Numri IMEI dhe qimja në tra
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9423_la-religione-degli-albanesi_large.jpg?itok=tqPd7_Z-)
Lexova para disa ditësh, nëpërmjet rrjetit, një përgjigje shpjeguese që ka dhënë zëdhënësja e ministres Harito, pas kërkesës së gazetarit Gjergj Erebara, lidhur me projektvendimin për t’i detyruar qytetarët që të japin numrin IMEI të celularit. Ishte një shpjegim që nuk më bindi aspak ta jap numrin IMEI të celularit im. Po jap këtu disa nga argumentet që më lindën aty për aty. Së pari më ra në sy se në atë tekst nuk denjohej, edhe për respekt të shqetësimit që përmban kjo kërkese e qeverisë, të thuhej qoftë edhe një fjalë e vetme për faktin se cenimi i privatësisë, gjithsesi, është një problem. Madje nga më të debatuarit sot pikërisht në botën që përmendet aty si argumenti i parë duke thënë se kështu bëhet edhe në Francë apo gjetkë. Nuk po hyj ta trajtoj këtu tematikën e privatësisë kaq pak të respektuar në Shqipëri, por me dy fjalë do të thosha se çështja përmblidhet në atë se duhet të ketë gjithnjë një raport bindës në favor të përfitimeve që kemi kur vendosim të japim diçka nga privatësia jonë. Dhe duke pasur parasysh se, siç shkruajnë mjaft autorë që janë marrë me këtë temë, dhënia e numrit IMEI bën që jeta jonë private të bëhet një libër i hapur për institucionin që do të ngarkojë qeveria me këtë punë, problemi nuk është i vogël. Sa për ilustrim po them vetëm një rast. Selman Ruzhdiu, edhe pse i kërcënuar me jetë, bëri si bëri dhe e çliroi veten nga skorta që e shoqëronte gjithkund që të gëzonte privatësinë e tij. Kurse neve po na propozohet një “skortë” elektronike që supozohet se mund të na shoqërojë hap pas hapi për të na mbrojtur… nga çfarë? E këtu vijmë tek argumentet që jep shpjegimi që lexova. Argumenti i parë është se “Telefonat celularë smartphone kanë shumë vlerë në treg. Për rrjedhojë, janë objekt vjedhjeje dhe vjedhjet krijojnë një treg informal e mbajnë gjallë rrjete kriminale”. Siç e kuptoj unë këtë frazë, celularët mund të vidhen që të tregtohen, dhe kjo mban gjallë me para hajdutët e celularëve. Mua më duket se ky argument mund të bëjë për të qeshur edhe vetë hajdutët e celularëve, sepse kjo është vjedhja më banale që mund të ndodhë në këtë vend ku për të bërë para nga Veriu në Jug shqiptarët kanë regëtuar deri edhe njerëzit, kanë mbjellë marijuanë e çfarë nuk kanë bërë. Bën për të qeshur edhe më ata që celularët i ndërrojnë si fëmijët lodrat, për të blerë atë më të shtrenjtin e radhës. A nuk gjeti qeveria ndonjë regjistrim më të rëndësishëm sesa ky për të luftuar krimin? P.sh. llojet e makinave që kanë në përdorim qytetarët apo numrat e shtëpive e apartamenteve që zotërojnë, në mënyrë që t’i ballafaqojë pastaj me të ardhurat që fitojnë ligjërisht që të justifikojnë këtë pasuri si dhe taksat që kanë paguar mbi këto të ardhura? Por, në parim, edhe sikur celulari e rrobat e trupit t’i kemi të gjitha prej ari, a ia vjen të japim privatësinë tonë për t’i ruajtur ato nga vjedhësit? Për mua kjo është sikur, meqenëse ti ke në shtëpi sende të shtrenjta, qeveria të vendosë që nëpër të gjitha dhomat e shtëpisë tënde të ketë kamera që do të kontrollohen nga një ekip në Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që, nëse hyn e të vjedh ndonjë hajdut, ta kapë që të luftojë kështu kriminalitetin. A ia vlen kjo mbrojtje kur ti jeton me idenë se gjatë kohës kur në shtëpinë tënde nuk do të shëtisin hajdutë këta të ekipit mund të kullosin sytë duke parë se çfarë stilesh përdori ti për të bërë seks, me kë e bën atë, me bashkëshortin/en apo me ndonjë tjetër, se si e ke stilin e urinimit, të dhjerjes e me radhë e me radhë. Dhe pastaj, me idenë se po pate ndonjë pretendim politik apo bën ndonjë