Ish-ambasadori Withers: Miqtë amerikanë janë për një president konsensual

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, John L. Withers II, në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës foli për ngjarjet e rënda të ndodhura në 4 vjetët e fundit në Shqipëri, por nuk mbeti pa u shprehur edhe për të ardhmen e afërt. Konkretisht, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ai tha: “Parimi që duhet aspiruar është ‘A janë udhëheqësit vërtet të angazhuar ndaj demokracisë? A është ajo pjesë integrale e tyre?’ Një provë e kësaj do të jetë votimi për presidentin. Sipas Kushtetutës, kjo mund të bëhet me një shumicë të thjeshtë. Por me shpirtin e demokracisë, një udhëheqës nuk do të fshihej pas anës ligjore, por do të ishte i pari që të dilte dhe të thoshte se në një kohë kur Bashkimi Evropian dhe miqtë tanë amerikanë janë aq të shqetësuar për ndasitë e thella politike, unë do të jem i pari që të këmbëngul për një president konsensual. Kjo do të ishte udhëheqësi!”.
Edhe pse në pension, ish-amabasadori Withers, i tha këto fjalë në një television që financohet 100% nga qeveria federale amerikane dhe që është në vartësinë e tërthortë të Departamentit të Shtetit. Dhe për të theksuar se thelbi i deklaratës së tij përputhet me politikën e qeverisë amerikane ndaj Shqipërisë, Withers tha: “Ambasadorja Ries, që ishte para meje, një ambasadore e mrekullueshme, kishte mënyrë të ndryshme të shprehuri nga unë dhe ambasador Arvizu, që po bën një punë të mrekullueshme, që është një ambasador shumë i mirë, toni i tij, mënyra e tij të shprehurit është shumë e ndryshme nga e imja dhe ai që do të vijë pas tij do të jetë ndryshe, por pika themelore është kjo: nëse ambasadorët Ries dhe Arvizu do të ishin këtu pranë meje tani, ne do të ishim absolutisht në një zë për mbrojtjen e parimeve demokratike dhe sjelljes demokratike në Shqipëri. Nuk do të kishte asnjë mospërputhje në këtë drejtim. Pra, cilado qoftë mënyra jonë e të shprehurit, politika [e shtetit amerikan] është njëlloj dhe nuk ka ndryshuar.”
E.Zaloshnja
Comments
"Nje udheheqes nuk fshihet
"Nje udheheqes nuk fshihet pas anes ligjore..." Si mund te thuhet me shkoqur se cfare malli jane paria pseudo-demokratike e ish- dhe real- komunistave te Tiranes.
Ajo qe me shqetesoi seriozisht ne intervisten e Amb. Withers ishte nje reference e qarte e permendur perciptazi se qeveritaret aktuale po i kthejne shpinen Amerikes.
Ndersa me vemendje lexova keqardhjen e tij per gjendjen shendetesore te kaleruesit te Viqidolit. A mos po i kujton se eshte i vdekshem, prandaj te largohet nga rruga e mekateve sa ma pare? Shqiperia ka pase drejtues me te afte dhe ne mase i jane lene harreses ose jane mallkue me turpnim te emnit.
Zgjedhja e Presidentit i

Zgjedhja e Presidentit i takon maxhorances sipas Kushtetutes ,ndaj nuk ka kuptim ta diskutosh --Te mesohemi ta respektojme ligjin edhe kur eshte kundernesh ---Se kur opozita kerkon te zgjedhi presidentin pa ju pemrbajtur kushtetutes ,tregon se ajo nuk ka respekt per kushtetuten tani ne opozite --mendo te jete ne pushtet ..

Bravo Rajmond...Ashtu te

Bravo Rajmond...Ashtu te lumte....Grykes se pushkes se opozites (po edhe te ambasadoreve) ti veme perballe gryken e topit te.......Kushtetutes!!!!!!!!!!!!!! Vec qerrja te ece perpara...

po si thua ti, faktin qe kete

po si thua ti, faktin qe kete kushtetute dhe menyren e zgjedhjes se presidentit e kemi peshqesh nga Edi Rama dhe kjo opozite, ta harrojme ne? Ti thua qe per t'i bere qejfin Edit te bejme sikur s'e mbajme mend se kush e shpiku kushtetuten qe kemi tani. Se te njejten gje thoshin edhe mbrojtesit e kesaj kushtetute me 2008 kur plote burra te tjere iu luten Edit qe te mos propozonte kete kushtetute. Por jo, ai vazhdoi me kete ide, se bashku me partine e tij, me shpresen e madhe qe me 2009 fitonte ai dhe atehere do te ishte ai qe do te kishte tere pushtetin. Tani, me thuaj edhe njehere te lutem, problemi eshte se asnje person s'duhet te kete tere pushtetin, apo mjafton te mos quhet Sali ky person, kurse per Edin nuk ka problem. Edi eshte burre i mire dhe atij mund t'ia besojme tere pushtetin sepse nuk e keqperdor. Ne fakt ne te vetmin rast qe iu dha mundesia per te vendosur me 2008 per zgjedhjet dhe kushtetuten, ai e menderosi.

