Antiduhani, 198 gjoba të vendosura nga Task Force

Postuar në 19 Janar, 2012 08:52

Nga 198 gjoba të vendosura në total nga Task Force për zbatimin e ligjit antiduhan, 31 prej tyre janë paguar vullnetarisht, tha sot Roland Shuperka, kryetar i Task-Force për zbatimin e ligjit antiduhan dhe mbrojtjen e të miturve nga konsumimi i alkoolit. 

Sipas tij, 122 gjoba kanë dalë titull ekzekutiv nga gjykatat e rrethit dhe po vilen nga përmbarimi privat, i cili brenda 10 ditësh bën ekzekutimin e këtyre gjobave me vlerë 91 mijë. Pjesa tjetër e gjobave, rreth 45 të tilla, pritet t’i shkojnë Gjykatës së Rrethit Tiranë për t’u kthyer në urdhër ekzekutiv. 

Shuperka tha se ka një përmirësim të situatës së duhanpirjes, janë vendosur logo nëpër bare e institucione, si dhe ka një sensibilizim. “Ajo metodologji që përdori Ministria e Shëndetësore në luftën kundër duhanit doli me sukses. Gjobat me vlerë 91 mijë lekë po vilen nga përmbarimi privat”, tha Shuperka.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Ç&#39;është kjo ndonjë shaka?! Ligji ka rreth 3 vjet që ka hyrë në fuqi dhe kta pisat na mburren me 198 gjoba????? 198 gjoba vendosen vetëm në një dite ne Tiranë nëqoftëse bëhen kontrolle të&nbsp;rregullta!!! Jepuni 80% te vlerës së gjobës institucionit që e vendos gjobën, jepuni të drejtën e kontrollit Policisë Bashkiake, Policisë, &nbsp;Patrullës së Përgjithshme, Tatimorëve, Policisë Komunale, Pyjore etj.... Ta shifni se si do te zbahot ligji!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.