LETER PUBLIKE PËR PRESIDENTIN NISHANI
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5150_dgfkjgfadgakg.jpg?itok=uc3RqyOK)
I nderuari Z.President Nishani,
Ne datën 08.05.2014 Shoqata e ish të Përndjekurve Politikë Dega Shkodër ju është drejtuar me një leter të dërguar me postë, në të cilën paraqitej kërkesa për të rishikuar dhe per te anulluar vendimin tuaj te dates 17 Prill 2014 që i jepte titullin më të lartë moral ; ‘Nderi i Kombit’ , gjeneralit komunist në pension Rrahman Parrlaku.
Si është e mundur që për një çështje kaq parimore siç është akordimi i titullit më të lartë moral ‘Nderi i Kombit’ një gjenerali komunist terrorist të përfolur dhe të akuzuar për bashkëpunim direkt me forcat sërbe- anti shqiptare në ngjarjen tragjike të masakrës së Tivarit së vitit 1945, në të cilën u vranë mbi 4000 nacionalistë shqiptarë nga Kosova ( shihni librin ‘Masakra e Tivarit', me autor Urhan Butkën, si dhe artikullin e bashkëngjitur të Nebil Çikës), ju Z.President nuk na keni dhënë sqarime, por heshtni ?
Duke konsideruar se ju Z.Nishani jeni bërë President i Republikës së Shqipërisë me votat e së ‘djathtës shqiptare’ dhe se në këto vota , neve Ish të Perndjekurit nga rregjimi komunist , kemi kontributin tonë të padiskutueshëm, kemi pritur dhe kemi besuar se së paku do të merrnim një përgjigje për problemin që ju kemi ngritur, por me keqardhje jemi të detyruar të ju deklarojmë se ndihemi shumë të zhgënjyer nga qëndrimi i juaj mospërfillës!
Si duhet ta lexojmë heshtjën tuaj ?
Mbasi kemi pritur mbi 30 ditë përgjigjen , vendosëm që problemin ta bëjmë publik duke e trajtuar kritiken tonë në shtyp.
Per Shoqaten e ish te perndjekurve politike Shkoder
Zenel Drangu, Kryetari
Nga Nebil Çika
‘KUR SHTETI NDERON KRIMIN ‘
( I postuar ne internet nga Albanian-American Freedom House, date 24 Prill 2014.)
“Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i akordoi Gjeneral-lejtënant (në lirim) Rrahman Parllakut dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Drejtues i talentuar i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, qëndrestar i paepur në burgjet e diktaturës komuniste, veprimtar i rrallë në mbështetje të demokracisë, si dhe vendosjen e forcimin e shtetit ligjor”.
Ky është njoftimi tronditës në faqen zyrtare të Presidentit për një nga dekretet e fundit të firmosura prej tij. Është një histori që përsëritet e përsëritet paturpësisht nga politika dhe institucionet e shtetit shqiptar dhe tashmë nuk mund të konsiderohet më një “gabim”.
Nderimi i të keqes veçanërisht na mban ne si shoqëri, komb e shtet larg standardeve të qytetërimit evropian që i përkasim si origjinë e që po tentojmë t’i ribashkohemi edhe politikisht e zyrtarisht që nga viti 1990 e këtej. Ka shumë raste të tilla në këto 23 vjet të pluralizmit politik në Shqipëri por besoj se veprimi i fundit është flagrant dhe i pa tolerueshëm për shkak të kohës dhe kushteve politike, sociale e historike në të cilën ai ndodhi.
