Wollfarth-i ka të drejtë lidhur me Spahiun. Por …

“Kreshnik Spahiu paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, pasi ka një funksion publik. Funksionari publik duhet t’ia kushtojë kohën detyrës që kryen”, ka thënë ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth. Ka të drejtë? Absolutisht, po. Kreshnik Spahiu duket i pambrojtur dhe i pambrojtshëm në këtë rast. Veç në e shpëtoftë ndonjë interpretim rigoroz i procedurave të shkarkimit të zv.kryetarit të KLD-së nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Por edhe sikur ta shpëtonte Gjykata Kushtetuese, kjo që ai bën për muaj e muaj të tërë është një gjë që s’ka bythë të rrijë. Është një gjë tërësisht e gabuar. Përveç kësaj, janë të gjitha shenjat e të dhënat se ky, edhe punën e zv.kryetarit të KLD-së, e ka bërë si mos më keq. Sistemi i drejtësisë sot ka fytyrën e Kreshnik Spahiut.
Por lindin disa pyetje për ambasadorin Wollfarth: Ju duket e drejtë, zoti ambasador, që kryeministri paguhet nga ne për të qeverisur këtë vend, dhe që ai merret me kundërshtarët e tij politikë në çdo mbledhje qeverie? Ju duket e drejtë që Berisha të shpallë puç shtetëror nga zyra e kryeministrit? Ju duket e drejtë që Televizioni Publik është tërësisht i pushtuar nga fytyra e kryeministrit (dhe nga fytyra juaj, zoti ambassador, me që ra fjala)? Ju duket e drejtë që Jozefina Topalli merret gjithë ditën me aktivitete partiake, ku mban fjalime sektare e ku demonizon leader-in e opozitës? Ju duket e drejtë që të mbyllen dyert e shkollave, kur Jozefina Topalli ka tubime elektorale, të cilat ajo don t’i mbushë me nxënës? Ju duket e drejtë që kryeministri të refuzojë urdhërin e prokurorisë për arrestimin e gardistëve të dyshuar për krim? Ju duket e drejtë që kryeministri t’i thotë prokurores lavire bulevardi, presidentit horr bulevardi, apo që t’i thotë kundërshtarit të tij politik “provoje dhe njëherë, dhe do ndëshkohesh si bandit”? Për këtë e paguajmë ne, taksapaguesit shqiptarë, kryeministrin tonë?
Jo, me siguri nuk ju duken të drejta. E në këto rrethana, më duket mua e drejtë t’ju them një gjë, zoti ambasador: Ju jeni një palo diplomat! Madje, më shumë se kaq: jeni një diplomat kopuk. S'ish parë ndonjëherë ambasador si ju këtyre anëve, qysh nga koha e krijimit të shtetit shqiptar.
M. Nano
Comments
thjesht bravo Muci!

thjesht bravo Muci!

I mbaroi qoftet ky? Kerkon

I mbaroi qoftet ky?

Kerkon prape!

I ka ra bytha bute ne Shqiperine e Berishes ketij. Bo qejf e ha qofte e merr rroge te mire nga Europa.

Ti gezojme ambasadoret Z. Nano! Dhe mos i merrni aq seriozisht fjalet e tyre, sidomos atyre te BE-se si ky ose Pack-u!

Shkurt dhe qarte dhe i

Shkurt dhe qarte dhe i drejtperdrejte.

Urime per shkrimin Z. Nano.Jam i bindur qe eshte nje thumb qe do i djege Wollfarthit por edhe te tjereve.Sepse na shajne ne ,po s shohin veten qe jane bere me keq se ne.Po aq te korruptuar, shpifes,te kafenese,qofteve dhe rakise.

Ky bo mire qe i lepin sumen

Ky bo mire qe i lepin sumen Berishes se paraardhesit te ketij kur guxoi te ngrinte zerin kunder Berishes, Berisha ja tregoi vendin ne konference shtypi duke e quajtur genjeshtar dhe mashtrues.

Bravo Mustafa ! Keshtu e do

Bravo Mustafa !

Keshtu e do ky palaco qe talle bythen me gjurulldine shqipare.

Bravo per kete kritike te

Bravo per kete kritike te qarte e te merituar nga figurat publike kombetare dhe nderkombetare qe, paguhen qe paguhen per pushime te zgjatura ketu ne Shqiperi, ngaterrojne dhe ndonje pune meqe jane. Japin opinione me demek. Megjithate, nuk jam plotesisht dakord me ju Z. Nano qe "s'ish pare ndonjehere ambasador si ky ne Shqiperi"... se cope cope kane qene e jane shumica.