punë që s’i pëlqen qeverisë, ata e kanë atje filmin e mund të ta nxjerrin. Pra, lidhur me argumentin e parë do të thosha se është më mirë të na e vjedhin celularin hajdutët për ta regëtuar, sesa të hapim librin e jetës tonë private për të ruajtur celularin. Një arsye e dytë që na jep shpjegimi është se regjistrimi i numrave IMEI ndikon në pakësimin e tregut informal, i cili është mjaft i zhvilluar në Shqipëri. Sepse thotë shpjegimi: “ne kemi njerëz sot që shkojnë për turizëm ose për punë në Amerikë dhe blejnë një telefon, ku siç dihet kushton më lirë se sa në vende të tjera, dhe mund të blejnë 10 a më shumë telefona, të cilët i sjellin në Shqipëri dhe i shesin. Në këtë rast aparatet hyjnë të pataksuara, shteti nuk përfiton asnjë qindarkë dhe konkurrohen në mënyrë të padrejtë edhe bizneset e rregullta”. Mua edhe ky argument më duket për të qeshur. Po pse, ata 10 celularët që sjellka nga Amerika një person qenkan problemi më i madh me informalitetin që paska ky shteti ynë? Pastaj, për këtë punë a nuk ka të tjera organe që duhet të merren, siç janë kontrollet doganore si këtu edhe në SHBA? Arsyeja e tretë qenka lufta kundër krimit të organizuar që kërcënuaka sigurinë tonë kombëtare. Sepse gjithë sipas shpjegimit: “krimi i organizuar përdor gjerësisht komunikimet elektronike për veprimtaritë e veta joligjore”. Edhe ky argument çalon, për të mos thënë se është pa këmbë fare. Sa për mjete elektronike, krimineli i organizuar mund të përdorë kompjuterë edhe në këtë rast jo të tij, por ata të shumtë që ndodhen në publik. Nga sa di unë, ne kemi të detyruar me ligj regjistrimin e numrit të celularit. Kjo krijon edhe mundësinë për të lokalizuar vendin se ku është ndodhur celulari në një moment të caktuar p.sh. pasi ka ndodhur ndonjë krim apo njeriu ka pësuar ndonjë aksident; e në këtë rast, me gjithë problemin, mund të thuash se ia vlen barra qiranë. Po ashtu, sipas ligjit, në rastet kur për përdoruesin e celularit ka të dhëna që justifikojnë përgjimin e telefonatave të tij, atij dhe mund t’i përgjohen telefonatat, me vendim të gjykatës, pasi ai përbën rrezik për të tjerët. Por do të thosha se krijimi i mundësisë për të dëgjuar në çdo moment se çfarë po flet, siç duket se mund të ndodhë nëse ke dhënë numrin IMEI, më duket i tepërt edhe kur bëhet fjalë për një kriminel. Këtu mbarojnë argumentet shpjeguese të zëdhënëses së ministres, krejtësisht jo bindëse dhe të pamjaftueshme sipas meje. Këtu për mua fillojnë disa kundërargumente që janë shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh kontekstin shqiptar veçanërisht. Së pari, në shpjegimin e dhënë harrohet se në këtë vendin tonë kemi mbi njëzet vjet që nuk gjejmë dot një gjykatës e prokuror të paanshëm, një kryetar të komisionit zgjedhor të paanshëm, as edhe një drejtor Televizioni publik të paanshëm. Harrohet se edhe armët e plumbat e 21 janarit prokuroria i dërgoi në Amerikë për ekspertizë të paanshme, pasi ekspertiza, sipas ligjit tonë, duhet të bëhej nga Ministria e Brendshme, që nuk ishte e besueshme, pasi ishte në duart e maxhorancës së radhës. Harrohet se para ndonjë viti e ca kjo maxhorancë ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se ka përgjuar opozitën duke keqpërdorur teknologjinë që duhej për të tjera punë. Pra pyetja që të vjen natyrshëm është: kë paska ndër mend qeveria të vendosë në krye të këtij institucioni që mund të dijë jetën private të të gjithë shqiptarëve e njëherësh të na japë sigurinë se maxhoranca e radhës nuk do të abuzojë në mënyrë selektive? Unë për vete nuk besoj se ka ardhur një moment i tillë. Dhe për këtë mbështetem edhe në faktin se ne sot kemi një maxhorancë që ka ardhur në pushtet me parullën: le të bashkohen të gjithë plehrat për të rrëzuar