Më datën 17 prill të këtij viti Presidenti i Republikës ka dekoruar me urdhrin Nderi i Kombit Rrahman Parllakun, një nga krerët e lëvizjes komuniste, drejtues i njohur i krahut të armatosur të sajë nga njësitet guerile tek gjeneral i ushtrisë së diktaturës. Jo vetëm dekorim por edhe vetë motivacioni, “Drejtues i talentuar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, qëndrestar i paepur në burgjet e diktaturës komuniste, veprimtar i rrallë në mbështetje të demokracisë, si dhe vendosjen e forcimin e shtetit ligjor”, përbëjnë pa dyshim një veprim të turpshëm dhe një provokim te rëndë jo vetëm për viktimat e krimeve të komunizmit por edhe për vlerat e interesat e kombit tonë.
Por t’i marrim me radhë e të shohin se çfarë përfaqëson si “i nderuari” i fundit i kombit dhe sa i vërtet është motivacioni zyrtar që synon të justifikojë këtë veprim. “Presidenti i Republikës, i akordoi Gjeneral-lejtënantit (në lirim) Rrahman Parllaku dekoratën, “Drejtues i talentuar i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe i Forcave të Armatosura të Shqipërisë”. Drejtues dakord ashtu ishte, por i cilës luftë?!
“Nderi” më i fundit i kombit tonë e nisi luftën si pjesëtar e drejtues i qelizës së parë terroriste, njësitit gueril Vlorë, përgjegjës për dhjetëra krime nga 1941 deri në 1944. Un nuk di që njësiti gueril i Vlorës të këtë vrarë ndonjë pushtues, por di me siguri që ka vrarë dhjetëra kundërshtarë nacionaliste, madje edhe komunistë si pjesë e spastrimeve të shpeshta politike në partinë e tyre. Personi në fjalë ka qenë aktivist e drejtues i këtij grupi dhe si i tille është edhe përgjegjës për veprimtarinë famëkeqe të tij, gjë kjo e mjaftueshme për të mos u trajtuar nga shteti demokratik me nderim e për më tepër “nder i kombit”. Por kjo nuk është e vetmja provë e arsye përse Presidenti nuk duhet ta kishte dekretuar një gjë te tillë.
Mendoj se komprometimi më i madh i këtij “drejtuesi të talentuar të ushtrisë” është pa dyshim veprimtaria e tij në krye të ushtrisë që u dërgua pas luftës në Kosovë për të shtypur lëvizjen nacionaliste atje për llogari të komunistëve jugosllave të Titos.
Dihet tashmë fakti që ushtria partizane shqiptare një prej komandantëve kryesor të së cilës ishte edhe i sapo dekoruari Parllaku ishte jo çlirimtare por pushtuese, pasi ndihmoi hapur ne shtypjen dhe pushtimin e Kosovës dhe viseve të tjera Shqiptare në ish Jugosllavi nga partizanët Jugosllavë. Siç dihet kjo periudhë 1945-1946 përbën edhe kohën kur në Kosove u shënuan krime e barbari të pa para mbi shqiptaret që kulmojnë me Masakrën e Tivarit, ku të paktën 4 mijë shqiptarë u vranë nga forcat Jugosllave pasi ju dorëzuan atyre prej brigadave partizane të Shqipërisë, komandant i së cilës ishte edhe “nderi i kombit “ Rrahman Parllaku.