Mos na mbyllni gojen ne emer te hedhjes se Saliut, se edhe ne qe po flasim ketu ate qellim kemi. Por jemi te lire te kritikojme edhe Edin. Ne fund te fundit, keshtu si e ka nisur ai, diku nga 2015-2016 do te jemi prape ketu, me Mucin dhe me Zaloshnjen e plot te tjere, duke kritikuar Edin dhe jo me Salen.

Ciao.

Jo une them te mos harrojme

Jo une them te mos harrojme asgje. Madje te mbajme mend mire qe edhe para ndryshimeve kushtetuese ky pushtet e zgjodhi presidentin qe donte vete por ama ne nje menyre shume te turpshme megjithese "kushtetuese" po te duash. U shiten e u blene deputete si te ishin qepe ne pazar fruta perimesh. Vertet mendon se ndryshimet kushtetuese qe i paska propozuar Edi, i mundesojne ketij pushteti te zgejdhe perseri "president ne perputhje me Kushtetuten"?

Askush nuk po te pengon as ty, as mua, as Mucin e as Zaloshnjen te kritikojme Edin apo ke te doni ju, se kritika eshte kaq e lire e kaq trendy keto dite sa mburremi qe e kemi tok me rripin e pyken, po kjo thjesht na ben numra ne numratoren e pushtetit qe na shton si gogla tek ata qe "nuk kane arsye te votojne per te keqen me te vogel midis dy te keqijave" apo tek ata qe i shohin qe "te gjithe politikanet njesoj jane". E pikerisht per kete besoj une ka shume mundesi qe te jemi te gjithe "prape ketu me Mucin, Zaloshnjen e plot te tjere duke kritikuar Edin e jo Salen", qe natyrisht do jete duke na qeverisur..........

te pakten kesaj rradhe fale

te pakten kesaj rradhe fale Edit, Sala nuk ka nevoje te shpenzoje per deputete. Dhe per me shume, mund te vendose edhe veten e tij President, gje qe s'do ta kishte realizuar dot me blerje (vetem nqs. deputetet e PS-se shiteshin edhe ne ate rast). Tani Sala be si te doje.

Une nuk jam numer ne numeratorin e pushtetit, ndoshta je ti. Une jam nje qytetar i lire, qe kur kritikoj Salen, e bej se me do bytha mua, jo se i do bytha Edit. Dhe jam i mendimit qe nuk ka pike diference midis Edit dhe Sales, ndryshe nga shume kritikues te Sales ne kete blog. Por kame vene re se numri i atyre qe mendojne si une eshte shtuar jo pak (edhe tek Res Publica por edhe tek Tema). Sepse jo te gjithe e kane harruar Edvinin variant kryebashkiak per 10 vjet.

Une nuk i shoh te gjithe politikanet njesoj dhe jam dakort qe Sala dhe Edi kane tejmase diferenca. Por ama kjo nuk me ndalon te shoh edhe te keqen tek Edi. Jam i djathte dhe do te thoja aq i djathte sa ti ndoshta nuk ta merr dot mendja. Por kjo s'me ndalon prape te urrej Salen dhe te tere anetaret e qeverise se sotme (ndoshta me ndonje perjashtim te vogel tek tuk, por qe tani s'ia vlejne te kujtohen) shume here me shume se Edin. Ata jane nje grumbull plehrash qe nuk kane asnje lidhje me te djathten, madje nje pjese e mire vijne nga rradhet aktive te PPSH-se ose PS-se. Une kam bredhur neper Tirane me 5 janar 1991 per te blere numrin e pare te RD-se, keshtu qe kaq mjafton sa per mua. Gjithsesi eshte shume e gabuar te behet pyetja se cilin do te votoja midis Edi dhe Sales. Une them asnjerin prej te dyve. Prandaj jam dhe i lire te kritikoj Salen pa fund, por pa harruar edhe fajin e Edit, aty ku ai ka faj. Dhe tek rasti i kushtetutes te 2008 ai ka shume faj. Per me shume qe numri i burrave te ketij kombi qe i folen dhe e pergjeruan qe te mos bente ate gabim ishte jo i paket. Ai zgjodhi vte, si qytetar i lire. Duhet te mbaje pjesen e tij te fajit. Thjesht nje gabova nuk mjafton. Prej shume gabimeve te tija jemi sot ketu ku jemi, pothuajse duke shpresuar cdo dite se del ndonje ambasador e ben ndonje deklarate te forte kundra Sales.

Ciao.

Nuk i heq asnje presje

Nuk i heq asnje presje komentit te tanit!

Une jam i majte (sa per ndryshim me tanin), dhe isha akoma i ri per te blere RD-ne ne '91.

Por dicka nuk mohohet dot. Politikani mban pergjegjesi per gabimet qe ben, dhe nuk thote "o, me fal se nuk e pata mendjen". Nje dite do te zgjohet dhe e majta Shqiptare sepse ka plot njerez me edukate demokratike.