Berishën; një maxhorancë së cilës ka kaq kohë që i kërkohet se pse ka futur në Parlament kriminelë të dënuar nga gjykata dhe nuk jep shpjegime. A mund të ndihemi ne të sigurt që të japim të dhënat e jetës private në duart e ndonjë krimineli apo plehre që është marrë me drogë e krim apo që e ka diplomën të falsifikuar, siç po dalin sot shumë drejtues të maxhorancës së re? A nuk duhet të trembemi se nesër këta mund të thonë se duhet të përdorim çdo mjet që të mos rikthehet Berisha në pushtet dhe ndër këto mjete mund të jenë edhe përgjimet e cilitdo qytetar që është i pakënaqur nga qeveria? Dhe a nuk mund të na çojë kjo deri edhe te përgjimet e vetë njerëzve të maxhorancës sipas një sindrome paranojake që e kemi të trashëguar nga regjmi i kaluar? Po shtoj edhe më: shpjegimi i zëdhënëses së ministres harron se, jo më larg se dy javë më parë u zbulua se njerëzit e institucionit që duhet të konsiderohej si më i sigurti, Banka Kombëtare, na paskan vjedhur paratë e thesarit. Mos harroni, o njerëz, se ne në celularët smartphone kemi të regjistruara edhe të dhënat e kartave të kreditit me të cilat blejmë online. A do të donit ju t’ia jepnit mundësinë për të blerë me kartat tuaja të kreditit një institucioni qeveritar shqiptar? Personalisht jo. Po vazhdoj edhe më tej: ne kemi sot prokurorë e policë që, si pa gjë të keq, nxjerrin sekretet e hetimeve dhe ua shesin gazetave për lekë. A do të donit ju t’ia jepnit të dhënat tuaja private një ekipi që nesër mund t’ia shesë ato gazetës së parë? Personalisht jo. Si përfundim do të thosha se ky projektvendim i qeverisë, në rastin më të mirë më ngjan me një makijazh që kërkohet t’i bëhet përbindëshit që kemi krijuar këta njëzet e kusur vjet duke i prerë pak qimet e mjekrës, por duke ia lënë çatallët e kthetrat të paprekura, kurse në rastin më të keq është djallëzia e vetë këtij përbindëshi, për të na sunduar, poshtërua e vjedhur edhe më keq. Historia jonë e deritanishme ka treguar se krimi më i organizuar në Shqipëri, që e ka kërcënuar dhe kërcënon seriozisht tërë kombin, elektronikisht dhe joelektronikisht, me celular dhe pa celular, ka qenë dhe mbetet shteti me në krye qeverinë e tij dhe Kryeministrin e tij. Nuk mundet një maxhorancë që ka vetëm një vit që ka ardhur në pushtet të na bindë se paska ardhur momenti i fitores së drejtësisë në këtë vend e të na kërkojë kaq shumë. Përkundrazi, ajo që na duhet urgjentisht është se si t’i kontrollojmë ne ministrat e kryeministrat tanë. Ajo që na duhet urgjentisht të kontrollojmë është financimi i partive tona. Meqë ra fjala, Kryeministri i radhës ka bërë një goxha restaurim të Kryeministrisë nga brenda dhe të rrethinave të saj nga jashtë dhe thuhet se ky është bërë kundër ligjit se pa tender, jo nga para publike, por nga ndonjë oligark i radhës që pret shpërblimin e radhës, minimalisht të mos paguajë taksën e radhës. Dhe shuma e harxhuar me siguri është shumë më e majme sesa ato taksat që duhet të paguajnë ata që shesin 10 celularë të sjellë me valixhe nga Amerika. Le të na sqarojë më së pari ministrja Harito apo ministri Cani se si është kjo punë përpara se të na kërkojnë qimen në tra. Dhe më në përgjithësi le të bëjë më së pari kjo maxhorancë ligje që do të forconin kontrollet e konfliktit të interesave, ligje që do të forconin pavarësinë e institucioneve që duhet të jenë të pavarura prej pushteteve të tyre, le të tregojë me punë e vepra se paranë e taksapaguesit nuk e përdor për ta futur në xhepat e veta e për ta ndarë me oligarkët e vet, por për t’i shërbyer qytetarit dhe vetëm atëherë, kur të shohë se qytetarët kanë më shumë besim te shteti, të kërkojë edhe gjëra që sot për sot ata i shohin me frikë dhe mosbesim të madh.
"Panorama"
Comments
... "me parullën: le të

