Vinca: Sejfulla Malëshova nuk është anti-geg

Postuar në 26 Gusht, 2011 07:19

Në një shkrim të tijin të publikuar në gazetën Shqip, shkrimtari Agim Vinca rrëfen mbi një kurth televiziv, ku e ka futur një ish-studentja e tij, sot gazetare e moderatore e një programi. Kjo e fundit e fton në studio dhe e vendos përballë një farmacisti, me të cilin do duhej të diskutonte mbi gjuhën e mediave në përgjithësi, e të atyre elektronike në veçanti. Në debat e sipër, farmacisti denoncon si antigeg Sejfulla Malëshovën, alias Lame Kodrën, i cili sipas tij ka luajtur rol në ekskludimin e gegërishtes e favorizimin e toskërishtes në përpjekjet e projektet për të ndërtuar standartin e shqipes. Dhe në këtë pikë, Vinca e lë mënjanë farmacistin e studios telelvizive, dhe merret me një “farmacist” tjetër. E ka me Mehmet Elezin,” ish-sekretarin e rinisë komuniste, shumë i dashur prej Enverit”, i cili në librin e tij ‘Gjuha shqipe në bunker’ ka shkruar, se “siç tregojnë dokumentet, më agresivi kundër çdo vlere të gegërishtes ishte Sejfulla Malëshova”.

Ndonëse në këtë libër flitet për dëshmi dokumentare që e komprometojnë Sejfulla Malëshovën si antigeg, Elezi nuk jep asnjë dëshmi të tillë. Sipas Vincës, dokumenta të tillë nuk egzistojnë, pasi Malëshova në të vërtetë nuk ka qenë antigeg. Nuk mund të jetë antigeg një njeri që pëlqen gegun par excellence, Gjergj Fishtën, thotë në thelb Agim Vinca. Dhe po këtu na bën me dije, se S. Malëshova e ka konsideruar Fishtën, tok me Konicën e Nolin, si “fytyrat më të mbëdha të Shqipërisë në fushën e kulturës”. Shkrimin e Agim Vincës mund ta gjeni në:

http://www.gazeta-shqip.com/#/opinion/ea27ef61136280a3b7c0ce68452dcd69.html

E.G.

Comments

Submitted by Agush (not verified) on

<p>sejfullai, u godit nga te paret qe ne 47en nga enveri &nbsp;edhe sikur &nbsp;farmacisti yne te kete &nbsp;te drejte...nuk ka pas kohe te merrej me gegenishten por me mbijetesen e tij ne fier &nbsp;duke shitur samare dhe patkonj ....</p>

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

<p>Shkrimi i z.Tedeskini&nbsp; ilustron me se miri faktin qe...NE SHQIPERI KA ME SHUME &quot;FARMACISTE&quot; se ...SPECIALISTE te fushave te ndryshme !!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.