Ka pasur vitet e fundit një debat të madh historik e politik mbi këtë çështje dhe tashmë është qartësuar roli kriminal e tradhtar i ushtrisë apo partizanëve nga Shqipëria në Kosovë. Ata i prenë në besë vëllezërit e tyre në Kosove, Maqedoni e ne Mal të Zi, që ne besë të Zotit e gjakut të përbashkët kërkuan mbrojtje tek këto brigada të cilat i dorëzuan tek armata Jugosllave, e cila bëri masakër mbi ta.
Nuk dua të zgjatem shumë te ajo çfarë bënë partizanët e Shqipërisë në Kosovë, pasi ata që kanë veshë e sy e kane marrë vesh, por trajtimi nga shteti i përgjegjësve të sajë përbën realisht një problem shume serioz.
Masakra e Tivarit u risoll politikisht si ngjarje në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, kur me iniciativën e ish qeverisë Berisha u ngrit edhe një grup hetimor parlamentar, i cili funksionoi për më shume se një vit dhe mblodhi dokumenta e prova të mjaftueshme për masakrën dhe përgjegjësit shqiptar të sajë, që ishte edhe qëllimi i këtij hetimi.
Nuk e di nëse komisioni e përfundoi apo jo punën e tij, por di që njëri prej pjesëtarëve aktiv të tij z. Uran Butka botoi një libër në të cilin vërtetohet me dokumenta roli i partizanëve shqiptar dhe veçanërisht drejtuesve të tyre përfshi edhe të “nderuarin” e fundit të kombit në këtë masakër, ndoshta më e madhja kundër shqiptarëve.
Ish kryeministri Berisha akuzoi drejtpërdrejtë Ramiz Alinë, si autor të Masakrës se Tivari, gjë që siç thash është vërtetuar edhe nga hetimi i komisionit parlamentar. Personalisht kam qenë një mbështetës i hetimit dhe ndëshkimit te këtij krimi apokaliptik mbi shqiptarët dhe i jap te drejte z. Berisha në akuzat e tij.
Sipas dokumenteve Ramiz Alia ka qenë i përfshirë në këtë krim, por sigurisht që ai nuk është vetëm. “I nderuari” i fundit është bashkëpunëtori kryesor i Alisë, pasi të gjitha vendimet e urdhrat janë marrë, dhënë e firmosur së bashku, njëri si komisar e tjetri si komandant partizan, siç vërtetohet edhe ne këtë telegram të gjetur në arkivat e ushtrisë shqiptare që ai e drejtonte me talent të madh:
Shatbit Operativ për Kosovë e Metohi Prizëren.
Bashkangjitur po ju dërgojmë listën emnore e të dorëzuarve dhe të vullnetarëve kosovarë t’ ardhun në radhët e këtij Divizioni.
Komandnati N/Kolonel Rrahman Parllaku
Komisari N/kolonel Ramiz Alia
Mitrovicë, 7/4/1945
Siç e shikoni telegrami me listën e shqiptareve të Kosovës të dorëzuar tek partizanët shqiptar i dërgohej shtabit Jugosllav në Prizren. Ishin pikërisht pjesëtaret e këtyre listave që u dërguan me vonë në Tivar për t’u Masakruar nga Armata Jugosllave.
Besoj se ky dokument është i mjaftueshëm për të kuptuar “drejtimin e talentuar që i bëri luftës nacional-çlirimtare “nderi” më i fundit i kombit tonë. Por jo vetëm kaq. Ky dokument vërteton edhe bashkëpunimin e tij me Ramiz Alinë.
Ne këtë situatë pyetja është e thjeshte dhe e qartë: Pse Ramiz Alia konsiderohet me të drejtë si xhelat dhe tradhtarë ndërsa ky Parllaku që ka firmosur ne krah me të, “nderi i kombit”?!. Ç’është kjo logjike leshi, komandanti trajtohet si hero dhe komisari si kriminel për një krim, autorësinë e të cilit e kanë firmosur bashkë.