P.S. Ashtu sic nuk mund te thote nuk e dija per ate kryetarin e bashkise se Kavajes qe si socialist ne nje vend te varfer qe eshte, shetit me avion privat!

Kjo puna e ndarjes se

Kjo puna e ndarjes se shqiptareve ne te majte e te djathte eshte vertet fantastike...Une jam i majte - thote njeri....Une jam i djathte - thote tjeteri...Une per vete vras mendjen ku si valle e bejne ndarjen? A thua te kene gjetur vertet kufirin ideologjik per ta rreshtuar veten kendej apo andej? Por zakonisht nuk te lene gjate ne dileme...flalija qe pason vetedeklarimin majtist apo djathtist eshte kritika per Saliun apo Edin - thua keta te dy perfaqesues te majtistit (te majtes) apo djathtistit (te djathtes). E sa mire do ishte te kishim dhe ne nje cope te majte e nje cope te djathte...kur kujtoj se e vetmja ideologji politike ne kete historine tone te lodhur e modeste eshte eshte ajo komuniste e xhaxhit....

Anonimo, pse nuk e di ti

Anonimo, pse nuk e di ti dallimin mes te majtes e se djathtes nuk do te thote se nuk e dine dhe te tjeret.

Thellohu pak, lexo, kerko, bisedo, angazhohu dhe pastaj ndoshta e kupton se ku eshte dallimi ideologjik.

Them se jam i majte sepse kam 6 vjet qe angazhohem ne partine socialiste dhe ne sindikata te vendit ku jetoj, qe jeta ma solli qe te mos jete Shqiperia (per arsye te ndryshme). Por pasaporta ime eshte Shqiptare edhe pse mund te ishte e nje vendi tjeter meqe kam kaq kohe larg. Dhe ne ate vend, dhe vendet e tjera rrotull, e majta dhe e djathta ndahen kryesisht sipas mendimeve qe ke per ekonomine dhe per disa ceshtje te traditave, mbi vendin e femres ne shoqeri, mbi vendin e fese...

Nuk mendoj se e vetmja ideologji politike eshte ajo e xhaxhit per te gjithe shqiptaret. Per disa, po. Por shume shqiptare, bile me shume sesa e kujtojne editorialistet e mediave dhe "elitat" tona, e kane kaluar me kohe ate ideologji dhe e kane kuptuar mire demokracine.

Edi dhe Sala kane ngelur akoma ne '91.

Tung

Z. Anonim, ti mund te shtrosh

Z. Anonim,

ti mund te shtrosh pyetje mbi menyren se si ne e quajme veten tone te djathte apo te majte, por jo te ankohesh pse ne kemi bere zgjedhjen tone. Me duket se menyra e te vepruarit e Edvinit (pertej te majtes dhe se djathtes) te ka bere pak dem :). Une jam i djathte sepse besoj ne nismen e lire dhe ne sistemin kapitalist. Gjithashtu jam per rregullimet e nevojshme qe i duhen bere ketij sistemi here pas here (dhe mund te nevojiten shume here), por jo si e mendon pjesa me e madhe e te majtes europiane apo amerikane. Per aq kohe sa e majta europiane eshte hipokrite mbi menyren se si e shohin lekun, une nuk pajtohem dot me idete e tyre, pavaresisht se plot here ata akuzojne fenomene shume te sakte. Por e saktesoj qe nuk jam konservator ne sensin e amerikaneve. Jam per ndihmen sociale por deri diku. Nuk jam per sistemin arsimor europian (pavaresisht se kam perfituar shume nga ai). Mund te vazhdojme keshtu sa te duash ti. Por te garantoj qe e njoh te majten dhe te djathten perendimore shume me mire se Edvini apo Saliu. Keta te dy akoma s'e kane kuptuar vete se cfare jane. Edi nuk ka bere akoma sjelljen e nje te majti. Ne 10 vjet bashki Tirane, nuk u mor njehere me shkollat apo cerdhet, sa per te dhene nje shembull. Nderkohe qe Sala eshte per te djathten por te kufizuar prane rrethit te tij familjar dhe shoqeror. Edhe taksen 10% me te cilen mburret e ka bere vetem per miqte e tij (si Vodafone, AMC, bankat greke, Eagle, e plot te huaj te tjere, te cilet investojne pak tek ne, vjedhin, dhe nuk japin kurre me llogari), nderkohe qe bizneset e mesme dhe te vogla mbyten ne te tjera taksa, dhe marifete qe sajohen ad-hoc nga punonjesit e institucioneve kontrollues te shtetit.

Ciao.

jo vetem qe e bleva, por

jo vetem qe e bleva, por brodha tere paraditen e 5 janar 1991 per te gjetur nje kopje sepse shitej ne toke nga njerez te ndryshem dhe me njefare risku. E gjeta tek nje djale qe shiste perballe maternitetit te vjeter, prane Fakultetit te Shkencave. Por kuptohet qe shume shpejt nuk e bleva me... Sot lexoj me shume Res Publica dhe Tema...

Add new comment