Kjo eshte nje analize shume e

Kjo eshte nje analize shume e bukur per Ambasadorin qe punon me nja 3 a 4 standarte. Problemi eshte shume i thjeshte, pasi me kete shkrim z. Mustafa Nano del anti-europian dhe Ambasadori na dilka njeri i progresit dhe i institucioneve. Ky ambasador i Saliut dhe Ilirit nuk doli dhe tha qe eshte turpi i qeverise te merret me gjykatat dhe prokurorine. Pra del qe populli jone eshte anti-europian dhe anti-amerikan pra pro serb dhe grek, dhe Saliu me Ilirin jane pro amerikan dhe europian.

Kjo eshte nje fatkeqesi qe po na ndodh ne pasi do jene po ky Ambasador qe kur te ndodhi ndonje trazire do thote fajin e ka Opozita apo Populli, ky eshte nje kriminel i pashpirt ia ka kaluar dhe Hitlerit apo cdo diktatori tjeter. Ai po cenon direkt Inteligjencen Shqiptare.

Zoti e ruajt Shqiperine e Shqiptaret nga Plehra si Wolfart

Nje bravo te madhe, ky eshte

Nje bravo te madhe, ky eshte me qelbesir, nje pordhe ashtu sic ka edhe mbiemrin Fart!

Zoti Mustafa Nano, llogari

Zoti Mustafa Nano, llogari per taksat e Shqiptareve mund ti kerkohet nje "Liliputi" si Spahiu qe shkon me vonese ne pune por kurre "nje rrote qe ngrinte dy rrota" si Ilir Meta i cili pasi grabiti ne fillim Shqiperine vodhi vete enderrat e Shqiptareve per Drejtesi. Sa per Saline dhe Jozin, shume llogari po kerkon zoterote; ata jane lidera dhe duhet te marrin dite nga ditet tona.

A eshte e drejte qe personat

A eshte e drejte qe personat me post politik te bejne politike???

Ti as nuk e di ca shkruan apo jo Muc?

O Albi , o rrote

O Albi , o rrote qetesohu.

Behet fjale per persona publike, persona me detyra publike me poste publike

dhe jo poste politike or ....tunxh.

Bravo Mustafa Nano.Po ku jan

Bravo Mustafa Nano.Po ku jan te tjeret?????????????????

I sakte si gjithmone Vleresim

I sakte si gjithmone

Vleresim i duhur. Kam frike se palo ambasadori Wollfarth, nuk pyet per mendimin tone.

Detyra e tije eshte te siguroj ndonje kontrate dhe te haj qofte e salcice.

Thuajani te veteten ketyre maskarenjve, qe te mos na konsiderojne si popull pa kulture

Foooooooooooooool Mustafa,

Foooooooooooooool Mustafa, foooool nxirri te gjitha ato qe ke ne koke. organizoji koleget e tu dhe dilni hapur kunder plehrave, se nuk ka nga te pres ky popull.

Berisha nuk ka opozite. Nje kryetar opozite qe ben opozite nepermjet twitter-it, ca mund te thuash, nuk i gjej dot fjalet te shpreh urrejtjen per keta palo politikane.

Berisha ka fat dhe i lumte bytha atij, kur ka perballe nje opozite pa koke.

Mjere ne qe jemi ne kete vend.

Irena je jashte teme. Mos na

Irena je jashte teme. Mos na e ndot kenaqesine per te lexuar kete shkrim te mrekullueshem me monologje steriliteti. OPOZITA MBI TE GJITHA BEHET ME VOTE. Voten ja japim 50% Saliut dhe pastaj Qyravitemi per metodat e opozites. Opozita behet me greva, me protesta, me bojkot, me greva urie, me libra, me dalje ne publik, me Facebook, me Twitter dhe cfaredo mjeti tjeter demokratik, me denoncime ne prokurori, ne parlament, ne BE dhe ne gjykate Kushtetuese. Keto u bene e po behen te gjitha. Kur ka nje diktature te instaluar me shume se kaq opozita mund te beje vetem kryengritje te armatosur, por edhe kete nuk e organizon dot po nuk dha shkendija populli.