Mendoj se me këto që thamë më lart biem dakord që personi i dekoruar nuk e meritonte “nderin e kombit“ përkundrazi, por thelbi i problemit nuk është ky, por tendenca e politikës dhe shtetit shqiptar për të përsëritur “gabimin” dhe nderuar në mënyre të vazhdueshme të keqen duke na e sjellë herë pas here në vëmendje si të vetmen vlerë zyrtare të kombit tonë.
Por përveç efektit negativ politik, historik e moral kjo praktike përben një rrezik të madh për të ardhmen e vendit. Ta zëmë se, larg qoftë, të rinjtë tanë pas disa vitesh zgjedhin si model këtë tip të “nderit të kombit “ çfarë duhet të bëjnë?!
Me këtë dekorim shteti shqiptar u thotë: krijoni njesite guerile, vrisni e tradhtoni popullin e kombin tuaj se kështu do të jeni të nderuar nga shteti jonë. Nuk i di, por mund t’i marr me mend motivet e kësaj sjelljeje të përsëritur të kreut të shtetit shqiptar, por edhe institucioneve të tjera të tij, sidomos kur drejtohen nga përfaqësues që pretendojnë se vijnë nga e djathta antikomuniste politike.
Media dhe PD pothuaj e kanë kryqëzuar ish presidentin Bamir Topi për dekorimin e disa autorëve të krimeve të komunizmit. Z. Topi e cilësoi si lapsus dhe në një rast si ai i ish prokurorit Skënder Breca e anulloi dekretin. Mjafton vetëm ky precedent me Topin që gabime të tilla të mos përsëriteshin, por me sa duket nuk bëhet fjalë thjesht për gabime por për veprime të llogaritura mirë.
Fakti që lajmi u mbajat disi i fshehur nga media e bën edhe më misterioz këtë vendim e më të dyshimte prapaskenën dhe qëllimin e tij. Ajo që gjithashtu më habit është mos reagimi i deri tanishëm i politikës dhe veçanërisht shoqatave të ish të përndjekurve politikë. Dua të kujtoj se në rastin e Topit me Brecën reagimi ishte i fortë e i menjëhershëm.
Pres gjithashtu edhe një reagim personal nga z. Berisha, si iniciator personal i hetimit të Masakrës së Tivarit me akuza të drejtpërdrejta për Ramiz Alinë.
Nuk e di si do ta trajtojë më tutje z. President këtë çështje por besoj se ka në dispozicion vetëm një mundësi riparimi, atë të anullimit të dekretit dhe tërheqjes së dekoratës. Në të kundërtën i duhet të dekorojë me të njëjtën mase edhe Ramiz Alinë.
Të gjithë e dimë se rasti në fjalë nuk është i vetmi në listën e gjatë të të inkriminuarve të dekoruar të Shqipërisë, por shtesat në listë nuk priteshin nga kjo presidencë, nga ky President. E mirëkuptoj pretendimin për pamundësinë e heqjes së titujve dhe dekoratave të Enver Hoxhës dhe krerëve të tjerë të lartë të diktuarës komuniste pasi ligji që kanë bërë vetë nuk ua mundëson një gjë të tillë. Por të shtosh radhët “të nderuarve të kombit” me kriminelë të tjerë, këtë qëllim dhe arsye nuk arrij ta kuptoj dot, ose më mire të them që nuk kam dëshirë ta kuptoj…. ashtu siç e mendoj unë.
Comments
Nishan, meqe paska erdhur

