Edi Rama në Top-channel: Demokracia po shndërrohet në formalitet

Një ditë para një vjetorit të 21 janarit, Edi Rama lëshohet në afermacione të forta. Këtë e bën gjatë një interviste për Top-channel-in. “Shqipëria po rrëshqet drejt një regjimi që synon ta kthejë demokracinë në një formalitet dhe jetën e shqiptarëve në një mjedis të kontrolluar forcërisht, me shpërdorimin e të gjitha mjeteve të pushtetit”, thotë ai, dhe pak më poshtë i kthehet lojës së videopërgjimeve, për të cilën është dhënë paralajmërimi se do të vijojë. “Kemi hyrë në një proces përbaltjeje dhe shantazhimesh krejtësisht të padenja në një shtet të së drejtës, me një sfond mafioz, me qëllime të mirëfillta jo politike, por mafioze, për të garantuar medoemos pushtetin, duke ndërmarrë veprime tërësisht të paligjshme”, nënvizon ai, duke marrë shkas me sa duket nga ajo që u transmetua në Opinionin e TV Klanit mbrëmjen e djeshme.
“Ky proces vetëm sa ka filluar dhe synohet të përbaltet opozita me çdo kusht dhe mjet, [në mënyrë që t’u thuhet] shqiptarëve se këtu janë të gjithë njësoj”.
Në fund mori në mbrojtje Dritan Priftin, por duke mbajtur distancë me të.
Re.Pu.
Comments
Ktu nuk ka "Afermacione" te
<p>Ktu nuk ka "Afermacione" te forta, ky eshte realiteti qe ne shohim perdite.</p>
Kety jane te gjithe njesoj
<p>Kety jane te gjithe njesoj dhe ti je gangsteri i rradhes.</p>
Per sa kohe nuk ka nje
Per sa kohe nuk ka nje opozite te moralshme, te mencur, dhe idealiste por pragmatike, Shqiperia e shqiptaret do te vazhdojne te vuajne nen keqperdorimin e nje parie (pozite dhe opozite) hajdute e te piste qe udhehiqet nga nje grusht arrogantesh diletante ose injorante politike si ky e SB.
Add new comment