PS-ja e LSI-ja i rikthehen “luftës për jetë a vdekje”

Postuar në 20 Janar, 2012 15:18

Ka patur një moment, para disa muajsh, kur shumëkush zuri të besonte se një afrim mes PS-së e LSI-së, jo vetëm nuk ishte i pamundur, por edhe po kërkohej nga të dyja palët. Kjo stinë kulmoi me deklarimin e Ramës, teka fliste mbi librin e vet tek programi Top Story i Kol Ballës. “Secili e meriton një shans të dytë”, tha Rama, duke ndjellë të nesërmen një valë të paparë kritikash e refuzimesh të asaj që la të kuptohet. Iu desh ta korrektonte shpejt e shpejt mesazhin, dhe pikërisht këtu zë fill dhe një ftohje e re, më e fortë, mes të dy partive, derisa erdhi vendimi i Gjykatës së Lartë, që trazoi dynjanë. Pas “fitores”, Meta e drejtoi gishtin tek Edi Rama si arkitekt i gjithë kësaj që i ndodhi. Ai bëri dhe aluzion për një video-përgjim, që kish për objekt Ramën, duke mbjellë goxha kureshtje. Por deri tani nuk kanë nxjerrë ndonjë gjë.

Duket si prishje për fare mbi këtë dhé mes ‘ish-aleatëve të majtë’. Socialistët do mund të bënin kabull çdo gjë në këto kohë, por një bashkëpunim me LSI-në jo. Dhe Rama po përpiqet të bëhet interpret i kësaj klime në partinë e tij. Sot, ai kish shkruar në twitter: “Hajdutët që po ulërijnë këto ditë kapni hajdutët janë fytyra e dëshpëruar e pushtetit që në 21 janar vrau pasi vodhi me zë e me figurë!”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ftyra te neveritshme.

Submitted by hapi (not verified) on

Mjerë e majta Shqiptare dhe votuesit e majtë, në dorë të kujt ka rënë (ose ka futur veten)!

Mirë që është Vetëvendosja në të gjithë hapësirën Shqiptare që jep shpresë.

Mjerë edhe ne që komentojmë pazaret e këtyre.

E djathta Shqiptare mesa duket do ta rimarrë veten (sapo rilexova intervistën e Meksit te Java) por e majta ka ngel keq.

Një ditë do ti vijë radha edhe së majtës të rikrijohet, por jo nga PS-LSI.

Partia Socialiste ka rënë në fund të pusit dhe që andej na dërgon mesazhe me Twitter.

Pa koment për LSI-në, sepse nuk është as parti. Është diçka mes firmës private dhe një bande grabitqare që vendos gjoba.

E majta e re do të ngrihet mbi gërmadhat e PS-së, të LSI-së dhe të tjerëve që kanë hapur parti sikur të ishin kioska (PDS, PSD, PSM...).

Puna është kolosale por akoma më e madhe është shpresa!

Submitted by olti (not verified) on

Te rrime shtrember e te flasim drejt vetem te djathte nuk ka ne Shqiperi; fatkeqesisht te djathtet u percane dhe u nenshtruan nga Salih Berisha. I djathti i vetequajtur ne Shqiperi thjesht uleret sdu Edi Ramen. Te tre partite kryesore ne Shqiperi jane te majta dhe ne momente i pushtuar nga halucinacionet edhe Salia bertet qe eshte i gjelbert. Edi Rama ka permiresuar dukshem PS nga zullumet e Nanos dhe i ka deleguar LSI hajdute pa fund nga rradhet e PS apo me keq Partise se Punes. PD ka marre fund si parti funksionale ndersa nismave te Meksit ne fund fare u vidhen edhe ato pak qe grumbullojne.

Submitted by hapi (not verified) on

Olti, nuk e kisha fjalën për "të djathtën" në pushtet. E kisha fjalën për nismën e re së partisë së Topit, Meksit e ca të tjerëve që ndihen të djathtë, që po organizohen të paktën.

Sa për PS-në, atë e ka marrë lumi. Në zgjedhjet e fundit, për bashkinë e qytetit tim PS-ja propozoi një ish që ka lënë njolla në qytet (njolla betoni sidomos), dhe tani atje është kryetar një njeri që po plaçkit qytetin. E majta ka figura plot atje, por zgjodhën më të përlyerin.

Tung

Submitted by Ilir (not verified) on

Nuk ka bashkepunim ne syte e opinionit publik pasi kjo do ti ulte pike .....PS dhe Edi Rames...megjithe nevojen e brendshme per bashkepunim......Te dy palet kane nevoje.....per njera-tjetern por nje humbje e zgjedhjeve mot, e doreheq Edi Ramen cka do sillte ndryshime te reja brenda PS.......m.gj.t grupin apo njerezit e vet qe Rama ka brenda ne PS......mosharrojme se do jete edhe deputet ne Parlament cka do sjelle nje freski ne luften parlamentare dhe grinte....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.