter me prrallat per revolucion komunist e pushtim nga Greket shkaktuan vrasjen e mijra shqiptareve. Sulmuan diten per diell me nje arsenal te tere armesh me nje kope te njerzish te nderkryer institucionet ne shtetor 1998 e prape justifikohen se ju vra lideri prandaj duhet te shkaterronin shtetin. Rrethuan seline e PD sikur te ishte Kulla e Saliut e perseri shteti nuk u pergjigj forcerisht per te vene ne vend rendin kushtetues te goditur brinje me brinje. Shikoj me deshperim se PD po vazhdon te sillet si parti tipike fashiste duke mos vene mend nga ngjarjet e mepareshme. Nje Qeveri qe nuk mban pergjegjesi per te vraret ne Gerdec qe eshte krim puro shteteor e per te vraret ne bulevard nga Garda mund ta them se kjo qeveri nk i perket me ketij populli dhe duhet te jape dorheqjqn nje ore e mepare. Shqiperia dhe Evropa e varrosen fashizmin ne 1945 dhe s'ka per te toleruar pjella ose reflektime te tij ne ditet e sotme. KJO QEVERI DUHET TE PERGJIGJET PARA POPULLIT DHE HISTORISE PER CDO KRIM QE KA KRYER!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.