Withers-i nuk e shiti për asnjë sekondë Arvizu-në

Pati disa lajme brenda intervistës ‘bombë’ që ish-ambasadori Withers i ka dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Një pjesë të rëndësishme të saj, e zuri diskutimi mbi deontologjinë e profesionit të diplomatit. Gazetarja kërkoi ta fusë në kurth, duke nënvizuar kontrastin mes qëndrimeve të tij dhe qëndrimeve të ambasadorit aktual, por ai nuk bëri asnjë rrëshqitje. “Në gjithë botën ambasadorët amerikanë funksionojnë njëlloj. Ne përfaqësojmë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, ne jemi përfaqësuesit e tij personalë dhe përfaqësojmë interesin e popullit amerikan, pavarësisht se cila parti është në pushtet”, tha ai.
Kur gazetarja këmbënguli dhe nxorri në pah sjelljen e ndryshme të pasuesit të tij, ai vijoi të mbetet njësoj i balancuar dhe i kalibruar: “Ambasadorja Ries, që ishte para meje, një ambasadore e mrekullueshme, kishte mënyrë të ndryshme të shprehuri nga unë dhe ambasadori Arvizu, që po bën një punë të mrekullueshme, [ka gjithashtu] mënyrën e tij të shprehurit, [që] është shumë e ndryshme nga e imja…, por pika themelore është kjo: Nëse ambasadorët Ries dhe Arvizu do të ishin këtu pranë meje tani, ne do të ishim absolutisht në një zë për mbrojtjen e parimeve demokratike dhe sjelljes demokratike në Shqipëri. Nuk do të kishte asnjë mospërputhje në këtë drejtim…. Ne nuk kemi njerëz të preferuar [atje ku shërbejmë], ne nuk lejojmë çështje personale që të ndërhyjnë tek ajo që shohim në realitetin e vendeve, për të cilët jemi përgjegjës.”
Re.Pu.
Comments
Gabim. Withers eshte aq i

Gabim. Withers eshte aq i zgjuar qe juve te mendoni qe nuk e shiti por ne fakt pikerisht ate beri.. Togfjaleshi "Burre shteti" nuk eshte thjesh ceshtje e menyres se te shprehurit dhe ata ketu dallojne.

Ne pergjithsi diplomatet

Ne pergjithsi diplomatet vijne me nje mision dhe me nje objektiv te caktuar. Per te arritur aty ku duhet ata kane lirine qe te sillen dhe te thone gjera te ndryshme, por qellimi eshte i percaktuar dhe nese gjate rruges nje ambasador si Arvizu psh e gjen me vend te jape nje "dekorate" per Berishen, duke thene se ai eshte "burre shteti", thjesht per te evituar nje konfrontim pasojat e te cilit nuk i parashikonte dot askush, atehere ai eshte i lejuar ta beje...

Eshte e cuditshme qe shume njerez nuk arrijne ta kuptojne diplomacine. Vec kesaj eshte akoma me e cuditshme qe, edhe pasi Arvizu ne nje fare menyre mohoi vetveten, duke thene se kishte qene i detyruar ta thoshte ate fjale te mire per Berishen per shkak te rrethanave, serisht shume vete nuk ja falin ate qe tha!

Tani ne kemi nje ish diplomat i cili flet hapur, sepse nuk eshte me ne detyre. A mund ti kerkojme atij llogari perse nuk ka folur keshtu, kur ishte ne detyre? Shkurt fare ne duam qe hallet tona ti zgjidhin te tjeret, dhe nuk u themi as faliminderit kur ata na bejne ndonje sherbim te vlefshem!

Marre ne konsiderate qe

Marre ne konsiderate qe Withers eshte zgjedhje e administrates se Bushit dhe Arvizu i emeruar nga Administrata e Obames...pritshmerite per secilin do te duhej te kembeheshin. Por me sa duket ka te beje edhe me formimin , edukimin dhe ca vlera personale. John L Withers II Ka mbaruar ne Yale dhe ka nje PhD ne Histori. Ka qene diplomat ne Irlande e Rusi...pervec Nigerise dhe Shqiperise. Per Arvizun kjo eshte eksperienca e pare si diplomat e ambasador.

Ne Shqiperi, militantet nuk e

Ne Shqiperi, militantet nuk e kuptojne se si funksionon DASH. Vetem nje idiot mund te akuzonte nje ambasador amerikan se ka qendrime personale.

Nqs Arvizu nuk mbeshtet sa duhet opoziten shqiptare fajin kryesor e ka opozita dhe njerezit qe ka zgjedhur per te qene LIAISON me ambasaden. Ne kushte normale, c'do ambasador do e kundershtonte nje kriminel si Berisha. Po gjasat jane se ata shohin te Rama nje lider pa autoritet dhe arrogant. Nje diletant ne politike. Dhe prandaj nuk kane ndonje interes ta mbeshtesin.

Add new comment