Ministri turk në Kosovë: ndryshoni tekstet e historisë

Postuar në 19 Gusht, 2011 16:55

Ministri turk i Arsimit, Omer Dinçer kërkon ndryshimin e teksteve shkollore të historisë në Republikën e Kosovës. Këto “amendime” minsitri turk i ka kërkuar për raste “ku përdoren fjalë fyese për shtetin dhe popullin e Turqisë”. Kërkesa është bërë gjatë takimit me Ministrin e Arsimit të Kosovës, Ramë Buja, i cili është shprehur se janë duke punuar në këtë drejtim. Ai e informoi kolegun turk se është formuar një komision i veçantë i cili ka vizituar edhe Turqinë dhe është duke verifikuar faktet historike që lidhin Kosovën me Turqinë. Sipas Radio Televizionit të Kosovës (RTK) librat e rinj “të reformuar” të historisë së Kosovës do të jenë të gatshëm për vitin e ardhshëm shkollor. Të dy ministrat kanë rënë gjithashtu dakord për themelimin e një Universiteti turk në Kosovë.Gjatë vizitës së tij në Prizren ministri turk është falur edhe në xhaminë e Sinan pashës të restauruar me ndihmën e shtetit turk. Nuk është hera e parë që turqit artikulojnë kërkesa të tilla për rishikim të historisë. Shtypi i Tiranës ka shkruar disa herë për “kamuflimin” e portreteve a pikturave që përshkruanin momente të betejave ku turqit ishin “inferiorë” ndaj shqiptarëve, apo portreteve të luftëtarëve shqiptarë të periudhës osmane.

L.A.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Jo, bashkimit te Kosoves turke me Shqipnine shqiptare !!!!!!

Submitted by katarakti (not verified) on

Na e mbushe mendjen o Tedeskini. Sa emer te bukur paske. Tamam europian. Lum si ti. Shkriu andej nga je dhe lere rehat Shqiperine dhe Kosoven.

Submitted by arnaut (not verified) on

mendoj se kjo kerkese e Turqise sherben per te hapur nje debat te gjere ne publkun shqiptar rreth rishikimit te historise sone Otomane. A ka qene vertet periudha jone Otomane nje "500 vjet erresire" sic na eshte mesuar neper libra shkollore komuniste? si mund te kete qene periudha jone Otomane thjesht nje pushtim, kur shqiptaret kane qene nder lideret kryesore te perandorise Osmane? a mundet nje popull i pushtuar te marre pjese kaq aktive ne udheheqjen e shtetit pushtues? dhejtra vezire e kryevezire, gjenerale e guvernatore, deputete e udheheqes te arteve e shkences kane qene shqiptare. pra a ka qene ky thjesht nje pushtim? apo nje bashkeqeverisje e popujve nen Perandorine Osmane?

Submitted by faton (not verified) on

<p>se pari emri yt arnaut eshte turp, se dyti fjala jote:&nbsp;&nbsp;&nbsp; &quot;apo nje bashkeqeverisje e popujve nen Perandorine Osmane?&quot;, pasi ne ishim vezir e kryevezir e cka tjeter, pse jo te jemi nen perandorin shqiptare apo, perandoria ilire, po nen nje perandori te shemtuar, njerez te lige e te shemtuar, kjo eshte pergjigja pse populli shqiptar gjithmone i sunduar e i pushtuar, se na jena popull shume bujar jena ne gjendje me ja fal 500 vjet pushtim edhe shkaterrim edhe krejt papritmas te behemi njerez paqesor, pastaj edhe nuk egzizston mo popull shqipatr se u perzi gjaku me turq e nje Zot e di, kshyri fizionomite se si duken , turp turp i madh, nuk meritojm asgje</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

Sa keq. na doli tani edhe nje Arnaut qe po na peralliska per vellazrine shqiptaro turke. I harroi rrembimet e femijeve 5 vjeç e siper per t'i bere jeniçere. Ndalimin e gjuhes shqipe. Kryengritjet shqiptare per te hequr qafe osmanllinjte. etj. etj. Prit kur te na dale tani ndonje panjugosllav te na thote se sa mire ishte Kosova nen Serbine, apo ndonje fanariot qe te na nanurise per Shen Kozmane qe i donte aq shume shqiptaret. Nje vend kaq i vogel me kaq shume plehra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.