‘21 janari amerikan’ në zhgjëndrrat e mija

Postuar në 19 Janar, 2012 01:53
Orges Zoto

Hap televizorin, dhe kanali NBC ka si "breaking news" një skandal që ka plasur në administratën amerikane. Zëvendës Presidenti, Zoti Biden, është duke i kerkuar disa favore Sekretarit të thesarit zotit Timothy Geithner. Në videon prej 10 minutash duket qartë ku Zoti Biden me një bllok të zi në dorë i drejtohet zotit Geithner për disa favore që ai duhet t’i bënte atij. Një skandal i vërtet,  kanalet flasin pa pushim për këtë skandal, dhe populli amerikan vetëm pret reagimin e Presidentit Obama. Gazetarët janë mbledhur në sallën e konferencës së shtypit ku Presidenti Obama do të dalë të sqarojë popullin amerikan për këtë çështje. Pas disa minuta ankthi në pritje, Presidenti Obama ecën drejt podiumit, ai përshëndet të pranishmit dhe fillon të sqarojë skandalin tashmë të njohur. Për çudi Presidenti Obama akuzon NBC –në si një televizion që ka manipuluar dhe e ka shpikur këtë skandal, madje “çakenjte” e NBC kanë arritur të vendosin edhe fjalë të pa thëna në gojën e zotit Biden. Gazetarët janë të shtangur, ashtu siç jam edhe unë, nuk më besohet ajo që po ndodh, si ka mundesi, unë e pash vet i them vetes, si të jetë e mundur, mos ndoshta ndonjë manipulim i teknologjisë hollivudiane.
Populli Amerikan është shumë i revoltuar nga kjo ngjarje, por më shumë është i revoltuar nga mospërfillja e administratës dhe moskokëcarja e Presidentit Obama dhe zëvendësit të tij. Disa ditë me vonë vendoset të bëhet një protestë e madhe e disa organizatave jo-qeveritare,  por edhe vetë popullit që kundërshton këtë mospërfillje. Njerëzit marshojnë në Pennsilvania Avenue me thirrje kundër administratës, dhe me pankarta në duar i drejtohen gardhit të Shtëpise së Bardhë, pa pritur shumë krisma dëgjohen dhe një kaos i vërtet fillon të ndodhë, televizione të ndryshme e ndjekin live këtë ngjarje dhe nëpërmjet ekranit ne shikojmë njerëz të shtrirë në tokë. Policia që u hedh ujë njerëzve, që i godet, i rreh i qëllon. Ç’po ndodh them me vete, si ka mundësi në vëndin më demokratik njerëzit të rrihen dhe vriten barbarisht "live" dhe shumë vetë e ndjekin këtë ngjarje  nëpërmjet televizionit. Nuk më besohej, ditët që vinë bëhet bilanci, 4 të vdekur, shumë të plagosur. Tani, thashë me vete, çdo gjë ka marr fund për administratën Obama, e kaloi cakun e moralit të një qeverie.
Nuk kalon shumë dhe Presidenti Obama del në një tjëter konferencë për shtyp dhe akuzon kongresin amerikan dhe Partinë Republikane për Grusht shteti, bile partia e tij në pushtet fillon të hapë një investigim të ngjarjeve që sapo ndodhën, madje në këtë akuzë janë të pëfshirë edhe gazetarë të NBC-së dhe gazetës New York Times. Sipas administratës të gjithë ata marshues ishin të pajisur me stilolaps pistolet dhe çadra pushkë, për një moment e besova, pasi CIA është një institucion që edhe mund t’i disponojë këto lloj armatimesh, por diçka nuk shkonte në këto mendime, kaq larg të shkonte konspiracioni?
Skandali vazhdon të rrahë të gjithë ekranet e televizioneve, por Presidenti Obama nuk e çan shumë kokën nga ky presion; zoti Biden jep dorëheqjen duke i hapur kështu drejtësisë dhe kryeprokurorit të pergjithshem Zotit Eric Holder derën për të hetuar këtë skandal. Kalon shumë kohë, shumë dëshmitarë janë thirrur edhe më në fund prokuroria kërkon burg për të akuzuarin Biden. Çështja vete në gjykatën federale dhe me padurim pres vendimin që do japë kjo gjykatë. Televizionet vazhdojnë japin pamje nga takimi i fundit i Presidenti Obama me zotin Biden 2 ditë përpara dhënies së verdiktit përfundimtar.
Çasti erdhi, edhe unë pres përpara ekranit me shpresën se më në fund do të bëhet drejtësi, se si mund të jetë ndryshe, nuk mund të na kenë lën sytë të tërëve, nuk mund të na kenë lën veshët të gjithëve.Gjykata vendos: Zoti Biden i pafajshëm.

