Aleanca Kuqezi duket se do të shndërrohet në parti politike më shpejt se sa pritej

Postuar në 20 Janar, 2012 09:08

Një tryezë e përbashkët me ekspertë të huaj dhe shqiptarë në lidhje me reformën zgjedhore, e mbledhur sot nga Aleanca Kuqezi në Tirana International Hotel, duket si një hap tjetër i saj drejt shndërrimit në parti politike. Në këtë tryezë, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi theksuan domosdoshmërinë e korrigjimit kombëtar të sistemit aktual zgjedhor, garantimin e së drejtës së votës për emigrantët dhe numërimin elektronik të votave. Nuk ka asgjë të re në këto kërkesa të Aleancës Kuqezi – partitë e vogla ka disa muaj që po i kërkojnë  këto gjëra – por e reja qëndron në faktin se kërkesat vijnë nga një lëvizje që ende nuk është futur në garën politike. Sipas një interviste të Kreshnik Spahiut dhënë para disa javëve ve, Kuvendi i Aleancës Kuqezi do të mbahet në Maj dhe u la të kuptohej se atëherë do të bëhet edhe regjistrimi i saj si parti politike. Por fillimi i procedurës për shkarkimin e Spahiut në parlament mund t’i ketë përshpejtuar këto plane.

Synimi i Aleancës Kuqezi për ndryshimin e sistemit zgjedhor është i kuptueshëm, por në tryezën e organizuar prej saj nuk u bë e qartë se ç’do të bëjë ajo për ta arritur këtë synim, kur Berisha nuk është fare i interesuar për ndryshimin (shihini shkrimin “Përse Berisha nuk e do korigjimin kombëtar të sistemit zgjedhor rajonal” http://www.respublica.al/opinion/2012/1/9/perse-berisha-nuk-e-do-korigjimin-kombetar-te-sistemit-zgjedhor-rajonal ) Nga eksperienca e Aleancës Kuqezi me ligjin për Censusin, dimë se ajo organizoi një peticion për ndryshimin e tij, i cili kërkonte 20 mijë firma. Në rastin e ndryshimit të kodit zgjedhor nga jashtë parlamentit, do të duhet një referendum me 50 mijë firma.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Aleanca Kuq e Zi, pervç emrit Kuq e Zi nuk ka paraqite publikisht asnji program qe ta quej veten KuqeZi. Simbas mendimit tim kjo aleance asht si nje arre qe ka levozhgen KuqeZi dhe thalbat i ka orjentale.

Submitted by xhimi (not verified) on

Nje organizem,qe ka "atdhetarine" ala kart.Vetem patriotezem me konstante (kohet e fundit antigreke),me gishta te dyshimta oriantale,pasi per te drejtat e miloonave

shqiptareve ne Turqi dhe gjetke asnje fjale.Kane te drejte disa qe shikojne tek kjo organizate fillime nga sherbime te caktuar inteligjente,per qellime te caktuara,

natyrisht tani shikojme vetem tymin,zjarrin..kur te piqen kushtet.Sa per parrullat,dhe "luften kunder politikaneve te tanishem",jane fishekziare,pasi spahinjte kane dale

nga e njejta miter,por nuk e kane gjetur ne ndarjen e llokmave.Te shohim pasi kohet e fundit hiqen si "apolitike",per te mos u shkarkuar nga kolltuket e drejtesise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.