Nishan, meqe paska erdhur puna deri ketu mund te japesh titullin Nderi i Kombit edhe per Lizen e Qymyrit, Lymin e Tutit, Ver Llapen dhe Saçin. Te pakten keta as kane vrare njeri, as kane urdheruar ndonje vrasje, pra a ka ndonje arsye qe keta te mos jen nderi i Kombit? Jo....pra jepi vepro sa me paree na ndero te gjitheve....

Nuk e di nese Rahman Parllaku

Nuk e di nese Rahman Parllaku e meriton apo jo titullin Nderi i Kombit por qe te percaktojne nazistet se si luftoi Koalicioni i Madh i Aletaeve kunder tyre nuk ka vend fare. Nazistet i drejtohen presidentit per te vleresuar rolin e nje komandanti te Ushtrise Nacional Clirimatre dhe nje ideolog nazist del dhe i quan partizanet terroriste. Ne cdo shtet te Euopes Perendimore, Nebil Cika do te ishte denuar me burgim te perjetshem. Kjo eshte sikur t'u thuash forcave amerikane dhe angleze pse rrafshuan dhjetra qytete gjermane dhe vrane mijra qytetare te pafajshem, gra, pleq dhe femije.

E di Nebili se vetem ne naten e 13-14 shkurtit 1945 kur lufta po perfundonte forcat aletae bën rrafsh me token qytetin e Drezdenit ku jetonin rreth nje milion banore dhe u vrane per nje nate 40 mije banore te tij. Po Hamburgu qe u godit disa here dhe eshte qyteti qe ka pesuar me shume deme gjate luftes se dyte boterore i bere rrafsh me token e me mbi 80 mije gra, pleq dhe femije te pafajshem te vrare.

Si i cileson nazisti Debil Cika aleatet anglo-amerikane? Terroriste? Kriminele? HISTORINE E BEJNE FITIMTARET! Po te ishin nazistet dhe Nebili fitimtar, amerikanet dhe anglezet do te gjykaheshin per terroriste dhe kriminele. Mirepo fitimtare jane amerikanet dhe anglezet te cilet denuan me pas ne gjyqin e Nurembergut gjithe nazistet qe kishin kryer krime perfshire dhe ata qe bashkepunuan me ta. Keshtu edhe ne Shqiperi. Nuk e bejne historine humbesit te cilet sot kane hapur gojen. Ata jane naziste dhe do te ishin pushkatuar pa gjyq ne cilindo shtet te Europes perendimore qe do te jetonin. Le te lexojne historine e pasluftes se dyte boterore te Holandes, Danimarkes dhe Belgjikes, por edhe te Frances dhe do te binden se Enveri nuk i shpiku vete pushkatimet e bashkepuntoreve te nazizmit. I mesoi nga shtetet e mesiperme qe vrane pa gjyq, ne shtepi duke ngrene buke, me mijra bashkepuntore te nazisteve. Lexojeni historine dhe do te thoni. O sa i mire paska qene Enveri!!!

Dhe sa per masakren e Tivarit, komunisti Sali Berisha krijoi nje komision hetimor, i cili u ngrit me shume buje dhe u shua si flake kashte duke mos nxjerre asnje fakt se partizanet shqiptare te ishin perfshire ne te. Prandaj Nebili dhe ata nazistet qe i shkruajne presidentit t'a fiksojne nje here e mire. HISTORINE E BEJNE FITIMTARET.

Kapadailleku dhe arroganca e

Kapadailleku dhe arroganca e zakonshme e Enveristeve te rene prej fiku, qe shullehen mbi dafinat e fishkura te nje lufte fshataresh pordhace qe kujtojne se shkaterruan nazizmin gjerman ne Luften e Dyte Boterore, me nje fjale perralla e bretkoces qe kujtoi se ishte buall.

Shume i neverituri enverist,

Shume i neverituri enverist, ( qe shkruan te 'Iliret)

O merhum, te ka mbetur ora te nazistet, gje ka nje te mire te madhe sepse te ndihmoi qe te arrijsh ne krahasimin e enver gjakpiresit me hitler kriminelin. Nje mut ishin te dy, por ky i yni (enveri) e kishte eren me te rende , sepse vrau dhe masakroi popullin e tij duke e çoroditur ne ate mase sa qe çuditi tere boten... ju kujtoj fotot dhe filmatet e 'boat people'...

Shume i neveritur enverist,

ti shkruan se historine e bejne fitimtaret, po pra, sot historine e ben liria dhe demokracia dhe jo dhuna gjakatare e diktatures komuniste qe u shkelmua perjetesisht me kembe nga i gjithe populli shqiptar, qofte i majte ose i djathte. Sot pra, ne demokraci, ju enveristet keni urrejtjen e te gjithe popullit si pasoje e krimeve qe bete dhe prapambetjes qe i shkaktuat shqiptareve.

Pikerisht sot, shume i neverituri enverist, nuk shkon qe nje gjerarku te kuq, vegel e enver gjakpiresit ti akordohet titulli me i larte moral 'Nderi i kombit'. E keni perzemer qe te nderoni gjeneralin tuaj Rahman Parllakun, jepini pra, çfaredo lloj cmimi sado i rendesoshem qe te jete, por jo ate moral.

Taraboshi

Add new comment