... "me parullën: le të bashkohen të gjithë plehrat"...

Mediumi i themeluar nga autori i parrullës së mësipërme publikon një artikull që kritikon pikërisht moton e tij. Artikulli vetë ështe i shkelqyer dhe prek thelbin, ose më saktë thelbet, e problematikës së regjistrimit të IMEI-t.

Ajo që habit është politika redaksionale e Respublica-s që në rastin konkret duket sikur niset nga motoja "Ç'më duhet mua se ç'kam thënë unë dje!"

Personalisht vendimi per

Personalisht vendimi per registrimin e IMEI me duk sa i panveojshem aq edhe i pazbatueshem. Nuk ka asnje dyshim se tere personat rezidente jasht Shqiperise do te perdorin telefona te huaj per dy javet qe rrine ne Shqiperi dhe database qeveritar do te humbiste krejtesisht kuptimin e tij. Ky eshte nje nga ato rastet qe nje shtet kerkn me shume informacion nga sa mund te trese. Por une nuk kuptoj fare perse shteti ben kete veprim, qofte edhe per ndonje motiv te erret. Thjesht nuk e kuptoj dobine e kesa pune. (por kuptoj qe shume njerez e marrin me te keq kete pune dhe kane shqetesime privatese). Ka ndonjeri ndonje shpjegim se ku eshte hilja ketu? Pergjimet etj nuk me duken pune bindese se ato behen dhe jane bere fare thjesht pa numat IMEI...

Astrit, Pertej debatit fallco

Astrit,

Pertej debatit fallco te IMEI-t nuk e kuptoj ku do e humbte database kuptimin? Me kete logjike ti thua mos regjistrojme asnje makine te huaj qe hyn ne Shqiperi se ndoshta qendron dy jave dhe iken?! Personat qe vijne nga jashte nese duan te perdorin karta operatoresh shqiptare do jene te detyruar te regjistrojne IMEI, nese jo mund te vazhdojne roaming.

