Kryeprokurorja përgënjeshtron RD-në dhe i tregon dhëmbët Berishës

Postuar në 21 Janar, 2012 10:39

Pritet një riaktizivim i fortë i Prokurorisë bazuar në raportin e FBI-së mbi 21 janarin, dhe kjo pritmëri nuk duket se është pa gjë. Është vetë sjellja e maxhorancës që të bën ta besosh këtë version. Berisha vetë ka dhënë një seri intervistash në të gjitha studiot e mundshme, dhe është fokusuar ekskluzivisht tek 21 janari, tek puçi, tek puçistët, tek organizatorët e protestës, etj. Intervistat e tij kanë qenë nervoze. I njëjti nervozizëm vihet re sot edhe në gazetën e Partisë Demokratike, ku sulmohet Ina Rama. Në këtë gazetë flitet për një letër që Prifti i ka dërguar Ina Ramës, e cila provon lidhjen Prifti-Rama-Rama-Topi; RD-ja bën aluzion, gjithashtu, se Dritan Prifti ka paguar kryeprokuroren me miliona.

Ina Rama nuk e ka bërë të udhës të reagojë në rrethana të tilla, por këtë herë “nuk ka përtuar”. Fillimisht saktëson: “Në një nga mediat e shkruara, është botuar një shkrim, në datën 21.01.2012, mbi një letër që deputeti Dritan Prifti i drejton Prokurorit të Përgjithshëm, Znj. Ina Rama. Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se deputeti Dritan Prifti i ka dërguar [me të vërtetë] një letër Prokurorit të Përgjithshëm, porse përmbajtja e saj është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë. Kjo letër është trajtuar zyrtarisht, dhe është e protokolluar.”

Më poshtë, kryeprokurorja “nxjerr dhëmbët”: “Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj kushtetuese pavarësisht insinuatave të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë dhe në fokus të vëmendjes së opinionit publik”.

S’e kemi parë ndonjëherë kryeprokuroren kaq ‘hazërxhevap’.

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

E vetmja prokurore e pergjithshme ne keto 20 vjet "demokraci" qe po lufton me seriozitet krimin dhe korrupsionin qeveritar dhe pse shpesh me rezultate te dobta,  shih rastin "Mediu" e "Basha". Paraardhesit e saj duhet te skuqen kur shikojne punen qe ka bere kjo prokurore. Sidoqofte ne krye te 6 muajve me zgjedhjen e Presidentit te ri edhe kjo do largohet nga detyra me pas Berisha do jete i lire te beje hetimin e tij per 21 janarin. Jam shum kureshtar ne fakt sepse dua te shoh cfare modeli e prodhmi jane ato stilolapsa pistolet e cadra kallashnikov.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Vetem sa po trazohet uji i qelbur. Nuk po pastrohet. Vetem kur te rrjedh do 'qelibarizohet'...

Submitted by Ilir (not verified) on

Me kete lloj strategjie ............ Saliu perpiqet te deligjitimoje  prokurorine......si pjesemarrese ne "Komplotin.....Global....",per te te justifikuar vrasjet dhe per te fituar kohe deri ne zgjedhjen e Presidentit te Ri dhe Prokurorit  te Ri.......dhe pastaj di Saliu se si flet eshte thjesht ceshtje kohe......

Submitted by Anonim (not verified) on

Inshallah, thonë turqit, por e themi edhe ne shqiptaret, ndoshta ka ardhur momenti i ndeshkimit te kriminelëve. Kujtoni pak historine, te nderuar lexues. Ka funksionuar perjetesisht ndonje gje ne historine e botes? Atehere mendoni se kriminelet e sotem ne pushtet do te mund ta kalojne lumin pa lagur gjithe jeten? Nuk e besoj!

Submitted by arvanites (not verified) on

Mire e ke ti, por ne nuk presim dot 20 vjet sa te ktheje patokonjte te dielli.

Submitted by aureli (not verified) on

dhe normalisht na duket cud - qe me nefund ne vitin 2012 prokuroria i del zote vetes

Submitted by loni (not verified) on

Tanime eshte e qarte qe talebani sali berisha duke kaluar nga krimi ne krim po e degjeneron akoma edhe me shume demokracine dhe shtetin. Nje falenderim per sjelljen dinjotoze te Ina Rames dhe nje thirrje per te gjithe shqiptaret. Cohuni vellezer dhe bejeni talebanin sali berisha sic ia bene kadafit  libianet!!! Llafet e shumta jane fukarallek!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.