Nuk ka mundësi them me vete, këta gjykatës nuk kanë kuptuar anglisht, këta gjykatës nuk kanë dëgjuar atë që dëgjoi i gjithë pupulli, duke patur këto pyetje e mendime shqetësuese dëgjoi një zë që buçet me të madhe, zgjohem, nga televizori vjen zeri i kryeministrit tone, i cili mburr Shqipërinë si vëndi me ekonominë më të zhvilluar në Evropë dhe që shumë shpejt do ja kalojë edhe Gjermanisë, dhe se qeveria duhet të angazhohet më shumë në mbjelljen e arrave dhe dixhitalizimin e bujqësisë, isha duke fjetur,  e gjithë ajo histori që po shikoja ishte thjësht një ëndërr e keqe, nga ato që të kap pas një dite të lodhur pune, shyqyr thash që ishte një ëndërr, e si mund të ishte tjetër, të gjitha ato fantazi me konspiracione, lojra luftash, e televizone spiune. E si mund të vrasë një qeveri perëndimore dhe demokratike popullin e vet vetëm e vetëm se protestoi dhe goditi me gurë? E si mund të ndodhë që një gjykatë të bëj veshin shurdhër dhe syrin qorr përpara provave të pa mohueshme. E pra ajo nuk mund të ndodhë të paktën në djepin e demokracisë, në dritën e shpresës se njerëzit janë të lirë të shprehen, të kundërshtojnë, të bëjnë opozitë, kjo nuk mund të ndodhë kurrë në atë që e përmend edhe himni i tyre  "The land of the Free", toka e njerëzve të lirë, ajo kurrë nuk mund të ndodhë në Amerikë. Me këto mendime në kokë marrë telekomandën në dorë, mbyll televizorin dhe i drejtohem krevatit me shpresën për të parë ëndëra të bukura.

Comments

Submitted by Endri UK (not verified) on

Ti je Gesti qe i shkruajte Rames mo? Po si vajti ai muhabet se s`na the (hihihihihi).

Urime per pjesen teatrale me siper. Tani rishkruaje po me personazhe Franceze.

Te kishe shkruajtur vetem paragrafin e fundit do na kishe bere nder.

Submitted by Besi (not verified) on

Kot fare.Si ja pranoni artikullin ketyre mo se na lodhen.

Lexo cdo thote, lexo cdo thote, edhe hic.

Po ike o shoku futi nai gote dhalle

Submitted by Noli (not verified) on

Une e kuptoj artikullin e Orgesit, sa stonon absurditeti shqiptar po ta vendosesh ne kontekstin e nje vendi vertet demokrtatik, sa e pabesueshme ngjan ajo gje tamam si nje enderr e keqe, vetem ne shqiperi gjerat behen, harrohen dhe perseri behen edhe asnjeri nuk e ve ujin ne zjarr, madje eshte normale, u vra nje deputet, u vra nje gjyqtar, Saliu flet akoma per Zogun e pra me kete artikull ndoshta Orgesi u thote atyre shqiptare qe kuptojne te pakten se duhet te zgjuheni, nuk eshte normale per nje vend demokratik, ato qe ndodhin sot ne shqiperi.

Urime Orges, artikull i goditur

Submitted by hapi (not verified) on

Orges, si forme tregimi e ke kap me verte bukur.

Por na cove te burimi e na le pa uje. Nuk na dhe ndonje element arsyetimi logjik qe te justifikoje aksiomen tende, pse nuk mundet qe gjera te tilla te ndodhin ne Amerike!

Per te ilustruar mendimin tim, po marr shembullin e Bushit. A nuk filloi Bushi nje lufte gjakatare per popullin amerikan ne Irak, pikerisht duke u genjyer diten per diell amerikaneve se Sadami kishte arme te shkaterrimit masiv?

Pra genjeshtra sheshit, u tregokan dhe ne Amerike! Dhe ne Amerike genjeshtrat sheshit shoqerohen me fjalime patriotike! Pra si eshte puna?

Mos valle, nuk ka te beje fare me vendin ku thuhet genjeshtra? Mos ka te beje vetem me ndjeshmerine qytetare te atyre te cileve u thuhet genjeshtra? Mos ka te beje me nivelin e opozites perballe te ciles thuhet genjeshtra? Mos ka te beje me pergjumjen e popullit ose me dehjen e tij me nacionalizem, me antikomunizem, me iPhone e Big Brother?

Cfare mendimi ke?