Une dhashe nje mendim timin,

Une dhashe nje mendim timin, i cili vjen ne baze te perceptimit tim, pra, si une e perceptoj kete menyre. Nuk mund ta pranooj dot faktin qe Berisha na parrallise -Shqiperia dixhitale, e ndersa opozita, mesa po shohim po na ben opozite dixhitale. Shume mire qe perdoret twitter, mirepo nuk mund te jem dakort kundrejt kesaj kur ka shume me teper mjete te drejtperdrejta per organizimin e opozites. Opozita, zoteri i dashur eshte shume e zbehte. Opozita duhet te punoj si nje grup i tere ne baze, tu mbushi mendjen shqiptareve te rraskapitur, tu ngjalle shpresen njerezve te thjeshte, te rinjve, tu paraqese njerzve plane konkrrete. Ju te leshoje batuta pikante nepermjet twitter a thua se kemi te bejme me nje Vip Holliwoodi. Opozita ka shansin me te mire qe tu tregoje shqiptareve, qe duhet te kene besimin tek jo force. Pjesa me e mdhe e shqiptareve nuk e dine akoma se cfare eshte twitter-i.

populli ia dha shkendijen me

populli ia dha shkendijen me 21 janar dhe 18 maj. por opozita ishte tek kafja e Fidelit ose tek lokali i Kocos. Keshtu qe mos na jep mesim mbi deshtimet e Edit. Nqs. sipas teje ai i ka bere te gjitha, atehere do te thote qe nuk qenka i afte per te mposhtur Salen, dhe te jape doreheqjen. Ka te tjere qe mund dhe duhet ta provojne. Por nqs. ai mendon se eshte i vetmi qe ka te drejte te drejtoje opoziten sikur t'ia kishte lene baba ne hipoteke, atehere ai nuk eshte i ndryshem nga Sala. Thjesht ndodhet nga krahu tjeter i barrikades. Kjo eshte dhe arsyeja kryesore pse Sala e rreh cdo here, sepse e njeh shume mire.

Ciao.

Po e përsëris! Kur të vjedhin

Po e përsëris!

Kur të vjedhin një herë, fajin e ka hajduti. Kur të vjedhin 5 herë, shiko se ke rojen të paaftë ose të pandershëm!

Bëji vetë paralelet, se je çun i zgjut.

Z.Muci duhet te jemi koshient

Z.Muci duhet te jemi koshient per 1 gje,se dhe ketij njeriu Berisha ja ka mbushur mire xhepat.

ky fjalim i ketij zotrie,treon se dhe ambasadoret jane vegel e berishes(ashtu si veliaj me ramen)

Po Muçi ke shume te drejte.

Po Muçi ke shume te drejte. Ky eshte nje palaço ambasador i shoqeruar edhe me disa palo ambasadore te tjere. E thene me troç, krye-palo-ambasadori eshte ai amerikan. Nje person ekletik, inkoherent dhe kontrakditor ne qendrimet e shfaqura ndaj krizes qe ka mberthyer shtetin shqiptar.

Me gjithe maskat qe i mbulojne ne nje rast patem mundesine te shihnim fare qarte se si funksionon kapja e ambasadorve apo te vete ministrave te jashtem te B.E se.

Kam parasysh skandalin e ish Ministrit Frattini me homologun Meta ne shoqerine e nje sekseri si Lavitola. Keta dy te fundit jane garancia se ne ate takim -pazar nuk eshte folur asnje sekonde per integrimin e Shqiperise por per konsolidimin e bizneseve me interes fitimprures. E çfare mund te presesh nga mashat (ambasadoret) e vendeve te tilla.Ambasadori i ri italian ne intervisten e pare qe dha jo vetem qe u kacavir dhe nuk dalloi asnje problem per funksionimin e demokracise ne Shqiperi por pati paturpesine te mbronte ligjin e plehrave. Ne konflikt te hapur interesi, pasi eshte perfaqesuesi i te vetmit vend qe e kane mbytur plehrat, harron se eshte ne proces nje akt referendar per abrogimin e atij ligji.

E njejta gje mund te thuhet edhe per musketierin e trete, Sequi. Apatik dhe frenues nuk ka qene ne gjendje te artikuloje nje qendrim te qarte ndaj korrupsionit galopant dhe degradimit te gjyqesorit. Nuk mundet. Pasi dhe vete eshte pjelle e nje sistemi po aq te korruptuar (ai italian) sa dhe ky yni. Ashtu siç do shikoja me dyshim nje ambasador grek,hungarez,bullgar apo rumun. Me gjithe respektin per keto shtete do t'u thosha qe dhe ata te mos merrnin keshilla nga perfaqesuesit shqiptare ne ato vende. Mund te jene dhe burra te mire por perfaqesojne nje rregjim qe vret dhe genjen ne mes te dites.