Jo se them une, por kjo eshte

Jo se them une, por kjo eshte praktika. Une nuk di te regjistrohen ne ndonje database numrat e shasive te makinave te huaja qe hyjne ne ndonje vend te botes dhe do te cuditesha po ti regjistronte njeri ne Shqiperi. Por nese ka njeri informacion per kete dhe une e kam gabim, jam gati te pranoj gabimin tim. Vec te me thote dikush... Por dhe nga ana praktike, nese njerezit nderrojne telefonat nje here ne vit, per pese vjet database do te kishte 15 milione numra qe ti regjistrosh eshte budallallek (per mendimin tim). Po iPad qe kane edhe ato numra IMEI do te regjistrohen? Celularet nderrohen me shpesh se makinat, une nuk nxitoj te them se qeveria e ka gabim, por dabine praktike kesaj pune nuk ja shikoj fare. Biles edhe kur opozita akuzon qeverine per "qellime te erreta" une nuk kuptoj fare se per cfare mund ti hyje ne pune qeverise kjo gje.

O vinny o trap gjyrale! Po

O vinny o trap gjyrale!

Po pse regjistrimi i makinave i njejte eshte me regjistrimin e telefonit? Ti kur flet me boten flet me makinen? Targa eshte ceshtje takse dhe kur te hyjme ne shengen nuk do te duhet te regjistrohet fare, kurse telefoni mund te pergjohet dhe nuk ka me keq kur je 24 ore i pergjuar. Thirri mendjes o budall se po se pate ti problem privatesine tende ka plot te tjere qe nuk u pelqen pergjimi. Ne shyqyr qe dolem nga sistemi i Enverit se na beri budall fare e ti thua ska gje se pergjohesh? Mua qe jetoj ne BE me ben pershtypje shume sesa lehte e ka nje qeveri te te heqe te drejtat me bazike si rob edhe pse e drejta e privatesise eshte e garantuar ne te gjithe boten perendimore si e drejta themelore qe pa te nuk do te kishte kuptim asnje rend shoqeror demokratik. Lufta kunder krimineleve nuk mund te kaloje nga privatesia ime sepse i bie qe te paragjykosh nje Shoqeri te tere si kriminele.

Qeveria Rama kerkon te legalizoje pergjimin e popullsise si mjet per te qendruar ne pushtet per jete. Kjo eshte e qarte dhe nuk do koment!

Vinny, mos justifiko me

Vinny, mos justifiko me thelle trapin qe te te permenda!

Eshte budallallek te marresh Gjermanine si shembull i "vjedhjes" se privatesise se popullit per kontekset Shqiptare te pergjimit. Ne Shqiperi ka korrupsion politik e ekonomik 99% dhe vetem ne Shqiperi egziston hapsira qe politikani te abuzoje me privatesine e popullit per interesa personale. Prandaj mos fol budallalleqe se askush nuk rrezikohet ne Gjermani nga abuzimi me privatesine pervecse Krimineli e Terrorristi. Ne Gjermani jane marre masat me kohe per cdo hap pergjues sepse ka institucione qe nuk varen nga "lumturirat" e Kryeministrit te rradhes. Por edhe kur debatohet per nje hap me tutje per kontrollin elektronik, kjo behet mbi argumente e debate te hapura qe marrin me vite kohe dhe jo me nje te rene lapsi sic ben Rama sikur te ishte Zot e jo sherbetor.

Vinny, je mykur ne ate realitet Shqiptar dhe nuk po arrin te dallosh gjerat me themelore te ndryshimeve midis shteteve e popujve.

Po ku ishte z. Lubonja kur

Po ku ishte z. Lubonja kur IMEI-n ekerkoi Berisha par dy vjetesh?

Te mendosh se ka liri te

Te mendosh se ka liri te pakufizuar dhe privatesi te pakufizuar eshte njelloj sikur te flasesh kodra pas bregut.