Submitted by Boston (not verified) on

Tregim shume i dobet. Te njejtin tregim pak a shume e kam lexuar dhe tek Shekulli nga nje autor tjeter kohe me pare dhe mu duk sikur pata nje “déjà vu”. E ndjej veten te fyer qe harxhova kohe per te lexuar kete artikull qe s’kishte lidhje. Te lutem mos publikoni me perralla dhe sidomos kur ne kontekst jane te vjedhura nga diku tjeter.

Submitted by Usa (not verified) on

Te arrish te lexosh ato komente me lart nenkuptoj qe asnje sarrin te kuptoj thelbin e ngjarjeve qe ndodhin aty.Nuk arrij te kuptoj cfare mund ti behet tjeter popullit shqiptar qe te kete nje reagim ndryshe.Duket se cdo gje qe bejn ata qe drejtojn vendin eshte e justifikueshme,te vrasin te vjedhin dhe prap te vrasin dhe te jen prap ne krye te vendit.e vetmja gje qe dine te bejn ata eshte vetem te shkaterojne  vendin dhe popullin e tyre por ne prap qeshim.

Orges pergezime edhe pse asnje sdo tija dij duken qe ne menyren si komentojn shume patetik dhe pa pik serioziteti.

Submitted by Besi (not verified) on

Kur do mesoni te shkruani shqip pa gabime ortografike?E keni ne plan?

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Uuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaaaa Gestiiiiiiiiii!

Po ti qenke gjeni bre. Çuditem se si nuk denjoi t'ju pergjigjej z. Rama!

Ah sikur të kishe saktesuar edhe një gjë  "të vockel" do të të kishte dale vertet nje ese' e paarritshme. Te kishe thene per shembull se atje ne Washington njerezit i vëne zjarrin Shtepises se Bardhe sa here t'u teket dhe s'i prek kush.  Ndersa ne Tiranë po t'u afrohesh kangjellave te Kryeministrise me afer se 15 yarde, te tredhin ne ajer dhe te egzekutojne pa renë ne toke. Eh Gesti ç'enderr sa e sa me e bukur do te kishte qene.

Dhe mendo: Do te kishte qene endrra per 21 Janarin 2011, daten madheshtore të demarkacionit,  daten qe ndan epokat ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Submitted by Indrit Malaj (not verified) on

Keta idiotet si puna e ketij Enisit qe nuk e kane idene fare se cbehet ne shtetin e tyre e jo me ne SHBA nuk e di se perpara shtepise se bardhe behen plot protesta mu perpara kangjellave, po do ta shikosh, merre ndonje vize turistike dhe hajde, po e pe te vrihet ndonjeri, i lumte edhe Saliut mire ja ben qe vret popullin e vet se paska nje shembull ku shikon, po ju serbomedhenjte e ruset e shqipresi nuk shikoni nga perendimi sic tha dhe ish ambasdori Withers, edhe ai amerikan nqs nuk e dije, ju shikoni nga lindja, nga hungaria, nga ukraina qe po fut opoziten ne burg, nga Rusia qe vjedh votat, nga lukanshenkua i bjellorusise, edhe ju ato modele doni, prandaj nuk ju pelqen, mos harro se ne Rome u futen edhe ne parlament, epe si u mbush sheshi ne Rome, plote me te vdekur,

Opinionista si puna e Enist Sali Mataj ka plote shqiperia, te pakten guxoni dhe flisni kunder nje regjimi kjo eshte themelorja, kjo eshte fuqi, disa e bejne me ese disa e bejne me intervista, disa u bejne apel televizioneve, disa u dergojne letra liderve, ideja eshte kjo: Te flasesh kunder nje diktature te re, por kuptohet po te shikosh ne lindje gjithmone do ta duash diktaturen, dhe dashur pa dashur behesh pjes e saj

Indrit Malaj

Los Angeles, California

Submitted by raimondi (not verified) on

...Orgys  ke kopjuar Kadarene te  tregimi :Nje nate me hene ",

Por  ketu  eshte  demokraci e konsoliduar ,ndersa Shqiperia  eshte demokraci e re,dhe ato qe  ndodhin ne Shqiperi,pothuaj ndodhin ne gjithe Europen lindore..--Ja  ti  ke Hungrine,Ukrainen dhe se fundi Rumanine qe jane me keq se ne...

Duhet thene se te gjitha keto qe ndodhin  tek  ne jane cmimi qe paguajme per progresin qe bejme.......politkanet  qe  kemi ne Krye, e kane ne dore ta ulin apo ta ngrene kete cmim  qe n e paguajme.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.