Muçi ka dëshirë të

Muçi ka dëshirë të papërmbajtur t'i flasë rëndë ambasadorit në këtë artikull dhe kjo është e egzagjeruar. As më pak e as më shumë. Ky është palo artikull, Muç. Ti je me ekperiencë dhe nuk bën kështu. Ambasadori ka folur për Kreshnikun. Ku hyn Jozefina dhe Saliu? Do të isha me ty për një problem tjetër që duhet pohuar. Pse duhet të flasë ambasadori? Pse nuk kemi ca burra në administratë që t'ja mbledhin Kreshnikut dhe t'i presin rrogën dhe t'i thonë se nuk bëhet funksioni i tij i lartë part - time. Këtë t'ja thonë dhe kujtdo tjetër. Pse duhet të na mbushë mendjen ambasadori që njerëzit tanë duhet të punojnë për çfarë paguhen? Pse i fut hundët ai edhe aty ku s'ka vend? Po për këtë s'ka përse ta quajmë ambasadorin palo ambasador, kur në krye të artikullit i japim të drejtë se na qenka tamam ashtu si thotë ai. S'mund ta quajmë palo ambasador se nuk ka folur për të gjithë ata që nuk i durojmë, siç e bëjmë ne shqiptarët që kur flasim për një gjë duhet të flasim për gjithshka tjetër në univers.

Po si ore Muci zure ne goje

Po si ore Muci zure ne goje Saliun ?Po ne e kemi ne vend te babes ate dhe ti e permend ne nje artikull ku flitet per "palaco"....bobooooooo c ke bere!!!!

Po si mund te quhet palaco nje ambasador qe s del kunder Saliut qe perdor takimet qeveritare (orarin zyrtar dhe shpenzimet per qeverine) per takime elektorale,por del kunder Spahiut qe beka dicka te ngjashme....Nuk e do o Muci po ti ke dhe eksperience, s te lejohen keto gafa .....

E nise mire duke i dhene te drejte ambasadorit,c te duhet ty se ai nuk reagon njesoj per shperdorimin e detyres nga kryeministri dhe kryetarje e parlamentit....pse gricesh andej ti he????Jo mire keshtu Muci te dija te ndershem.Sipas teje o Muci i bie qe po qe se gjykata e nxjer te pafajshem nje hajdut ,ne duhet te quajme vendimin te drejte meqenese edhe per hajdutin Meta eshte mare i njejti vendim. Ndaji gjerat Muci.Tjeter qendrim duhet mbajtur per Saliun,Meten e Jozefinen dhe tjeter per Spahiun,Mucin,Albannin ....Kane gjak blu ata o Muci(me fal qe te ktheva ne mesjete me gjakun blu po ne ate faze jemi akoma).

Z. Shkreli, jam dakort me ju

Z. Shkreli, jam dakort me ju (dhe me z. Muci) kur thoni qe nuk behet puan part time ashtu si e ben Z. Spahiu. Gjithashtu eshte e drejte kur Z. Wolfarth thote qe duhet bere puna per te cilen taksapaguesit te paguajne. Por, si nuk e kemi pare njehere z. Wolfarth dhe te thote 1 fjale per fjalorin e ndyre qe perdor Berisha me Topallin??!!! si nuk e kemi pare 1 here te vetme te thote 1 fjale per gjithe brockullat qe nxjerr kryeministri. kjo e ben palaco. dhe bravo i qofte Z. Nano sepse gjerat duhen thene ne sy, jo ashtu si i thone "ambasadoret". e bardha e bardhe, e zeza e zeze. kemi gjithe keto vite qe raportet e te huajve ndryshe lexohen nga pozita dhe ndryshe nga opozita. pse vjen kjo??? sepse vete raportet e te huajve nuk jane te qarta. kjo na ka lene ketu ku jemi (hame njeri tjetrin). TURP.

Te lumte pena Muci !!! Me

Te lumte pena Muci !!! Me kete shkrim me je duk sot jo Muci por Muji i ciklit te kreshnikeve. Me nje te ngjyer te vetme ne kallamar i ke pikturu perfekt dy nga legenat me te medhenj qe hane buke sot ne Shqiperi. Oh sa jam kenaq me kete shkrim !!!!