Kurre nuk ka pasur dhe kurre nuk do te kete demokraci, liri, barazi, privates etj, koncepte baze te njerzimit ne ate sens qe tërcifërcërojne disa "koka te mëdha" apo ashtu si e bëlldumojnë disa të tjerë "të shkolluar" në magazinat e djathit kaëkavall.

Fullani, fatos, Fullani.
Fullani, fatos, Fullani.
Nuk ka te beje fare me

Nuk ka te beje fare me pergjime apo ku di une.Eshte thjesht ceshtje parash.Shitesit e aparateve celulare ne Shqiperi kane "mberthyer" dike ne qeverri duke i kerkuar kete nder.Nje shembull i thjeshte :Iphone 5s ne www.apple.com kushton 650 dollare ndersa rrjeti Nept..(ti,ai,ajo) i shet 1 milion leke .Ato 350 dollare me shume i ndajne ndonje minister apo piktori me ate qe i shet.Sidoqofte kodi IMEI mund te nderrohet dhe p.sh. nje samsung galaxy s5 mund ta rregjistrosh me IMEI te nje samsungu 20 dollaresh e dogana te merr te keqen.

IMEI i duhet Tahirit per te

IMEI i duhet Tahirit per te vene nen kontroll minat me celular. Si dhe kompanive celulare per te vene nen kontroll klientet qe mos ta kane aq kollaj te nderrojne operator. Kaq nuk e kuptoni o deficente??? Ke nja karte AMC dhe ke paguar leket per te rregjistruar imein, po sa kollaj do jete per te perdorur Vodafone psh? Bejini pak llogarite, do paguani leke prape. Ju thye Celulari dhe do bleni nje te ri, do paguani operatorin prape. Karta dhe Celulari nuk ndahen pa paguar tarifen
Kur dergoni sms apo telefononi, IMEI rregjistrohet sot per sot dhe nese me urdher prokurorie duhet te pergjoheni IMEI juaj nuk ka qene i panjohur nga organet hetuese!!! Pra u dashka qe mos kerkojme me me urdher prokurorie dhe te bejme edhe ndonje lek

Nuk e di a ja vlen barra

Nuk e di a ja vlen barra qerane si per operatoret celuare, si per qeverine. IMEI nuk vendos fare ne kontroll atentatet me eksplozive. Nqs ato shqiptare regjistrohen, heren tjeter do te perdoret nje IMEI dhe nje SIM nga Maqedonia apo ndonje vend tjeter me roaming...

Kushdo qe shkruan nuk thote

Kushdo qe shkruan nuk thote nje gje te sakte. A nuk ka mundesi ResPublica t'i drejtohet nje specialisti te fushes per ta sqaruar kete problem me themel?

Pyetje: a mund te me thote
Pyetje: a mund te me thote njeri nese e ka kete detyrim te regjistrimit te IMEI-it ndonje vend europian (perendimor)?
Jo asnje vend i zhvilluar nuk

Jo asnje vend i zhvilluar nuk e ka kete rregull, te pakte me sa di une. Ky rregull aplikohet ne ca lloj vendesh si Pakistani dhe Libani, apo neBrazil dhe vende te tjera te Amerikes Latine. Duhet thene se vjedhjet e telefonave jane bere problem dhe disa shtete po prpiqen te krijojne nje sistem regjistrimi vullnetar te IMEI (ne rast se vidhet telefoni dhe dihet IMEI, telefoni mund te bllokohet ne distance keshtu qe hajduti nuk fiton gje), dhe kjo si ne EU apo dhe ne disa shtete USA (California). Po te besosh gazetat, keto sisteme jane jo shume praktike dhe veshtiresojne punen e operatoreve celulare. Prandaj me habit fakti perse i duhet qeverise ne Shqiperi. Mbase per survejim, por pa qene ekspert, mua me duket kjo pune budallallek se survejim ne mase ka patur ne tere boten prej shume vitesh dhe nuk ka patur kurre nevoje njeri per IMEI... pune shqiptarce...

Add new comment