Pse i drejtohesh

Pse i drejtohesh Amabasadorit, Mustafa, Kush eshte ai , thjesht nje perfaqesues i nje Organizate qe monitoron ? Asgje me teper , Kendveshtrimi i tij, gjykimi i tij nuk na interesojne fare.....madje nga formimi dhe backgroundi ai mund te jete nen nivelin e burokrateve tane ne administrate....Pse e shikoni aty me Kollare dhe me Kamera televize ....perballe mos te duket Babai i Kombit.................Jeni ju te paret Gazetare qe u rrisni qimen ketyre palo Ambasadoreve..............Cdo te ndodhte sikur te ishit ju te paret qe i injoroni.....

Nokdaut, pa geg, pa mek.

Nokdaut, pa geg, pa mek. tulle, qysh ne paren dhe ne toke. Ka lezet. me shijoji

Article i situr mire, pa

Article i situr mire, pa fjaleza 'esperanto', pak nervoz dhe shume dinjitoz. Nje mendim me feksi z. Nano; sikur te analizonit edhe ambasadoret e tjere 'aktive' mediatikisht ne artikuj te tille te shkurter e te perthithshem kollaj, se mbase tundohen ndopak 't'i therrasin' mendjes, ose te fshihen pas 'kuintave' me mire...Po na ofendojne publikisht si qytetare, me ato deklaratat qe vervisin ( edhe kur dalin nga tualeti ) si xhonglere 'pensioniste' te perditshem, madje me shume se kryeministri yne...

zoti nano :si ne te gjitha

zoti nano :si ne te gjitha rastet qe ju keni shkruar edhe kesaj here keni te drejte.por me keta komunist qe na drejtojne neve shoket e volfardit qe dhe buken ta kene harram.te vetmen gje qe meritojne eshte te shkojne ne ferre sa me shpejt.keto fytyra te shemtuara qe as pasqyra nuk i pranon ti dalin perpara.keta hajdut te taksa paguesve evropian duhen te shpallen persona non grad.

x

Zoti Nano bravo !! Duhej

Zoti Nano bravo !! Duhej vertet nje i artikull si ky,me pak rreshta,i thjesht por esencial ne ate qe percjell !!

Boll i pame ambasadoret e huaj si perendi te cilet mund te na thone se ca eshte e mire e ca eshte e keqe edhe kur ato qe na thone jane vertet per tu censuruar,te denja per tu degjuar nga ambasadori i Turkmekistanit e jo i BE-s !!

Artikulli juaj po ben buje gjithandej ne web shqiptaret po te ndjekin e po te mbeshtesin,,shpresoj qe te te ndjekin edhe gazetare te tjere te nivelit tend ne kete "kurs te ri " te denoncimit te palacolleqeve qe disa te derguar te rendesishem na thone perdite thua se jemi ndonje nga ato fiset e amazones te harruara e te paprekura nga civilizimi !!

Ketu kemi nje person qe po qeveris me vota te vjedhura ne menyre ilegjitime,po privatizon Shqiperine me banden djallzore te djalit e vajzes !n Kemi nje person ku ga nje urdher i tij u vrane 4 veta pa asnje te denuar. Kemi aleatin kryesor te tij,barkderrin e pangopur qe u kam me presh ne dore, jo fale ndonje thashethemi por me nje video qe te verbonte aq e pakontestueshme ishte, e ky ambasadori ca na thote me demek ??? Qe i vetmi problem i Shqiperise eshte kreshnik Spahiu pasi s'mund te rrije dhe ne krye te Aleances dhe njekohesisht tek KLD-ja !!

Turp turp turp zoti ambasador !!

Bravo Mustafa !

Bravo Mustafa !

Shkrim qe qellon ne shenje me

Shkrim qe qellon ne shenje me pak rreshta. Per saktesim, Z. Wollfart as ka qene dhe as eshte ambasador, ai eshte thjesht Shef i Prezences se OSBE ne Shqiperi.

Nga njera ane ka te drejte,

Nga njera ane ka te drejte, nga ana tjeter jo. Pastaj me dy rreshtat e fundit nuk jam aspak dakort. Po e filloj nga kjo e fundit qe prish gjithshka te bukur e te thene troç nga Muçi deri tek dy rreshtat e fundit qe jane me shume se troç, te panevojshme dhe te pakuptueshme per nje te huaj. Arsyeja me e thjeshte eshte se ja kalon kritikes dhe duket sikurse anon ne personale, ne fakt ky nuk eshte nje gabim vetem i Nanos por i te gjithe ne shqiptarve, ben pjese ne sagen tone popullore.

Ky shkrim ngjan me lopen qe i fut shqelmin koves me qumesht. ne fakt qe te dali buka e mire mielli don uje e pastaj duhet thartuar.

Kur thashe se Nano ka te drejte kisha parasysh jo revoltimin por argumentat dhe ato qendrojne. Kjo eshte me te vertete fryma e opozitarit qe e gjen gjithkund ne europe e bote.

JA ke fut kot Aulin. Ta quash
JA ke fut kot Aulin. Ta quash Wolfarth palaco e bufon I Ben nder edhe atij edhe shumices se bashkekombasve qe Kane ende komplekse ndaj ambasadoreve te huaj qe kalojne cakun me protagonizmin dhe vanitetin e tyre te neveritshem dhe prononcimet e tyre paternaliste e tejet jo-diplomatike.
Kozi jam dakort me ate punen

Kozi jam dakort me ate punen e inferioritetit dhe per kete arsye thashe qe ka te drejte Muçi persa i perket argumentave. Nuk isha dhe nuk jam aspak dakort me dy rreshtat e fundit, sepse siç e kam shpjeguar edhe heren tjeter jane gjera te pakuptueshme per te huajt ne pergjithesi. Si rregull i drejtohemi institucionit dhe jo personit. Edhe diçka tjeter, ketu nuk e kam me ty por ne pergjithesi, njeriu duhet ti ruhet atij qe te ben levdata dhe jo atij qe te kritikon, vura re entuziazmin e shume njerzve ketu dhe kjo e them dhe une troç nuk me pelqen hiç.

Po shyqyr o zoti Mustafa qe

Po shyqyr o zoti Mustafa qe doli nje shqiptar t'ia thote troc ketij ambasadori ate qe mendojne per te te pakten 70 per qind e popullit.Ne te vertete,po te kishim nje popull me te pjekur e dinjitoz, do te duhej t'ua rrethonte ambasadat ketyre lloj ambasadoresh ( jo t'ua dhunoje) dhe te protestoje kunder tyre deri sa te ikin me bishtion nen shale. Historia e popujve te botes ka treguar se regjimet gangstere dhe te korruptuara, i korruptojne edhe nje pjese te diplomacise se huaj per ta patur si mbeshtetje ne perjetesimin e pushtetit te tyre. Nuk eshte vetem ambasador i tille, jane edhe nja dy te tjere si ai.

Niko

Spot on Muc. Per fat te keq
Spot on Muc. Per fat te keq keshtu duhet te fliste edhe Rama me eproret e ketij kopuku dhe madje duke ja thene keto ne fytyren e tij shendetshme e te shemtuar. Por Rama ka perzgjedhur tju beje elozhe ambassador eve te huaj me shpresen se ata do te cojne ndonje fjale te mire per djalin e mire (Edi Rama nice but dim). Wolfarthit beson se gjithe shqiptaret Jane si Edi....
S'para perdor keshtu

S'para perdor keshtu shprehjesh por me vjen te therras 'Hallall Muço'...

Bravo Muci.
Bravo Muci.
Bravo Muci, me ne fund pak

Bravo Muci, me ne fund pak dinjitet nga ana e shqiptareve. Prandaj e kemi respektin zero tek bota, se na shohin si kafshe te rangut te dyte, qe e kane gojen vetem per buke.

DINJITET DINJITET DINJITET, kjo na duhet para se gjithash, vetem keshtu mund te fillojme te respektojme veten dhe te mos kenaqemi me nje cape buke.

Shqiperia dhe sektet e esaj

Shqiperia dhe sektet e esaj politike i thithin diplomatet e huaj me problemat e veta dhe ata gjenden ne nje univers shume te koklavitur saqe manifestojne me ne fund te metat e tyre njerezore.

Oficeret angleze dikur te atashuar prane shtabit te pergjithshme te UNCL ne luften e dyte, deri vone pas lufte nuk u flisnin me goje oficereve te tjere angleze te atashuar prane forcave nacionaliste.

Te huajt ne Shqiperi "shqiptarizohen" por kur ikin nuk e kane marre vesh kurre Shqiperine, po aq sa e mori vesh Faik Konica apo cdo shqiptar tjeter.

Add new comment